PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

“DITA E GJATË”

Njerëzit në këtë botë jetojnë të shkujdesur dhe me shpresa të gjata. Prandaj, rikujtimi i shpirtit për realitetin e udhëtimit të tij është i domosdoshëm, me qëllim që ta ndërtojë ahiretin me dynjanë dhe ta shfrytëzojë të tashmen për të ardhmen. Allahu e bëri bindjen në ditën e Kiametit prej shtyllave të besimit dhe na mësoi se do të vijë një ditë ku të gjitha krijesat do të zhduken: “Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket”. Rahman 26. E pastaj do të vijë një ditë tjetër ku Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat prej varrezave, e i pari prej tyre do të ringjallet profeti jonë Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem. Të gjithë do të ringjallen të zhveshur, këmbëzbathur, të pa bërë synet:“Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë”. Enbija 104. I pari i cili do të vishet prej krijesave do të jetë Ibrahimi, alejhi selam,njerëzit e mirë do të vishen me rroba fisnike, ndërsa të shëmtuarit do të vishen me rroba prej hekurit të shkrirë. Tubimi i tyre nuk do të jetë në këtë tokë dhe këta qiej, por do të jetë në tokën e mahsherit. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: O i Dërguar i Allahut, ku do të jenë njerëzit atë ditë? – U përgjigj: “Mbi urën e Siratit (ura që kalon mbi xhehenem)”.

Nuk do të përjetojnë robërit asnjëherë ditë më të vështirë se kjo ditë. Allahu e përshkroi këtë ditë si të vështirë e të rëndë, ku flokët e fëmijës do të thinjen, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do të shihen si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, shikimet e tyre do të jenë të shtangur, pa lëvizje fare, nuk do të flet asnjëri prej tyre, do të ikë njeriu prej të dashurve të tij, prej nënës, babait, fëmijës, gruas, ndërsa mëkatari do të dëshirojë që edhe më të dashurit e tij të hynë në xhehenem, e ai të shpëtojë: “Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet, edhe gruan, edhe vëllanë e vet, edhe farefisin, që i gjendej pranë (në jetën e Tokës), si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte”. Mearixh 11-14.

Toka do të dridhet e do të bëhet copë e thërrime, kodrat do të lëvizin, toka e kodrat do të ngrihen lart e do t’i mëshojnë njëra tjetrës me një të goditur shkatërrimtare, kodrat do të bëhen rërë rrëshqitëse dhe do të bëhen si leshi i shprishur, kurse toka do të sheshohet nga rrënimi i maleve. Detet do të përzihen dhe do të vlojnë si zjarr flakërues, qielli do të bën një tronditje të fortë e do të çahet për shkak se atë ditë është i rraskapitur, e pastaj do të bëhet i kuq si vaj i shkrirë, yjet do të rrëzohen, dielli do të mblidhet e do të humbë shkëlqimin së bashku me hënën, ndërsa toka do të errësohet: “Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen”. Kijame 7-9. Atë ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara, egërsirat do të tubohen dhe shpirtrat do të bashkohen (me trupat), fletët do të shpërndahen, xhehenemi do të flakërojë, xheneti do të afrohet, edhe melekët nga të gjitha anët do të jenë të pranishëm në dijeni dhe llogari para Allahut, me zërin e tyre do ta lavdërojnë Allahun dhe të gjithë do të jenë të frikësuar nga pamja e tyre madhështore dhe zëri lavdërues. Atë ditë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur për këtë ditë. Do të shpalosen zemrat e fshehtësitë,  mëkatari do të pendohet për mëkatet e bëra dhe do të shpresojë që asnjëherë mos t’i kishte vepruar dhe afruar atyre. Njerëzve nuk do t’ju lejohet që të flasin dhe as të arsyetohen për veprat e tyre: “Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar”. Murselat 35-36.

Gjendja e njerëzve të mirë dhe besimtarëve:

Atë Ditë do të ketë fytyra rrëzëllore, të qeshura e të gëzuara. Atë Ditë do të ketë edhe fytyra të pluhurosura, që do t’i mbulojë errësira. Dielli me ngrohtësinë e tij do tu afrohet njerëzve me largësi prej vetëm një miljesh, e nuk do të ketë aspak hije, pos hijes së Arshit të Allahut, Zotit të botëve, disa do të jenë nën hijen e Tij e disa në diellin e nxehtë, të ngushtuar dhe të përplasur në njëri-tjetrin, duke i kapluar etja për ujë, e djerset do tu rrjedhin për tokë, e do t’i mbulojnë disa deri në zokth të këmbëve, e disa deri në gjunj, e disa deri në fyt, varësisht nga veprat e tyre. Profeti, alejhi selam, thotë: “Mundimet dhe mërzit e njerëzve do të arrijnë atë ditë aq shumë sa nuk do të mund t’i përballojnë”.

Gjendja e mëkatarëve dhe jobesimtarëve:

Mëkatari atë ditë do të pendohet fort për mos kryerjen e adhurimeve në dynja dhe prej pikëllimit të madh do të hajë gishtat e duarve të veta. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!”. Furkan 27-29. Mëkatari do ta urrejë veten, familjen, shokët dhe çdo dashuri të cilin nuk e kishte bazuar mbi baza fetare do ta shndërron në armiqësi.

Sunduesit e botës nuk do të kenë më sundim pos nënçmim, ngase do të jenë më të vegjlit në formë dhe më të përulurit në atë ditë dhe në atë vend. Atë ditë shumëfishohet padrejtësia e dynjas, ashtu siç na njofton Profeti, alejhi salatu ue selam: “Padrejtësia ditën e Kiametit shumëfishohet”. Njerëzit do të hakmerren, dëmbërësi do t’i kthejë padrejtësitë me dhurimin e të mirave tek i dëmtuari dhe do t’i marrë të këqijat, po ashtu edhe kafshët do të hakmerren mes veti (siç dëftojnë për këtë disa hadithe se kafsha pa brirë do të hakmerret ndaj kafshës me brirë). Njerëzit më të këqij ditën e Kiametit do të jenë njerëzit me dy fytyra, të cilët disave u janë paraqitur me një fytyrë, e disa të tjerëve me fytyrë tjetër. Kush e shpëton një të brengosur (ia largon brengat), Allahu ia largon atij një brengë prej brengave të Ditës së Kiametit. Kush ia lehtëson dikujt një çështje që i është vështirësuar, Allahu ia lehtëson atij në këtë botë dhe në ahiret (botën e ardhshme). Kush ia mbulon një të metë vëllait të vet, Allahu ia mbulon atij në dunja dhe ahiret. Njerëzit e drejtë do të ulen në minbera prej drite në anën e djathtë të Allahut. Çdo njeri do të ringjallet ashtu si ka vdekur, nëse ka vdekur në Haxh do të ringjallet duke bërë telbije (duke thënë Lebbejke Allahume Lebbejke), nëse ka vdekur në rrugë të Allahut do të ringjallet dhe ngjyra e tij do të jetë ngjyrë gjaku, kurse era e tij, erë misku. Muezinët atë ditë do të jenë me qafa më të gjata, çdo gjë që e ka dëgjuar ezanin e tij do të dëshmon për të ditën e Kiametit. Çdo njeri atë ditë do të jetë nën hijen e lëmoshës së tij deri sa Allahu të gjykon mes njerëzve. Çdo vepër e robit do të peshohet në peshore, qoftë e madhe apo e vogël, Allahu askujt nuk do t’i bëjë padrejtësi: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë”. Zelzele 7-8. Fjala elhamdulilah e mbush peshoren, kurse subhanallahi ue bihamdihi subhanallahi el adhim janë të rënda në peshore. Profeti, alejhi salatu ue selam, në një hadith thotë: “Dy fjalë janë të lehta për t’u shqiptuar, të rënda në peshore, të dashura tek Zoti, ato janë: “subhanallahi ue bi hamdihi, subhanallahi el adhim.”

Atë ditë librat do të shpalosen, sa prej veprave i ke harruar, sa prej mëkateve që i ke fshehur do të paraqiten, librat do të lexohen, gjymtyrët do të flasin, melekët do të dëshmojnë, po ashtu Allahu do të jetë dëshmitar për të gjitha veprat: “Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë”.Junus 61. Pasi që të gjykohet mes kafshëve do të fillon gjykimi mes njerëzve. Umeti i parë i cili do të gjykohet do të jetë umeti i Muhamedit,alejhi salatu ue selam. Po ashtu ky umet do të jetë i pari i cili do të kalojë mbi Sirat dhe i pari i cili do të hyjë në xhenet. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Ne jemi Umeti i fundit, mirëpo të parët ditën e Kiametit”.

Allahu, azze ue xhel, ditën e Llogarisë  do ta fisnikëron Muhamedin, alejhi salatu ue selam, me një krua (Haud), i cili është i gjerë dhe i gjatë një muaj distancë udhëtim. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, ndërsa era e tij më e këndshme se parfumi (misku). Aty do të shuajnë etjen vetëm besimtarët e sinqertë të këtij umeti, kush pi prej tij nuk do të ndjejë etje më kurrë. Disave prej umetit do t’ju ndalohet afrimi tek Haudi dhe Profetit, alejhi salatu ue selam, do t’i pamundësohet kontakti me ta. Profeti, alejhi salatu ue selam, thotë: “Unë do t’ju paraprijë tek Haudi. Kush vjen, pi, e kush pi nuk do të ndjejë etje më kurrë. Do të më vijnë tek Haudi ca njerëz, që i njoh e më njohin, por më pas pamundësohet kontakti me ta (afrimi i tyre tek haudi)…them: O Zot, ata janë shokët e mi. Një melek më përgjigjet: Ti nuk e di se çfarë kanë bërë – shpikur pas teje”.

Me një transmetim tjetër: “Unë do t’ju paraprijë atyre në Haud. Vëni re! Disa njerëz do të largohen nga Haudi im ashtu siç largohet deveja e humbur. I thërras: Ej, ejani! Por (më) thuhet: Ata ndërruan pas teje. Atëherë unë do të them: Larg (meje)! Larg (meje)!

Shpëtimi prej kësaj dite:

Shpëtimi prej mundimeve të asaj dite fitohet me mëshirën e Allahut e pastaj me vepra të mira. Njeriu i cili neglizhoi urdhrat e Allahut në dynja padyshim se do të pendohet atë ditë, nuk do t’i bën dobi arsyetimi, as falja e pendimi, dhe xheneti ose xhehenemi do të jenë vendbanimi i përhershëm i tij.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun”. Fatir 5.

Kush është i falimentuari ditën e Kiametit?

I falimentuar atë ditë do te jetë ai i cili vjen me namaz, me agjërim, me zekat, mirëpo filanin e ka ofenduar, filanin e ka sharë, filanit pasurinë ia ka ngrënë padrejtësisht, filanit gjakun ia ka derdh, i merret prej veprave të mira të tij dhe i jepen atyre që i ka bë padrejtësi. Në rast se i harxhohen veprat e mira para se të përfundon gjykimi i tij, i merren mëkatet e atyre që i ka bë padrejtësi dhe i shtohen në llogari të tij, e pastaj hidhet në zjarr të xhehenemit.

Salih el Mërij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Një ditë në mesditë i vizitova varrezat. I shikoja varret që i përngjanin një popullit memec, që hesht, dhe thash: “I lartësuar qoftë Allahu i cili do t’ju ringjall pas një sprove të gjatë”. Papritmas dëgjova një zë i cili vinte nga një prej gropave të varrezave dhe më tha: O Salih: “Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij, pastaj kur t’ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (të ringjallur)“. Rum 25. Salihu tha: Kur i dëgjova këto fjalë më ra të fikët”.

Hasan el Basrij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Janë dy ditë dhe dy net të cilave nuk u përngjan asnjë ditë dhe natë tjetër dhe të gjitha krijesat nuk do të dëgjojnë asnjëherë si ato. Ajo është nata kur do të flesh me banorët e varrezave, ndërsa më herët nuk ke fjetur në një vend sikur se ai dhe nata kur në mëngjesin e saj do të ndodh dita e Kiametit. Kurse ditët që nuk krahasohen me tjera janë, dita kur të vjen përgëzuesi prej anës së Allahut dhe të përgëzon ose me xhenet ose me xhehenem, dhe dita kur do ta marrësh libri tënd, me të djathtën ose me të majtën tënde”.

Prandaj o ju robërit e Allahut, përgatituni për atë që ju pret para jush dhe veproni për këtë ditë të gjatë. E lus Allahun të na bëjë prej banorëve të xhenetit dhe të na falë mëkatet e tona, të prindërve tanë dhe të gjithë muslimanëve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LIDHJA E DHIKRIT ME VDEKJEN E MIRË

Sigurisht që fjalët më të mira janë fjalët e Allahut të Madhërishëm, të cilat i zbriti në Kuranin Fisnik, por krahas fjalëve në Kuran, Allahu e frymëzoi Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, të na përcjellë edhe fjalë të tjera nga Allahu, që ne i njohim si hadithet kudsij – thënie të shenjta. Secili që ka fatin të mbartë dhe të përcjellë një ajet, hadith apo një dije nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, ai është i nderuar dhe është ndër kandidatët që presin përgjigjen e lutjes së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, kur u lut:

“Allahu e ndriçoftë atë njeri që dëgjoi fjalën time dhe e kuptoi, e pastaj ia përcolli atij që nuk e dëgjoi”. Prandaj, ndihem i nderuar të paraqitem para jush me shpjegimin e këtij hadithi kudsij, por jeni të nderuar gjithashtu edhe ju që keni zgjedhur të lexoni shpjegimin e fjalëve të Allahut. Hadithi është ky: 

Ebu Hurejra dhe Ebu Seidi, Allahu qoftë i kënaqur me këta dy, dëshmojnë se kanë dëgjuar nga Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, të ketë thënë: “Robi kur thotë: ‘Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, Allahu është më i Madhi’ Allahu i Madhërishëm thotë: ‘Robi im e tha të vërtetën, nuk ka të adhuruar përpos Meje dhe unë jam më i Madhi’.

E robi kur thotë: ‘Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, të Vetmit’, Ai thotë: ‘Robi im e tha të vërtetën, nuk ka të adhuruar përveç Meje dhe unë jam i Vetmi’.

Kur thotë: ‘Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, nuk ka ortak me Të’, Ai thotë: ‘Robi im e tha të vërtetën, nuk ka të adhuruar përveç Meje dhe Unë s’kam asnjë ortak’.

Kur thotë: ‘Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi’, Ai thotë: ‘Robi im e tha të vërtetën, nuk ka të adhuruar përveç Meje, Mua më takon sundimi dhe Mua më takon lavdërimi’.
 
Kur të thotë: ‘Nuk ka të adhuruar përveç Allahut, nuk ka lëvizje dhe as fuqi pa Allahun’, Ai thotë: ‘Robi im e tha të vërtetën, nuk ka të adhuruar përveç Meje dhe nuk ka lëvizje e as fuqi pa Mua’.
Pastaj, Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “Kush i ka fat këto fjalë në momentin e vdekjes, atë nuk do ta prekë Zjarri”.

Këtë hadith kudsi e kanë shënuar Ibën Maxhe nr. 3794 dhe Tirmidhiu, ndërsa Albani në Sahihul Xhami nr. 713 i dha gradën sahih.

Allahu i Lartësuar me këto fjalë lavdëron njerëzit që kanë zemra të gjalla, zemra të cilat janë të lidhura me të Përjetshmin, të Plotfuqishmin, të Gjithëmëshirshmin. I quaj të gjalla sepse gjuha që nuk përmend Allahun nuk është duke përjetuar gjallërinë e duhur, gjallëri e cila e ndihmon robin të rrugëtojë me dinjitet në këtë botë që të arrijë shpëtimin në botën tjetër. I Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:

“Shembulli i atij që përmend Zotin dhe tjetrit që nuk e përmend Zotin është sikur shembulli i të gjallit me të vdekurin”.

Allahu i Madhërishëm me këtë hadith kudsij përgëzon besimtarët që i kanë mësuar këto fjalë, i përgëzon me përgjigjen e Tij, subhanehu ue teala, duke vërtetuar fjalët e robit të Vet.

Robëria ndaj Allahut është përparësi dhe nder, meqë shumë njerëz kanë zgjedhur të jenë robër të pasurisë, robër të modave apo robër të tokave, siç na përkujton Pejgamberi, alejhi salatu ue selam:

“I mallkuar është robi i dinarit, i mallkuar është robi i dërhemit, i mallkuar është robi i rrobave, i mallkuar është robi i tokës pjellore (pyllit), ai është i mallkuar dhe i devijuar e nëse shpohet nuk shërohet”.

Është ndjenjë e mirë nëse dikush i përsëritë dhe i vërteton fjalët e tua, qoftë ai edhe një fëmijë, po çfarë ndjenje mund ta kaplojë besimtarin kur e di se Krijuesi i gjithësisë, i Cili prej lartësisë së Arshit vërtetën fjalët e tua, a nuk është ky një përgëzim i vërtetë, një përkrahje e madhe dhe afërsi miqësore.

Kur besimtari thotë: La ilahe il-lallah, Allahu Ekber me besim të palëkundur se askush dhe asgjë nuk meriton adhurimin, nënshtrimin dhe përuljen tonë përveç Allahut. Beson se Ai është i vetmi që ka në dorë këtë gjithësi dhe Ai qeverisë me gjithçka ka në të; beson se vetëm Atij duhet t’i drejtohemi me adhurimet tona, Atij i përgjërohemi, Atij i kthehemi për të kërkuar çfarëdo mirësie apo për ta larguar çfarëdo të keqe; beson se emrat dhe cilësitë që i ka Allahu dhe për të cilat na ka informuar Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, nuk mund t’i ketë askush nga krijesat, sado që të përpiqen ata.

“Allahu Ekber” buron nga zemra e besimtarit, nga besimi i palëkundur që ka se Allahu është më i Madhi me Qenien e tij, subhanehu ue teala, me fuqinë e Tij, me mëshirën e Tij, me pushtetin e Tij, me pasurinë e Tij dhe me gjithçka tjetër. Allahu është më i madh se ai që dëshiron ta mposhtë këtë fe, më i madh se ai që keqtrajton familjen time, më i madh se ai që nënçmon njerëzit, më i madh se problemi që më ka goditur e kështu me radhë. Duke pasur një bindje të këtillë besimtari ruan qetësinë, kultivon durimin, shton trimërinë dhe ngjallë shpresat.

Kur thotë: La ilahe il-lallah uahdehu – përforcon njësimin që ka në zemër për Zotin e vet, i paramendon ata që kanë njësimin e cunguar apo të prishur kur i përshkruajnë Allahut shokë në ndonjë prej veçorive të Tij dhe thotë: La ilahe il-lallah la sherike lehu – duke mohuar në këtë mënyre çdo ortak apo pjesëmarrës në veçoritë e Allahut. Allahu nuk ka asnjë ortak dhe as që ka pasur nevojë të ketë ndonjë, kështu që as ne nuk i përshkruajmë ndonjë, qoftë ai melaqe, pejgamber apo njeri i mirë. Dashurinë, frikën, shpresën, mbështetjen, përuljen, madhërimin që kemi për Allahun assesi nuk guxojmë ta përpjesëtojmë me ndonjë prej krijesave të tij, sepse në atë mënyrë i kemi përshkruar Atij shok dhe kemi rënë në gjynahun më të madh që bëhet në tokë, në shirkun që Allahu nuk e falë.

“Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Zot është Mesihu, biri i Merjemës! Kurse, Mesihu tha: “O bijtë e Israilit, adhurojeni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i bën shok Allahut, Allahu ia ndalon atij Xhenetin dhe strehim i tij është Zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë” (Maide 72).

Përveç këtyre fjalëve të përgjithshme, besimtari shprehë në detaje besimin që ka, duke thënë: La ilahe il-lallah, lehul mulku ue lehul hamdu – se i gjithë sundimi dhe prona në këtë gjithësi është e Allahut dhe Ai e ndan siç do vet me dijen dhe urtësinë e Vet, e për këtë meriton çdo lëvdatë nga gjuhët tona, lëvdatë që buron nga thellësia e zemrës, duke thënë gjithherë Elhamdulilah. Besimtari i mirë nuk akuzon Allahun për mosarritjet personale, pse nuk shpëton nga thundrat e armikut, pse nuk arrin të sigurojë më shumë pasuri, sepse ai ka parasysh fjalët e Allahut:

“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni fituar vetë, e shumë të tjera Ai i falë” (Shura 30).

Në fund, besimtari shprehë nevojën që ka për Allahun, duke shfaqur dobësinë dhe varfërinë për të Gjithëmëshirshmin, kur thotë: ‘La ilahe il-lallah, ue la haule ue la kuvete il-la bil-lah’ për të thënë se nuk ka mundësi të bëjë as lëvizjen më të vogël, as aktivitetin me më pak lodhje pa Allahun, ngase çdo mundësi për lëvizjen time dhe çdo fuqi që unë e shpenzoj në përditshmërinë time vjen prej Allahut të Gjithëfuqishëm.

Më e mira e gjithë këtyre fjalëve është përgjigja dhe vërtetimi nga Allahu, i cili çdoherë kur robi shprehte besimin e tij me fjalët që i treguam Allahu përgjigjet, ia vërteton fjalët dhe njëkohësisht lëvdon besimtarin duke ia përsëritur pas çdo fjalie: ‘Robi im e tha të vërtetën… robi im e tha të vërtetën’ sepse ashtu është realiteti, Unë jam më i Madhi, Jam i Vetmi, nuk kam asnjë ortak, Mua më takon sundimi, Mua më takon lavdërimi si dhe nuk mund të ketë asnjë lëvizje dhe nuk mund të ekzistojë asnjë fuqi pa dëshiruar Unë.

Pas këtij informimi që na dha Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, në fund na tregon edhe për shpërblimin që përgatitet në botën tjetër: “Kush i ka fat këto fjalë në momentin e vdekjes, atë nuk do ta prekë Zjarri”.

Këtij i thuhet përfundim i mirë. Po çfarë është përfundimi i mirë dhe si arrihet ai?

Përfundim i mirë është kur njeriut para vdekjes i jepet sukses të largohet nga gjërat që e zemërojnë Allahun, të pendohet nga gjynahet e mëdha dhe të vogla, u rreket adhurimeve dhe veprave të mira dhe t’i vijë vdekja në këtë situatë. Kështu shprehet Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem:

“Allahu kur ia do të mirën robit të Vet, e merr në punë” Si, e merr në punë?! – e pyetën. “I jep sukses të bëjë vepra të mira para vdekjes” – u përgjigj Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem. (Sahihu Tergib nr. 3357).

Përfundimi i mirë ka edhe shenjat e tij:

Një nga shenjat është që mund ta sheh vetëm personi që përjeton atë përfundim, siç na tregon Allahu është:

“Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu, e pastaj vazhdojnë në të drejtë, do t’u zbresin atyre melaqet (dhe do t’u thonë): “Mos u frikësoni, mos u pikëlloni! Dhe gëzohuni me xhenetin që ju ishte premtuar! (Fussilet 30). Këtë përgëzim do ta përjetojnë në momentin e vdekjes, në varre dhe kur të ringjallen.

Ndërsa prej shenjave, që mund t’i shohin edhe të tjerët janë:

– shqiptimi i shehadetit apo i këtyre fjalëve që i mësuam nga hadithi i sotëm. Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Ai që fjalën e fundit e ka: La ilahe il-lallah, do të hyjë në xhenet”, d.m.th. nga fjalët e fundit.

– djersitja e ballit. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Besimtari vdes me ballë të djersitur” (Sahihu Nesai nr. 1828).

– vdekja në ditën e xhuma. I Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:

“Çdo musliman që vdes në ditën e xhuma apo natën e xhuma, Allahu do ta mbrojë nga sprova e varrit” (Sahihu Tirmidhi nr. 1074).

– rënia shehid, vdekja nga epidemia, nga sëmundjet e barkut dhe nga mbytja në ujë. Argument për këtë është rasti kur Profeti i pyeti shokët e tij: “Kë e konsideroni shehid ju? Thanë: O i Dërguar i Allahut, ai që vritet në rrugë të Allahut është shehid. “Atëherë shehidët e Umetit tim qenkan pak” – tha Pejgamberi. Po kush janë atëherë? – pyetën sahabët. “Ai që vritet në rrugë të Allahut është shehid, ai që vdes në rrugë të Allahut është shehid, kush vdes nga epidemia është shehid, kush vdes nga barku është shehid dhe i mbyturi në ujë është shehid” (Sahihu Muslim nr.1915).

– gjithashtu prej shenjave tjera që janë të përmendura në argumente të ndryshme janë: vdekja nga ndonjë rrënim që ndodhë, gruaja që vdesë gjatë shtatzënisë apo lehonisë për shkak të fëmijës, vdekja në ndonjë zjarr, ai që vdes duke mbrojtur pasurinë e tij e të tjerë.

Por, teleshikues të nderuar! Shfaqja e ndonjë prej këtyre shenjave nuk na lejon që të deklarojmë me bindje se ai është xhenetli, mirëpo themi se është një shenjë e mirë, shenjë që na gëzon. Sikundërse mosshfaqja e ndonjë prej këtyre shenjave te dikush, nuk na lejon të gjykojmë se ai njeri nuk ishte i mirë, e aq më pak se nuk do të jetë xhenetli.

Për të pasur përfundimin e mirë ka shkaqe dhe ato duhet t’i marrim me shumë seriozitet:

1 – Përqendrimi në këtë fe, siç e përmendëm ajetin pak më lart:

“Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu, e pastaj vazhdojnë në të drejtë, do t’u zbresin atyre”melaqet (dhe do t’u thonë): “Mos u frikësoni, mos u pikëlloni! Dhe gëzohuni me xhenetin që ju ishte premtuar! (Fussilet 30).

2 – Mendimi i mirë për Allahun, siç thotë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem:

“Allahu i Lartësuar thotë: Unë jam te mendimi i robit tim që ka për Mua”, pra, ashtu siç mendon ai për Mua, ashtu do të jem.

3 – Frika nga Allahu. Ai thotë:

“E kush i ka frikë Allahut, Ai çështjen e tij do t’ia bëjë të lehtë”.

4 – Të qenit i drejtë. Allahu ka thënë:

“O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe bëhuni të drejtë” të drejtë në fjalë, në sjellje dhe në punët tuaja.

5 – Pendimi. Allahu thotë:

“Pendohuni që të gjithë tek Allahu o ju besimtarë, që të shpëtoni!”

6 – Frika nga përfundimi i keq. Kujdesi që do të vijë si rezultat i kësaj frike do ta bëjë njeriun të arrijë gradat më të larta të devotshmërisë, mundësinë e përfundimit të mirë dhe në fund kënaqjen me atë që Allahu ka përgatitur për robërit e tij të sinqertë.


Sahihu Tergib nr. 91 (sahih ligajrihi)

Sahihul Buhari nr. 6407

Sahih Ibën Maxhe nr.3353

shkruan: Omer BERISHA

SHTATË GRUPET E SHPËTUARA

Do të vijë një ditë kur Allahu të gjitha krijesat e Tij do t’i bashkon në një vend, të parët dhe të fundit, edhe atë: “për t’i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t’i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë”. Nexhm 31. Ajo ditë do të jetë shumë e gjatë, e rëndë, e tmerrshme, njerëzit do të ringjallen të zhveshur, këmbëzbathur, të pa bërë synet, pesëdhjetë mijë vite do të presim në rresht për të dhënë llogari dhe askujt nuk do t’i intereson për tjetrin, secili do të thotë vetja ime, vetja ime. Atë ditë flokët e fëmijës do të thinjen, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet, njerëzit do të shihen si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut do të jetë i rreptë.

Allahu na paralajmëroi prej kësaj dite dhe na urdhëroi që të përgatitemi për të duke thënë:” O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orës (së Kiametit), është vërtet një ngjarje e madhe! Ditën, që do të shihni atë, çdo grua me fëmijë në gji do ta harrojë fëmijën e saj dhe çdo grua shtatzënë do ta hedhë barrën e vet. Njerëzit do t’i shihni si të dehur, ndonëse ata nuk do të jenë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër”. Haxh 1-2.

Atë ditë dielli do të jetë mbi kokat e njerëzve në një distancë prej një milje dhe njerëzit do t’i mbulon djersa sipas asaj çka kanë punuar. Disa do t’i mbulon deri në nyjat e këmbës, disa deri në gjunjë, disa deri në bel, e disa do t’i mbulon deri në fyt, sipas asaj çka ka punuar robi i Allahut në dynja. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Në Ditën e Ringjalljes, Dielli do të jetë aq afër me njerëzit sa që distanca ndërmjet tyre do të jetë një milje. Njerëzit do të mbulohen nga djersët sipas veprave të tyre, disa deri në nyjat e këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në mes dhe disa në fyt (duke thënë këtë, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, vendosi dorën në gojën e tij). Atë ditë disa njerëz do të veçohen prej të tjerëve, edhe atë duke qëndruar nën hijen e Arshit të Allahut kur të gjithë të tjerët do të jenë nën vapën e diellit. Atë ditë nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Arshit të Allahut, azze ue xhel.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij: udhëheqësi i drejtë, i riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm, njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë, dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë, ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: “I frikësohem Allahut”, personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë”.

Në vazhdim le t’i meditojmë veprat e këtyre njerëzve të cilat në vështrim të parë nuk duken si vepra të mëdha, mirëpo janë shkak i këtij shpërblimi të madh prej anës së Allahut, azze ue xhel.

1. Udhëheqësi i drejtë.

Udhëheqës i drejtë është ai që gjykon mes njerëzve me drejtësi dhe nuk e pason epshin e tij siç thotë edhe Allahu, azze ue xhel: “O Davud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë”. Sad 26.

Këtu nuk bën pjesë vetëm se imami apo udhëheqësi i shtetit, por të gjithë ata që e kanë marrë si përgjegjësi të gjykojnë mes njerëzve dhe t’i udhëheqin ata, si gjykatësi, kryetari, imami, etj. Marrja e përgjegjësisë nuk është e lehtë, ajo është amanet që duhet të përcillet deri në vendin e saj të duhur. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët”. Nisa 58.

Ky është shpërblimi i atij që është i drejtë në gjykim dhe ia jep të drejtat parisë së tij, ndërsa shiko se si është shpërblimi i atij që nuk është i drejtë në gjykim dhe nuk ia jep të drejtat parisë së tij. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin)“. Ibrahim 42. 

Nëse i sheh padrejtësitë e udhëheqësve, partive, kryetarëve, mos dysho në atë se atyre a do t’ju vjen dënimi apo jo, për shkak se Allahu me të vërtet sheh dhe është i njoftuar për çdo gjë dhe secilit do t’i vjen dënimi apo shpërblimi sipas asaj çka ka vepruar.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë:“Kujt i ka dhënë Allahu përgjegjësi ndërsa ai nuk është i sinqertë në përgjegjësin që ka, vdes duke qenë mashtrues për përgjegjësin që ka, vetëm se ia ka bërë Allahu haram xhenetin”.  

Poashtu, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Njerëzit të cilët do të dënohen më së shumti në ditën e kiametit janë udhëheqësit e padrejtë”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka bërë dua duke thënë : “O Allah kush merr ndonjë përgjegjësi në çështjen e umetit tim dhe tregohet i mëshirshëm me ta, mëshiroje atë, dhe kush merr ndonjë përgjegjësi në çështjen e umetit tim dhe tregohet i vrazhdë ndaj tyre, edhe Ti tregohu i vrazhdë ndaj tij”.

2. I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm.

Ky është një djalosh i cili e do Allahun, e adhuron Atë, i mbështetet vetëm se Atij, vepron vepra të mira dhe i donë ato, largohet prej të shëmtuarës dhe e urren atë. Kur shokët e tij e kalojnë kohën në dëfrim dhe lojë ai i drejtohet xhamisë dhe faljes së namazit. Kur ata shkojnë pas epsheve dhe pasioneve, ky djalosh edhe pse në këtë moshë epshet e tij janë të forta, i lufton ato dhe i nënshtrohet urdhrave të Allahut. Për këtë e meritoi që të jetë prej shtatë grupeve të shpëtuara.

Ky djalosh si shëmbëlltyrë i merr djelmoshat e shpellës për të cilët Allahu thotë: “Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë”. Kehf 13.

 E di se është përgjegjës për rininë e tij dhe se për të do të jep llogari Ditën e Kiametit dhe  nuk e harron porosinë e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, i cili na porositi dhe tha: “Shfrytëzoni pesë gjëra para pesë të tjerave: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të jesh i zënë dhe jetën para vdekjes”.  

3. Njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë

Ky njeri prej momentit kur del prej xhamisë nuk mund të qetësohet në asnjë vend tjetër deri sa të kthehet në xhami, zemra e tij nuk donë diçka tjetër përveç se xhamisë dhe gjithmonë i jep përparësi shtëpisë së Allahut para shtëpisë së tij. Këta njerëz në të vërtet janë ndërtuesit e realët të shtëpive e Allahut dhe për ta Allahu thotë:”Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë”. Teube 18.

Është një inkurajim i madh në sunet për burrat që të falen në xhami dhe shpërblimi i shoqëruar me të është madhështor. Kjo jo vetëm që e bën personin të pranueshëm nën hijen e Arshit të Allahut, por sa herë që hedh ai një hap drejtë xhamisë, vetëm se i ngritët një gradë dhe i bie një gjynah. Pastaj ai lutet, dhe melaqet nuk ndalojnë së luturi për të duke thënë: “O Allah, bekoje atë! O Allah, mëshiroje atë!”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Xhamia është shtëpia e çdo të devotshmi. Allahu i ka garantuar atij që xhaminë e ka shtëpi të veten me shpirt, mëshirë dhe kalim të Siratit drejt kënaqësisë së Allahut dhe xhenetit”. 

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Kur ta shihni një njeri që e ka shprehi të shkon në xhami dëshmoni për të se është besimtar”.

Poashtu, i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, thotë: “Tre veta Allahu i ka siguruar se do t’i furnizon dhe do të kujdeset për ta derisa janë gjallë, e kur të vdesin do t’i vendosë në xhenet: Atë që jep selam kur hyn në shtëpinë e vet, atë që shkon në xhami dhe atë që është në rrugën e Allahut”.

4. Dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë.

 Lidhja më e fuqishme e besimit është dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojmë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur”. Maide 54.

Dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut është një prej cilësive dhe veçorive në të cilët robi e shijon kënaqësinë dhe ëmbëlsinë e imanit. Këta dy njerëz nuk i bashkoi farefisnia, e as shoqëria, e as interesat e dynjasë, por i bashkoi vetëm se dashuria për hir të Allahut edhe atë deri sa i ndau vdekja dhe ata vdiqën në këtë gjendje duke e dashur njëri tjetrin.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Ai që do dikë për hir të Allahut, urren për hir të Allahut, jep për hir të Allahut dhe ai që nuk jep (në harame) për hir të Allahut, i tilli e ka plotësuar imanin”. 

Ebu Malik El Esharij, Allahu qoftë i kënaqur me të,  transmeton se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, një ditë doli para njerëzve dhe tha: “O ju njerëz, dëgjoni, mendoni dhe dijeni se ka disa nga robërit e Allahut që nuk janë Pejgamber e as shehid, mirëpo ua kanë lakmi atyre Pejgamberët, shehidët, në ulëset e tyre dhe afërsisë së tyre pranë Allahut”. Në atë moment një beduin i mahnitur prej fjalëve të Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, tha: “O i Dërguari i Allahut ka nga robërit e Allahut që nuk janë Pejgamber e as shehid, mirëpo ua kanë lakmi atyre Pejgamberët, shehidët, tregona neve kush janë ata?!  Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, qeshi me fjalët e këtij beduini dhe tha: “Ata janë njerëz sikurse ne , ata nuk i lidh farefisi I afërm, duhen për hir të Allahut, Allahu atyre do t’i dhurojë minbera prej drite që ata të ulen aty, do të bëjnë dritë fytyrat dhe rrobat e tyre, do të tmerrohen njerëzit në ditën e Kiametit kurse ata nuk do të tmerrohen dha ata janë të dashurit e Allahut nuk ka frikë për ta e as nuk do të dëshpërohen”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Nuk do të hyni në xhenet derisa të besoni dhe nuk keni besuar derisa ta doni njëri-tjetrin. A dëshironi t’ju tregoj për një gjë, të cilën, nëse e bëni, do t’ua shtojë dashurinë? Përhapeni selamin mes jush”.

5. Ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: “I frikësohem Allahut”.

 Kjo grua nuk është si gratë e tjera, por është një grua të cilës Allahu i a dhuroi bukuri dhe pozitë të lartë. Ky lloj i grave për burrat është shumë sprovë e madhe pasi që atë e dëshiron çdo burrë dhe propozimin e saj për të bërë imoralitet nuk mundet ta refuzon vetëm se ai që ka besim të thellë dhe që është largpamës.

Jusufi, alejhi selam, do të jetë udhëheqësi i këtij grupi Ditën e Kiametit, për shkak se e refuzoi ftesën e gruas së ministrit të bën imoralitet me të. Edhe pse i plotësonte të gjitha kushtet ta bën këtë vepër të shëmtuar me të, ishte i vetëm larg familjes, përpara tij e kishte një grua e cila njiheshe si një ndër gratë më të bukura të Egjiptit dhe ishin të dy të vetmuar në pallatin e saj larg syve të njerëzve, prapë se prapë tha se unë i frikësohem Allahut dhe dënimit të Tij.

Allahu, azze ue xhel, për ata që i frikohen Allahut dhe i largohen të shëmtuarës thotë: ” Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin”. Naziat 40-41.

Kadi Ijad, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Është veçuar ky lloj i gruas për shkak se ky është lloji më i kërkuar nga burrat dhe lloji që më së vështiri arrihet deri tek ai. Kjo grua i posedon dy cilësi kryesore bukurinë dhe pozitën dhe nëpërmjet saj mund ta përfiton çdo burrë. Durimi në këtë sprovë për shkak frikës prej Allahut, kur ajo të thërret në imoralitet me bukurinë e saj dhe me pozitën e saj, është prej gradave më të larta dhe nënshtrimeve më të mëdha. Për këtë shkak Allahu e shpërbleu atë që bën durim në këtë sprovë me futjen e tij nën hijen e Arshit të Allahut atë ditë ku nuk ka hije tjetër përveç hijes së Allahut. Me pozitë të lartë nënkuptohet ajo e cila ka pasuri dhe prejardhje fisnike”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e rrëfen një rast për tre veta ku veprat e tyre të sinqerta u bën shkak i shpëtimit të tyre prej një belaje që i kishte goditur, ndërsa prej veprave të njërit prej tyre ishte mos afrimi i imoralitetit për hir të Allahut.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Tre  vetë nga ata të cilët jetuan para jush duke udhëtuar  i  zuri shiu. U strehuan në një shpellë. Shpella u mbyll, njëri prej tyre iu tha të tjerëve:”O ju, për  Allahun, askush nuk mund t’ju ndihmojë përveç sinqeritetit, andaj secili prej jush le të bëjë duanë në emër të sinqeritetit të vet që ka bërë ndonjëherë”. Njëri prej tyre tha: “Allahu im, Ti e di se unë e kam njohur një vajzë,të cilën e kam  dashur më shumë se tërë botën. E nxitja  të bëjë gjynah e ajo refuzonte, deri sa ajo ra në vështirësi të madhe për të holla dhe kishte nevojë për njëqind dinar. Unë i mblodha ato dhe ia dhashë. Ajo atëherë mu nënshtrua. Kur i hyra në mes të këmbëve më tha:”Frikësohu nga Allahu! Mos ma hap unazën vetëm se në mënyrë të rregullt siç bëhet në kurorë”. Unë menjëherë u çova, ndërkaq njëqind dinarët ia lash. Ti e di se këtë e bëra nga frika ndaj Teje, andaj na çel derën!”. Allahu atëherë e largoi pak shkëmbin dhe e hapi një vrimë……”.

6.Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh.

Ka plot njerëz që japin lëmoshë dhe që shpërblimi tek Allahu është i madh për ta, mirëpo ky njeri i cili do të jetë nën hijen e Arshit të Allahut dallohet prej të tjerëve me një gjë, e ajo është se sinqeriteti i tij në dhënien e lëmoshës është shumë i madh derisa e arrin gradën sa që dora majtë nuk e di se çka jep dora e djathtë. Allahu, azze ue xhel, i lavdëroi ata që japin lëmoshë dhe tha: “T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë”, e pastaj i veçoi ata që e japin fshehurazi dhe tha: “por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni”. Bekare 271.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Sadakaja e fshehtë fikë hidhërimin e Allahut ashtu siç fikë uji zjarrin”.

7. Personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë.

Në zemrën e këtij njeriu mbisundon dashuria ndaj Allahut. Ky njeri e do dhe e madhëron Allahun, kur ulet në vetmi i kujton begatitë dhe të mirat të cilat ia ka dhënë Allahu, e kujton madhërinë e Tij dhe sytë e tij lotojnë dhe e kërkojnë shikimin dhe takimin e Allahut, azze ue xhel.

Allahu, azze ue xhel, për këtë lloj njerëzish thotë: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten”. Enfal 2.

Poashtu, Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!”. Maide 83.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Dy sy nuk i prek zjarri i xhehenemit: Syrin që qan nga frika e Allahut dhe syrin që tërë natën mbetet zgjuar duke ruajtura në rrugën e Zotit”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ishte njeri që qante shumë prej frikës së Allahut dhe poashtu njerëzit e mirë që jetuan para tij dhe pas tij dhe kjo padyshim se vjen si rezultat i zemrës së butë që e kishin, si pasojë e përmendjes së tepërt të Allahut, azze ue xhel.

Allahu iu kërcënua atyre që zemrat e tyre i kanë të forta si guri  dhe që nuk e përmendin Allahun duke u thënë: “Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë!”. Zumer 22.

E lus Allahun me emrat e Tij të bukura dhe cilësitë e Tij të larta të na bën neve, fëmijët e tanë dhe familjet e tona prej një prej këtyre grupeve të shpëtuara dhe të na fut nën hijen e Arshit të Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç se hijes së Arshit të Allahut. Amin

përgatiti: Irfan JAHIU

FUQIZIMI I VETËDIJES SË MBIKËQYRJES HYJNORE

Vetëdijesimi për mbikëqyrjen hyjnore është dy llojesh:

Lloji i parë: Mbikëqyrja jote kundrejt Allahut, azze ue xhel.

Lloji i dytë: Mbikëqyrja e Allahut kundrejt robit të Tij, siç e cek edhe Allahu, azze ue xhel, në Kuran: “Allahu është mbikëqyrës për çdo gjë.”Ahzab 52.

Sa i përket llojit të parë qëllimi i tij është që ti ta kuptosh, se Allahu e di çdo send që po thua, po vepron apo beson. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe mbështetu në të Plotfuqishmin, Mëshirëplotin, i Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë(gjatë namazit)dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde.”Shuara 217-219. Ajeti na bën me dije se ti, kur ngrihesh natën i vetmuar në një vend të errët, ku nuk të sheh askush, fillon ta falësh namazin dhe të përulesh në sexhde, dije se Allahu të gjitha lëvizjet e tua i përcjell dhe i mbikëqyr.

Po ashtu prej mbikëqyrjes tënde kundrejt Allahut është ta dish, se Allahu të dëgjon. Çdo fjalë që flet, qoftë e mirë apo e keqe dije se Allahu e dëgjon: “Vallë, a mos kujtojnë ata se Ne nuk i dëgjojmë fjalët e tyre tinëzare dhe bisedat e tyre të fshehta? Pa dyshim, Ne dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë(engjëj)që janë pranë tyre, shënojnë.” Zuhruf 80.

Mëso prej këtij ajeti se të gjitha thëniet e tua qofshin të mira apo të këqija, të fshehta apo të zbuluara, do të jenë dëshmi për ty, ose kundër teje: “Dhe për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë).”Kaf 18.

Merre këtë çështje me seriozitet dhe i mjeri ti, nëse flet fjalë jo-të hijshme, sepse për to do të japësh llogari Ditën e Kiametit. Mësoje gjuhën tënde të thotë fjalë të mira dhe të vërteta, ose të heshtë, ashtu siç na mësoi Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, në një hadith të vërtetë: “Kush i beson Allahut dhe ditës së Fundit le të flasë mirë ose le të heshtë.”

Po ashtu mos harro ta mbikëqyrësh Allahun në zemrën tënde. Shiko në zemrën tënde, se a gjendet ndonjë lloj i shirkut apo i hipokrizisë, apo devijim, apo armiqësi dhe urrejtje ndaj besimtarëve dhe dashuri ndaj jobesimtarëve, apo gjëra të ngjashme, të cilat nuk e kënaqin Allahun, azze ue xhel?

Mbikëqyre Allahun në veprat e tua, në thëniet e tua dhe në zemrën tënde, deri sa të plotësohet mbikëqyrja jote. Për këtë shkak kur u pyet Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, mbi mirësinë (ihsanin), u përgjigj: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh, edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.” Adhuroje Allahun sikur ta shohësh para teje, dhe në rast se nuk e arrin atë gradë atëherë zbrit në shkallën e dytë: “Ai vërtet të sheh ty.” E para është adhurim dëshire, ta adhurosh Allahun sikurse ta shohësh, ndërsa e dyta është adhurim frike: “sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.”

Allahu, azze ue xhel, është kudo me robërit e Tij: “Ai është me ju kudo që të gjendeni.”Hadid 4. Në tokë, në det, në ajër, në errësirë, në dritë, dhe në çdo gjendje. Kjo aludon në përsosmërinë e përfshirjes së Allahut kundrejt nesh me dituri, me fuqi, me pozitë, me drejtim etj. Mirëpo kjo nuk duhet nënkuptuar, se Allahu është me ne në të njëjtin vend në tokë, sepse Ai është mbi të gjitha këto. Vendqëndrimi i Qenies së Tij është mbi shtatë qiejt mbi Arsh, ndërsa në tokë është prezent me dijen e Tij: “I Gjithëmëshirshmi mbi Fron u ngrit (si i takon Madhërisë së Tij).”Taha 5, “Ai është i Sunduesi mbi robërit e Vet; Ai është i Urti dhe ka dijeni për gjithçka.”Enam 18, “Ai është i Larti, Madhështori” Bekare 255, “Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit.” Eala 1, “A jeni të sigurt se kush është në qiell…” Mulk 16.

Atij po ashtu nuk i fshihet asgjë në tokë dhe në qiell: “Pa dyshim, Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë dhe as në qiell!”Ali Imran 5. Këtë e sqaron në një ajet tjetër ku thotë: “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato. Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, as e njomë, as e thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Leuhi Mahfudh).”Enam 59.

Prej këtyre fjalëve që cekëm na bëhet me dije, se fuqizimi i vetëdijes së mbikëqyrjes hyjnore në shpirtin e muslimanit është i domosdoshëm dhe çdo neglizhencë e jona rreth saj është humbje dhe shkatërrim.

Le t’i kthehemi historive së popujve të mëhershëm, të cilat na i rrëfen Kurani dhe Suneti. Allahu, azze ue xhel, na njoftoi për popullin e Adit, Themudit, Faraonit dhe shumë popujve të tjerë, të cilëve i kishte dhuruar shumë të mira, duke filluar prej fizikut të tyre, vendbanimeve, bagëtive etj. Mirëpo krahas të gjitha këtyre begative që kishin, ata të gjitha i mohuan, duke i bërë së pari shirk Allahute pastaj duke i luftuar edhe të dërguarit e Tij. Harruan se Allahu i mbikëqyr veprat e tyre, e ata u bënë kryelartë në tokë. E merituan dënimin e Allahut, ashtu siç e meriton çdo zullumqar dhe prej gjurmëve të tyre nuk mbeti asgjë.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vallë, a nuk e di ti, se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad, banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe, të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?! Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)? Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.”Fexhër 7-13, dhe në fund e përfundon ajetin duke thënë: “Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!” Fexhër 14.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, po ashtu na njoftoi me disa ngjarje, të cilat e trajtojnë këtë temë dhe na bëri me dije, se sa e rëndësishme është fuqizimi i kësaj vetëdije në shpirtin e muslimanit. Prej këtyre ngjarjeve mund ta veçojmë hadithin, të cilin na e përcjell Ebu Hurejra, radijallahu anhu, prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, Allahu azze ue xhel, dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan, kurse i treti i verbër. Allahu ua dërgoi një melek, i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” Tha: “Më së shumti do të dëshiroja të kem ngjyrë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit.” Meleku e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të trupit). (Pastaj meleku) Tha: “Cilën pasuri dëshiron më së shumti?” Tha: “Devetë – ose lopët” (nuk i kujtohet saktë transmetuesit), ai ia jep një deve me barrë dhe i thotë: “Allahu të bekoftë me të!” Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (Qelani) Tha: “Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë.” Meleku e fërkon dhe ai shërohet e i jepen flokë të bukur. (Meleku) Tha: “Cilën pasuri dëshiron më së shumti?” (Qelani) Tha: “Lopët.” Meleku ia jep një lopë me barrë dhe i thotë: “Allahu të bekoftë me te.” Meleku i shkon të verbrit e i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (I verbëri) Tha: “Të ma kthejë Allahu shikimin, që t’i shoh njerëzit.” Meleku e fërkon dhe Allahu ia kthen shikimin. (Meleku) Tha: “Cilën pasuri e dëshiron më së shumti?” (I verbri) Tha: “Dhentë!” Meleku ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit, kështu që njëri (zgjebani) bëri një luginë me deve, i dyti (qelani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbri) bëri një luginë me dele. Pas kësaj meleku i vjen zgjebanit në formë dhe pamje tjetër nga e mëparshmja e i thotë: “Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur mundësitë në udhëtimin tim, prandaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti, kështu po të lutem në emrin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta vazhdoj rrugën.” (Ish zgjebani, tani pasanik) Tha: “Jo, unë kam shumë detyrime.” (Meleku) I tha: “Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër, të cilin Allahu e ka pasuruar?” Tha: “Unë  këtë pasuri e kam trashëguar nga të parët e mëdhenj.” Meleku i tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”

Meleku pastaj i shkon qelanit, por në formë tjetër, e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i përgjigjet ashtu siç iu përgjigj zgjebani. Meleku i tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë Allahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”                                   .

Pastaj meleku i shkon ish-të verbrit, por në formë tjetër, dhe i thotë: “Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur mundësitë në udhëtimin tim, prandaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç Allahut, pastaj ti. Të lutem në emrin e Atij që të ka kthyer të parët, më jep një dele, që të ndihmohem me te dhe të vazhdoj rrugën.” (Ish i verbri) Tha: “Vërtet unë kam qenë i verbër, por Allahu më ka kthyer shikimin. Merr vëlla çka të duash dhe lër çka të duash! Pasha Allahun, asgjë sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të Allahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. Meleku i tha: “Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të sprovuar. Allahu është i kënaqur me ty, kurse është i zemëruar me dy shokët e tu.” (Buhariu dhe Muslimi).

Muslimanit nuk i mbetet asgjë tjetër vetëm se të jetë i vetëdijshëm, që Allahu e mbikëqyr dhe se ai duhet t’i frikësohet në vetmi, ashtu si i frikësohet në publik, bile ai i cili i frikësohet Allahut në vetmi më shumë se haptazi, ai është i begatuar, për shkak se frika në vetmi është më e sinqertë krahas asaj, e cila shfaqet në publik dhe prej së cilës mund të sprovohesh me hipokrizi.

Prandaj ti, o vëlla musliman, kujdesu që t’i zbatosh urdhëresat dhe të largohesh prej ndalesave dhe e lus Allahun që të na mundësojë këtë, se në rast se nuk na ndihmon atëherë do të jemi të braktisur prej mëshirës së Tij, siç thotë Allahu, azze ue xhel: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”Fatiha 5.

Kur begatohet robi me udhëzim dhe ndihmë sipas kornizave të sheriatit, atëherë ky është ai njeri, të cilin Allahu e ka begatuar me të mirat e Tij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top