Ramazan i veçantë

ramadanwallpaperNuk kanë ngelur edhe shumë ditë nga ardhja e muajit Ramazan, veçori kryesore e të cilit është agjërimi gjatë gjithë këtij muaji dhe që është i detyrueshëm për besimtarët muslimanë. Por jo vetëm kaq, ky muaj duhet mbushur nga besimtarët muslimanë me të gjitha llojet e veprave të mira dhe që shpërblehen nga Allahu, si leximi i Kuranit, falja e taravive, shtimi i duasë (lutjeve) dhe çdo vepër tjetër të mirë.

E kemi titulluar këtë lajm me titullin "Ramazan i veçantë" për një fakt që ka të bëjë me xhaminë Bujaria dhe jo me diçka tjetër, sepse për të tjerat ky është një ramazan i ngjashëm me ata që kanë kaluar dhe që do të vijnë edhe në të ardhmen.

Është i veçantë për ne sepse është ramazani i parë në ambientet e reja që shoqata posedon, duke mundësuar kështu kushte më të mira dhe vënd më të mjaftueshëm për besimtarët të cilët do të frekuentojnë xhaminë për të kryer ibadete të ndryshme dhe për të fituar sa më tepër sevape gjatë ketij muaji të begatë.

Gjithashtu për ligjërata të rregullta gjatë ramazanit dhe për kryerjen e ritualeve (ibadeteve) fetare, sidomos atij të faljes së namazit, përveç imamit të xhamisë hoxhës Omer Berisha do të kemi edhe një musafir të posaçëm për këtë muaj të madh, dhe ai është hoxha nga Podujeva e Kosovës Hfz. Faruk Jashari.

Përgjatë muajit të Ramazanit nuk do të mungojnë as iftaret e shpeshta që do të shtrohen nga vullnetarë besimtarë në ambientet e shoqatës si dhe nuk do të mungojë as kafja për pak relaks.

Jeni të mirëpritur!

Top