PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

TË NGATËRROSH DASHURITË

Prej ligjeve të Allahut në robërit e Tij, vendos besimtarët udhëheqës të njerëzve, dhe i ngritë në shkallën e dinjitetit dhe krenarisë, i shfaqë mbi të tjerët dhe i ndihmon të fitojnë ndaj armiqve të tyre, edhe nëse janë më pak se ata në numër. Allahu thotë: ”Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhnjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”. (Bekare: 249) dhe historia e betejave vërteton fitoren e besimtarëve edhe nëse kanë qenë më të paktë në numër dhe armatim.

Porse, ky ligj i Allahut ka shkaqe sheriatike që nuk plotësohet, përpos me ato, dhe këto shkaqe shfaqen në praktikimin e fesë së Allahut të Lartësuar dhe marrjen e plotë të saj pa ndarje dhe selektim.

Përgjithësisht, ajo që ndodhë me lënien e fesë ose një pjese të saj, shkak është epshi, dhe epshi ndodhë tek njerëzit për shkak të mashtrimit pas kësaj bote dhe bukurive të saja, dhe për shkak të lartësimit të luksit në nefsin e tij dhe dëshirave të tij. Për këtë, dhënia përparësi botës tjetër para kësaj bote, ka qenë prej shkaqeve kryesore të suksesit, fitores dhe krenarisë, ashtu sikurse ka qenë të kapurit për këtë botë prej shkaqeve kryesore të nënçmimit, poshtrimit dhe humbjes, andaj shpallja hynore, historia dhe realiteti bashkëkohor të gjitha këto dëshmojnë për këtë realitet të cilin nuk duhet debatuar me asnjë debatues.

Ndërsa nga shpallja hynore, Allahu thotë: ”O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, dhe Ai do t’iu ndihmojë dhe do t’iu bëjë të qëndroni fortë në këmbet tuaja”. (Muhamed:7). Allahu fitoren dhe ndihmën për robërit e Tij e ka bërë kusht me ndihmën dhe ngritjen e fesë nga ana e tyre në Tokë, dhe bërjen e fesë ligj për njerëzit.

Ndërsa nga historia nuk janë forcuar shokët e Muhamedit alejhi selam e as nuk kanë fituar ata dhe gjenerata pas nga udhëheqësit e muslimanëve dhe ushtrive të tyre mbi popujt tiranë të tokës as me numër e as me armatim, por me imanin që ka mbushur zemrat e tyre, që ka larguar prej saj (zemrës) dunjanë, bukurinë dhe kënaqësitë e saja, kështuqë para tyre nuk ka mund të qëndrojë asnjë forcë.

Gjithashtu, muslimanët i kanë rrethuar persianët, ndërsa persianët ishin forca e botës në atë kohë, kanë ndodhur takime dhe negociata mes udhëheqësve muslimanë dhe atyre persianë. Rrustemi ka dashur të tregojë forcën e Persisë dhe pasurinë e tyre para dobësise së arabëve dhe varfërisë së tyre, ka urdhëruar të shtrohet me begati dhe nënkresë (jastëk), dhe i është vendosur fronti prej ari, e kanë rrethuar përcjellësit duke qenë ata të përkryer në zbukurime, madhështi dhe armatim, kanë vazhduar tre negociues nga muslimanet tek Rrustemi për te negociuar, ata nuk i ka mashtruar dunjaja e Persisë, dhe nuk kanë shikuar drejt saj, përveçse me shikimin e përbuzjes dhe nënçmimit. I pari që ka hyrë ka qenë Rubij b Amir, i cili hyri me kalin e tij dhe ka shkelur me të shtrojën dhe nënkresat e tyre, ka lidhur kalin aty dhe ka zbritur duke u mbështetur në shpatën e tij, që nuk kishte këllëf dhe e kishte mbeshtjellur me një leckë, kështu arriti tek shtrati i Rrustemit, u ulë në tokë dhe nuk është ulur në dekorimet e tyre, nga krenaria dhe mburrja dhe e njoftoi për atë që kishte ardhur.

Në ditën e dytë për negociata erdhi Sad b Hudhejfe b Mihsan dhe refuzoi të zbresë nga kali i tij, derisa arriti tek froni i Rrustemit, i foli për qëllimin e tij duke qëndruar mbi kalë.
Në ditën e tretë, u erdhi Mugire b Shube zbriti në fronin e tij duke mos i kushtuar rëndësi, kanë shpejtuar ushtarët e tij dhe e kanë ulur. Rrustemi i ka paraqitur Mugires diçka nga kjo botë për atë dhe muslimanët që të kthehen të mos luftojnë me Persinë, por Mugire atij ia paraqiti Islamin, tatimin ose shpatën me çdo krenari dhe mburrje.

Nuk janë mashtruar ushtarët muslimanë nga gjërat e rreme të Persisë, nga dunjaja, forca dhe pasuria e tyre, sepse bota nuk ishte në zemrat e tyre dhe kështu kanë rënë tokat e Persisë ne duart e tyre, dhe ari i saj është bartur në Medine.

Ndërsa, nga realiteti vërtetë armiqtë nuk kanë mundur t’i nënshtrojnë muslimanët në shekujt e kaluar, nuk kanë humbur të drejtat, nuk janë pushtuar qytete, nuk janë plaçkitur pasuritë, nuk është nëpërkëmbë nderi, përveçse pasi disa prej muslimaneve i kanë dhënë rëndësi të madhe kësaj bote, dhe ua ka pushtuar zemrat e tyre, kështuqe kane garuar dhe janë grindur, kanë luftuar njëri-tjetrin për shkak të saj, armiqtë përmes kësaj kanë gjetë hyrje, sa që ka patur prej muslimanëve që kanë tradhëtuar fenë, umetin, atdheun, popullin për interesa të armiqve. Të gjitha këto për të përfituar diçka nga kjo botë.

Ka ndodhur ajo prej të cilës është frikësuar Muhamedi alejhi selam. Ai ka thënë: ”Pasha Allahun nuk ua kam frikën nga varfëria, por ua kam frikën nga kjo botë se mos po filloni të garoni për të siç garuan (të Krishterët dhe Hebrenjtë) e do të shkatërroheni siç u shkaterruan…”. (Buhariu). Në një hadith tjetër thotë: ”Do të garoni për këtë dunja, pastaj do të keni smirë njeri-tjetrin, pastaj do t’ia ktheni shpinën njëri-tjetrit duke mos folur, pastaj do ta urreni njëri-tjetrin”. Muslimi.

Vërtetë Allahu ka bërë poshtërimin dhe turpin në mosbesimtarë. Allahu thotë: ”… dhe dijeni se Allahu i dobëson dredhitë e mohuesve”. (Enfal: 18) dhe ka ndaluar besimtarët nga turpi, sepse ata janë të lartit. Allahu ka thënë: ”Mos u ligështoni, e as mos u pikëlloni, sepse ju, gjithësesi jeni më të Lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë”. (Ali Imran: 139). Ka ndaluar nga turpërimi, sepse Allahu është me ata, Allahu thotë: ”Dhe mos u bëni të dobët e të kërkoni armëpushimin, ndërkohe që jeni më të fuqishëm dhe Allahu është me ju…” (Muhamed: 35), dhe se ata shpresojnë shpërblimin e Allahut dhe qëllimi i tyre nuk është dunjaja. Allahu thotë: ”Mos u tregoni të dobët në përndjekjen e armikut! Nëse ndjeni dhimbje prej luftës, edhe ata ndjejnë dhimbje, ashtu si edhe ju. Mirëpo, ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë…” (Nisa: 104), sepse ata e dinë që Allahu i do ata që pendohen në fenë e Tij, të durueshmit përballë armikut. Allahu thotë: ”Sa e sa profetë bashkë me shumë besimtarë të vërtetë luftuan e megjithatë nuk u përkulën para goditjeve që morën në rrugën e Allahut, e as nuk u dobësuan e as nuk u nënshtruan, Allahu i do të duruarit”. (Ali Imran: 146).

Vërtetë, ai që ka lidhur zemrën e tij me këtë botë përjetësohet në tokë dhe ka pranuar poshtrimin, e ka goditur turpërimi edhe nëse është bësimtar. Allahu i ka qortuar ata që i ka gjunjëzur dashuria për këtë botë nga të migruarit për hir të Tij, nga lufta në rrugën e Tij, nga sakrifica për fenë e Tij, i ka kërcenuar më këte, Allahu thotë: ”Thuaj, nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vellëzerit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frike, se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndjeni veten rehat, janë më te dashura për ju se sa Allahu, I Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur”. (Teube: 24), dhe nuk i pengon nga të dalurit në luftë në rrugën e Allahut dhe për të arritur kënaqësinë e Allahut, pos dashuria për këtë botë, sikurse ka ardhur në ajetin Kur’anor, Allahu thotë: ” O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fortë për tokë kur ju thuhet dilni në luftë në rrugën e Allahut!? A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël”. (Teube: 38).

Ky është realiteti i muslimanëve sot, disfata e cila i ka rrethuar muslimanët në Uhud, shkak ka qenë dashuria për këtë botë e personifikuar në plaçkë, dhe gjejmë ajete të cilat kanë ardhur për Uhudin ku Allahu thotë: ”… disa nga ju dëshirojnë këtë botë, ndërsa të tjerët nga ju dëshirojnë botën tjetër…” (Ali Imran: 152).

Ka ardhur në sunetin e Muhamedit alejhi selam që tregon se dashuria për këtë botë çon drejt ngrënies së haramit, të kënaqjes me mirësitë dhe lënien e vendeve të krenarisë dhe sprovës, atëhere e godet nënshtrimi dhe turpërimi umetin për shkak të kesaj, ashtu sikurse ka ardhur në hadithin e ibën Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre ku thotë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: ”Kur të bëni shitblerjen me fajde (kamatë) dhe të shkoni pas bishtave të lopës (kësaj bote), e të kënaqeni me bujqësi, dhe të lini xhihadin, Allahu do t’ua mbisundojë mbi ju poshtërsinë, derisa të ktheheni në fene tuaj”. Ebu Davudi-hadithin e ka saktësuar shejh Albani.

Sa do që arrinë numri i muslimanëve dhe arsenali i tyre nuk do t’i bëj dobi asgjë, nëse zemrat e tyre janë të mbushura me dashurinë e kësaj bote dhe të qëndruarit në të, ashtu sikurse ka ardhur në hadithin që e transmeton Theubani, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: ka thënë I Dërguari i Allahut: ”Së shpejti do t’iu sulmojnë armiqtë nga çdo anë, ashtu siç e sulmojnë pjatën me ushqim të uriturit” Thanë: “O I Dërguari i Allahut, vetëm pse do të jemi pak atë ditë”? Tha: “Jo, ju atë ditë do të jeni shumë, mirëpo do të jeni sikurse shkuma e prroçkës, do të futë në zemrën tuaj vehnin, kurse do të largon nga zemra e armikut tuaj frikën prej jush” Thanë: “Çka është vehni, o i Dërguari i Allahut? Tha: dashuria ndaj kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes”. Ebu Davudi, hadithin e ka saktësuar shejh Albani.

Na është bërë e qartë se nga shkaqet më madhore të nënçmimit, poshtërimit dhe turpësisë është dashuria për këtë botë, lidhja me zemër për atë, pas dekoreve dhe zbukurimeve të saja. Allahu thotë: ”…jobesimtarët i gëzohen jetës së kësaj bote, por jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është vetëm kënaqësi”. (Rrad: 26), ndërsa robi i mirë ia ka tërheq vërejtjen popullit të tij: ”O populli im, në të vërtetë, jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi e përkohshme, ndersa jeta tjetër është shtëpi e përhershme”. (Gafir: 39).

Përshtati: Valdet Kamberi

KËRKOI MANGËSI NË KURAN, E PRANOI ISLAMIN!

Orientalisti doktor Gari Miler është një Kanadez dhe profesor i shkencave të matematikës dhe logjikës në universitetin Toronto. Ishte një thirrës shumë aktiv i fesë Krishtere dhe poashtu konsiderohej një njohës i mirë i Librit të Shenjtë. 

Ky njeri i kishte për qejfi shumë shkencat e matematikës dhe kjo ishte edhe arsyeja se pse e donte edhe logjikën dhe gjërat të cilat ndërlidheshin dhe kuptoheshin me logjikë. Një ditë nga ditët e mori Kuranin ta lexon dhe të zbulon në të mangësi dhe gabime me qëllim që t’i përdor ato gjatë thirrjes së tij në Krishterizëm në mesin e muslimanëve. Shpresonte që Kuranin ta gjen si një libër të vjetër i shkruajtur para 14 shekujve dhe i cili flet për shkretëtira dhe gjëra tjera të ngjashme me të. Mirëpo nga ajo që e lexoi mendja iu hutua, madje zbuloi se ky libër në vete përmban gjëra që nuk gjinden në asnjë libër tjetër në këtë botë. Mendoi se në të do të gjen raste të fanatizmit të cilat i përjetoi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qoftë mbi të, si vdekja e gruas së tij Hatixhes apo vdekjen e vajzave dhe djemve të tij, mirëpo nga kjo nuk gjeti asgjë.

Madje ajo që e la me gojë të hapur ishte se e vërejti se në Kuran ekziston një sure e plotë me emrin Merjem ku në të lavdërohet dhe fisnikërohet Merjemja, nëna e Isait, alejhi selam. Kjo gjë nuk ekziston në librat e të Krishterëve dhe as në Inxhilat e tyre … madje në Kuran nuk gjendet as një sure me emrin Aishe apo Fatime. Dhe poashtu e vërejti se Isa, alejhi selam, është përmendur 25 herë në Kuran kurse Muhamedi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është përmendur vetëm se 4 herë dhe kjo me të vërtetë ia hutoi mendjen. 

Sërish e mori Kuranin dhe filloi të hulumton mos po e gjen ndonjë mangësi, mirëpo gjatë hulumtimit ia tërhoqi vërejtjen një ajet madhështor. Ky ajet ishte ajeti me numër 82 i sures Nisa ku Allahu në të thotë: “A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie”. Doktori Gari Miler rreth këtij ajeti tha: “Nga parimet shkencore të njohura në kohën bashkëkohore është parimi i zbulimit të gabimeve dhe ajo që çudit është fakti se Kurani i thërret muslimanët dhe jomuslimanët në hulumtimin e gabimeve të tij, mirëpo askush nuk mundi të zbulon gjë. Doktori poashtu tha se nuk ekziston autor në botë i cili posedon aftësi të shkruan një libër e pastaj të pretendon se ky libër është i pastër nga gabimet dhe mangësitë. Mirëpo tek Kurani është e kundërta plotësisht. Ai ty të thotë se në të nuk ka gabime madje të sfidon që të gjesh ndonjë gabim dhe ti asnjëherë nuk ke mundësi të zbulosh. 

Nga ajetet që doktori Gari Miler qëndroi një kohë të gjatë duke e përsiatur është ajeti me numër 30 i sures Enbija ku Allahu në të thotë: “A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?! “. 

Rreth këtij ajeti thotë: “Ky ajet me saktësi është tema e studimit shkencor e cila e fitoi edhe çmimin Nobel në vitin 1973 dhe në të flitej rreth teorisë së eksplodimit të madh. Në të citohet se kozmosi që tani ekziston është si rezultat i një eksplodimi të madh ku nga ai shpërthim janë formuar çdo gjë që gjendet në qiej”. Kurse në fund të ajetit ku ceket uji si burim jete, doktori tha: “Kjo është për të çuditur për arsye se shkenca bashkëkohore ka zbuluar se qelizat e gjalla përbëhen nga citoplazmat ku prezenca e tyre në të është 80%, kurse citoplazma në esencë përbëhet nga uji. Si është e mundur që njeriu i cili nuk ka dinë as shkrim e as lexim dhe ka jetuar para 14 shekujve t’i dinë këto gjëra?! Pa dyshim se e gjithë dituria e tij ka qenë shpallja nga ana e Allahut”. 

Doktori Gari Miler e pranoi Islamin dhe filloi të ligjëron ligjërata në të gjitha anët e botës … dhe poashtu ka shumë debate me priftërinj dhe me thirrës në Krishterizëm ku edhe ai më herët ishte në mesin e tyre. 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

FEJA E VËRTETË TEK ALLAHU ËSHTË VETËM ISLAMI

Njerëzit për të arritur deri te lumturia e dynjasë dhe për t’i njohur rrugët që çojnë deri te ajo kapen për shkolla ideologjike të ndryshme dhe i përkrahin ato! Njeriu i mençur s’ka nevojë të kapet për asnjërën nga to, sepse ai e din se, për të arritur deri të lumturia ekziston vetëm se një rrugë, e ajo është të kënaqurit e Allahut dhe të kapurit për fenë e Tij!

Feja e vërtetë tek Allahu është Islami dhe nuk pranon fe tjetër nga krijesat e Tij. Tek Allahu nuk ka pasur fe tjetër të pranuar përpos Islamit dhe nuk do të ketë kurrë e asnjëherë fe tjetër: Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami”. Ali Imran 19.

Allahu e bëri Islamin fe të gjithë Pejgamberëve dhe të ithtarëve të tyre. Pejgamberi i parë, Nuhi, alejhi selam, tha: “Por, nëse ktheni shpinën, (dijeni se) unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Mua më është urdhëruar të jem prej atyre që (i) nështrohen (Atij).” Junus 72.

Miku i Allahut, Ibrahimi, alejhi selam, dhe i biri i vet, Ismaili, alejhi selam, thanë: O Zoti ynë! Na bëj të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë të përulur ndaj Teje!”. Bekare 128

“Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë myslimanëtë nënshtruar ndaj Atij!”. Bekare 132.

Musa, alejhi selam, tha: “O populli im! Nëse besoni Allahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni myslimanë!”. Junus 84.

Allahu i Madhëruar për Isën, alejhi selam, tha: “Kur Isai vuri re mosbesimin e tyre, tha: “Kush janë ndihmuesit  e mi në rrugën e Allahut?” nxënësit (e tij) u përgjigjën: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) Allahut. Ne e besojmë Allahun e ti (Isa) dëshmo se ne (i) jemi nënshtruar (Atij)”. Ali Imran 52.

Mbretëresha e Shebës tha: “O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin i dorëzohem Allahut – Zotit të botëve!”. Neml 44.

Islami është feja të cilën e zgjodhi Allahu për robërit e Tij: Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj”. Maide 3.

Allahu lajmëroi për premtimin e Tij, dhe Allahu premtimin e Tij nuk e thyen, se kjo fe do të lartësohet mbi të gjitha fetë tjera: (Allahu)Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë”. Teube 33.

Nuk ka begati e as thesar më të çmuar sesa feja që Allahu e zgjodhi për krijesat e Tij, dhe e bëri rrugë që të arrihet deri tek Ai, dhe e bëri rrugë të vetme për t’i arritur gradat e krenarisë, dhe fuqisë, dhe ndihmës dhe përkrahjes! Ubej ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Përgëzoje këtë umet me pozitën e lartë, me fenë, me lartësimin, me fitore dhe pushtetin në Tokë. Kush bën vepra të ahiretit për dynjanë, në ahiret nuk do të ketë asgjë”.

Dhe po ashtu ka thënë: “Allahu ma mblodhi tokën dhe ma afroj, e pashë lindjen dhe perëndimin e saj, padyshim sundimi i umetit tim do të arrijë në gjithë atë që më është afruar”.

Me Islam nënkuptojmë nënshtrim, dhe dorëzim, dhe bindje ndaj urdhrave të Allahut dhe ndaj urdhrave të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Detyrohet çdo krijesë që çdo adhurim t’ia drejton me sinqeritet vetëm se Allahut, dhe ta pason të Dërguarin e Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe të largohet nga idhujtaria dhe nga çdo gjë që çon deri te ajo, sepse idhujtaria është shkaku i rënies shpirtërore, e cila të çon deri në devijim dhe shkatërrim në dynja dhe ahiret! Allahu thotë: “Kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka hedhur në një vend të largët e të humbur”. Haxh 31. Kurse mëkati i cili nuk falet në ahiret, nëse njeriu vdes dhe nuk pendohet nga ai në dynja, është pikërisht shirku (idhujtaria): “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë”. Nisa 48.

Islami është fe e pastër që përputhet me natyrshmërinë e pastër të njeriut! Islami është feja që i liroi njerëzit nga barrët e rënda dhe nga vështirësitë që i kishin më herët, si mëshirë dhe bamirësi, prej anës së Allahut: “dhe atyre që ndjekin të Dërguarin Tonë, Profetin që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, përkrahin dhe nderojnë atë, duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit”. Earaf 157.

Islami është fe që Allahu me të e themeloi sistemin shoqëror të ndërlidhur si bashkëlidhja në ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort me njëri-tjetrin, ashtu si erdhi në hadithin që e përcjell Numan ibën Beshir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, ku thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Shembulli i besimtarit në dashurinë, mëshirën dhe miqësinë që kanë mes tyre është si shembulli i trupit; kur lëngon një organ në të, lëngon i gjithë organizmi”.

Ebu Musa el Esharij, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari me besimtarin janë si ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort me  njëri-tjetrin (dhe i lidhi gishtat e tij)”.

Islami është fe që Allahu me të i mbrojti shpirtrat, dhe pasuritë, dhe mendjet dhe nderin! E  ndaloi vrasjen e një shpirti, të cilin e ndaloi Allahu vrasjen e tij, përveç se atëherë kur e jep feja! E bëri të ndaluar cenimin e nderit të ndokujt, dhe e bëri të ndaluar përdorimin e çdo gjëje që e dëmton trurin dhe mendjen e njeriut, si, drogën, cigaren, alkoolin, etj! E ndaloi ngrënien e pasurisë në të kotë, me të gjitha format dhe ngjyrat e saj, dhe ia mbrojti çdo njeriu të drejtën e vet, dhe ia qartësoi detyrimet e tij, dhe caktoi ligje dhe rregulla, për t’i mbrojtur të drejtat e njerëzve, dhe ia ngriti vlerën dhe ia mbrojti  krenarinë!

Islami është fe që Allahu me të i ngriti bazat e drejtësisë në mesin e të gjitha krijesave, musliman apo jo musliman, arab apo jo arab, të zi apo të bardhë, mashkull apo femër, i vogël apo i madh, dhe e bëri që takvaja për Allahun të jetë baza e epërsisë mes tyre: “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëritjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë”. Huxhurat 13.

Në synetin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kanë ardhur shumë përgëzime me përkrahje dhe ngritje dhe fitore për këtë fe; nga ato:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Unë jam dërguar me shprehjen  e shkurtër, por që mbart kuptime të gjëra deh më është dhuruar fitorja duke i kallur tmerrin armikut (armikut në zemër), ndërsa, duke qenë në gjumë, mu dhuruan dhe mu vunë në dorë çelësat e thesareve të botës”.

Muavije ibën Ebi Sufjan, Allahu qoftë i kënaqur me të, në hutben e tij tha se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: “Një grup nga umeti im do të vazhdojnë, të pranuar, në urdhrin e Allahut. Ata s’do të dëmtohen nga ata që ua kthejnë shpinën apo nga ata që i kundërshtojnë, derisa të vijë urdhri i Allahut dhe ata të jenë fitimtarë ndaj njerëzve”.

Ubej ibën Kab, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, ka thënë: “Përgëzoje këtë umet me pozitën e lartë, me fenë, me lartësimin, me fitore dhe pushtetin në Tokë”.

Këto janë përgëzime të bekuara që na lajmëroi i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili, nuk flet prej hamendjes, po flet me shpallje prej anës së Allahut!

SHEJH USAME IBËN ABDULLAH HAJAT

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LAICIZMI DHE RREZIKU I TIJ!

O ju musliman! Allahu zbriti Kuranin sqarues për çdo gjë, dhe e bëri udhëzim e mëshirë për besimtarët! Dërgoi Muhamedin, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me udhëzim dhe me të vërtetën, dhe nëpërmjet tij dhe thirrjes së tij, i hapi sytë e të verbërve, dhe veshët e të shurdhërve, dhe zemrat e të shkujdesurve, e largoi errësirën e injorancës dhe budallallëkut, dhe i prishi besëtytnitë e vjetra: Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t’i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë”. Kehf 7.

Ne vazhdimisht duhet rikujtuar se belatë janë të vazhdueshme, dhe se sherri është prezent,  dhe se shejtanët, nga njerëzit dhe nga xhindet, vazhdojnë në përhapjen e të ligës dhe devijimit! Madje, ato i zbukuruan të këqijat me të gjitha ngjyrat, dhe i përhapën me të gjitha gjuhët: Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindeve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim”. Enam 112.

Për detyrë e kemi që t’i përcjellim rrugët e mashtrimit, duke paralajmëruar nga ato, dhe duke i zbuluar synimet e tyre, dhe duke ua mbyllur rrugët thirrësve të saj, derisa muslimanët të jenë të vetëdijshëm për rrugën e tyre të drejtë dhe rrugën e armiqve të tyre të devijuar.

Nëpër botën muslimane, sot, u përhapën shumë filozofi dhe ideologji, që i mashtruan shumicën nga ne me shkëlqimin e saj, dhe u shpërndan shumë parulla dhe terme, që nuk erdhën për diç tjetër, pos për shkatërrimin e Islamit dhe muslimanëve!

Nga ato ideologji, është edhe e ashtuquajtura ideologji laike, e cila depërtoi deri në shoqëritë muslimane, dhe u bë një sfidë e rrezikshme për ta luftuar. Helmi i saj filloi të përhapet nëpër mendjet dhe zemrat e bijve të umetit, edhe atë, me ngjyra dhe me parulla të ndryshme! Kjo ideologji dhe termi i saj aludojnë në ngritjen e jetës pa fe, qoftë ajo për shoqërinë apo për individin! Ky është laicizmi, i cili është shkatërruesi më i madh i teuhidit (njësimit të Allahut).

Me kalimin e kohës, u ndryshuan dhe u braktisën, disa adhurime të kota që i besonin popujt e mëhershëm, mirëpo adhurimi i shejtanit në vetvetiu nuk u ndryshua! Në vend të atyre adhurimeve të mëhershme dhe adhurimeve të idhujve të vjetër, ato u zëvendësuan me adhurimin e idhujve tjerë të ri si, nacionalizmi, laicizmi, ateizmi, etj. Dhjetëra idhuj të ri, ku me to u mashtruan dhe ranë plot viktima nga muslimanët në adhurimin e tyre!!

Me laicizëm nënkuptojmë gjykim me atë që nuk e ligjësoi Allahu nga ligjet, dhe pranimi i tij si ligj për t’u gjykuar dhe për ta marrë si sistem jete, është kufër (femohim): “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë”. Maide 44.

O ju musliman! Injoranca është e llojllojshme! Një nga llojet e saj është mohimi i Allahut dhe mohimi i ekzistimit të Tij! Ajo është injorancë e besimit dhe bindjes, si injoranca e komunistëve! Nga llojet e saj është edhe njohja e deformuar mbi ekzistimin e  Allahut, dhe ajo është injoranca e pasimit dhe nënshtrimit, si injoranca e idhujtarëve, dhe çifutëve dhe krishterëve! Nga llojet e saj është edhe njohja e ekzistimit të Allahut, dhe kryerja e riteve adhuruese, mirëpo me devijime të rrezikshmen në pikëpamjen e shehadetit, se nuk i takon adhurimi me të drejtë askujt tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Kjo është sikurse injoranca e atyre që e emërtojnë vetveten e tyre muslimanë nga laikët! Ata mendojnë se janë bërë musliman, dhe e kanë fituar cilësinë e Islamit dhe të drejtat e tij,  me dëshminë e tyre të shehadetit, dhe me kryerjen e riteve adhuruese, por me kuptimin e tyre të gabuar të shehadetit dhe me nënshtrimin e tyre të ligjeve që nuk janë të Allahut, po të krijesave të Tij.

 Sot kemi njerëz që i thonë vetes musliman, mirëpo ata e mohojnë ekzistimin e lidhjes mes besimit dhe moralit, mes besimit dhe marrëdhënieve njerëzore, mes besimit dhe ekonomisë, etj! Ata thonë se çfarë lidhje ka Islami dhe politika dhe gjykimi? Çfarë lidhje ka Islami dhe ekonomia? Çfarë lidhje ka Islami dhe liria e individit? Madje ata pretendojnë se nëse morali ndërhyn në çështjet e ekonomisë e shkatërron atë!! Të njëjtën ia thanë banorët e Medjenit Shuajbit, alejhi selam, në atë kohë të injorancës së hershme: “Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam?!”. Hud 87.

Bota sot jeton në injorancë të thellë, mirëpo ajo prapë e pretendon diturinë, dhe njohjen, dhe civilizimin, dhe i akuzon ata që e lidhin besimin me sjelljen e njeriut në jetë dhe në marrëdhëniet ndërnjerzore! I akuzojnë me prapambeturi, dhe fanatizëm, dhe ngurtësi, dhe dikur pasi që ju harxhuan këto terme dhe fjalë, e shtuan edhe termin ekstremizëm!! A nuk e duan bash këtë ata që e ngrenë parullën “feja për Allahun dhe vatani për të gjithë” nga “laikët musliman”?!

Nga tradita e tyre, pra hipokritëve nga laikët dhe të tjerëve që i atribohen Islamit , është që mos ta paraqesin haptazi mohimin e tyre të fesë, dhe mos ta paraqesin haptazi armiqësinë e tyre ndaj fesë! Ata i përdorin armët e mashtrimit dhe dredhive për të mbijetuar në mesin e muslimanëve, dhe e presin çdo moment për t’i befasuar dhe për t’i sulmuar muslimanët! Për këtë arsye ata edhe ngrenë parulla të ndryshme laike, kinse donë t’i ndihmojnë muslimanëve dhe Islamit, a në fakt dëshirojnë ta shkatërrojnë Islamin dhe t’i dobësojnë muslimanët, edhe atë hap pas hapi, nëpërmjet medieve dhe mjeteve të mundshme, derisa ta arrijnë qëllimin  e tyre!!

Laicizmi, i cili lindi dhe u rrit në prehrin e injorancës, është kufër i qartë dhe në të s’ka fare dyshimi. Mirëpo, hutia e dyshimi, ndodhin me qëllim nga vet thirrësit e laicizmit! Ata e dinë se, ideologjia e tyre nuk ka jetë dhe udhëzim në mesin e muslimanëve, përveç se me ngritjen e flamujve të rrejshëm, të cilat e fshehin realitetin e çështjes së saj dhe brendësinë e thirrjes së tyre nga muslimanët! Ata e fshehin fenë dhe besimin e tyre nga të tjerët, madje i nënçmojnë të gjithë ata që i sulmojnë dhe e shohin se u kanoset rreziku! Për këtë arsye, duhet të jemi të kujdesshëm nga ta dhe t’i paralajmërojmë të tjerët, dhe mos të biem kurban i faktit se, ata janë musliman dhe janë nga populli i jonë, dhe e flasin gjuhën tonë dhe janë nga familjet e tona.

Përcillet me një hadith nga Hudhejfe ibën Jeman, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i cili thotë: “Njerëzit e pyetnin të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, rreth gjërave të mira, por unë e pyesja rreth gjërave të këqija, sepse tutesha se mos po më kaplonin. Thash: O i Dërguar i Allahut, ne ishim të humbur në injorancë dhe ligësi, pastaj Allahu e pruri këtë të mirë [Islamin]. A do të vjen ndonjë e keqe mbas kësaj të mire?

 –Po –, tha ai.

– A do të ketë mirësi mbas asaj të keqeje?

Po, por do të jetë e njollosur me të keqe.

– Si do të jetë kjo njollosje?

Do të ketë njerëz që do t’i udhëzojnë të tjerët në rrugë të ndryshme nga e imja. Ju do të shihni në ta si të mira, ashtu edhe të këqija.

– A do të vjen ndonjë e keqe mbas asaj mirësie?

Disa njerëz do të çohen e do të thërrasin tek portat e xhehenemit. Kushdo që ipërgjigjet thirrjes së tyre, do ta hedhin në Zjarr.

– O i Dërguar i Allahut, na i përshkruaj ata.

Ata do të jenë nga populli jonë dhe do ta flasin gjuhën tonë..”.

Ka mundësi të pyet ndokush se, si ka mundësi të jenë disa musliman thirrës për në Xhehenem?! U përgjigjemi atyre se,  ata e përhapin të ligën, ata e shpërndajnë të  keqen dhe devijimin, ata nëpërmjet medieve dhe revistave të ndryshme sulmojnë muslimanët dhe ritet e tyre, thirrin në laicizëm dhe në parimet e tij, i nxisin të rinjtë të shkojnë pas epsheve dhe dëfrimeve, me pretekst se kjo është përparim, kurse kapja për fe nënçmim dhe ngecje nga civilizimi, nxisin për në largim nga xhamitë apo përkufizimin e Islamit vetëm se në xhami dhe se ai  nuk e ka vendin jashtë mureve të xhamisë, etj.

Allahu i Madhërishëm për ta tha: Ne i bëmë ata udhëheqës, që thërrisnin për në zjarr, ndërsa në Ditën e Kiametit askush nuk do t’i ndihmojë. Në këtë botë Ne hodhëm mallkim mbi ta, ndërsa në Ditën e Kiametit ata do të jenë të braktisur e të shkatërruar”. Kasas 41-42.

Kjo e tëra është  thirrje për në rrugë të Xhehenemit! Ata edhe pse përpiqen  ditë  e natë për ta sulmuar këtë fe, prapë se prapë, drita e Islamit nuk do të  ndalet, sado qofshin të mëdha ato sulme. Kjo është e garantuar nga ana e Allahut: Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. Jusuf 41-42.

Përkthehu dhe përshtati: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top