Imami - Faruk Jashari

foto hoxhaFaruk Jashari lindi më 11 korrik të vitit 1989 në fshatin Batllavë komuna e Podujevës në Kosovë.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje ku edhe mori mësimet e para fetare nga hoxha I fshatit. Duke qenë se vinte nga një familje me traditë fetare, dëshira që mësimet t'i vazhdonte në medrese ishte shumë e madhe, gjyshi i tij për këtë e mbeshteti pa masë si ne aspektin material ashtu edhe në atë moraol-shpirtëror gjatë udhëtimit të tij të mëtejshem në kërkimin e diturisë.

Mbas përfundimit të shkollës fillore menjeherë u regjistrua ne shkollën e mesme (medresenë) "Alauddin“ në Prishtinë dhe ku maturoi në vitin 2008.

Menjeherë mbas përfundimit të medresesë në vitin 2008 udhëtoi për në Kajro në Egjipti për të vazhduar kështu udhëtimin e tij ne rrugen e shenjtë që tashmë kishte zgjedhur, dhe ajo ishte kërkimi i diturisë.

Në Egjipt arriti të përfundojë mesimin përmendësh të Kuranit dhe në fund te vitit 2009 mori titullin Hafiz.

Në vitin 2010 u pranua në Universitetin islamik të Medines, një dëshirë kjo që ishte mbjellur dhe rritur që nga shkolla e mesme. Mbas përvetësimit të mirë të gjuhës arabe filloi studimet ne fakultetin e jurisprudencës islame ne universitetin islamik të Medines ku edhe diplomoi ne vitin 2016.

Që nga shkurti i vitit 2018 është imam dhe hatib në xhaminë Bujaria në Linz të Austrisë.

Është i martuar, dhe baba i 2 djemve.

Top