Paguhet edhe shtëpia në oborr
Realizohet me sukses edhe pagesa e fundit e blerjes së ambienteve të reja të shoqatës Bujaria, u krye pagesa e shtëpisë që gjendet në oborr dhe që ishte edhe pjesa e fundit e këtij projekti.
Njerëzit e mirë që dëshirojnë shpërblim për familjet dhe vetet e tyre, që ia duan të mirën Bujarisë, shqiptarëve dhe muslimanëve të këtij qyteti, u treguan përsëri të gatshëm për të ndihmuar me hua (borxh) që të realizohet edhe blerja e shtëpisë në oborr. Për plotësimin e shumës që nevojitej një pjesë u pagua nga vetë buxheti i shoqatës, ndonëse ishte një shumë e vogël në krahasim me pjesën tjetër kjo gjë na gëzoi pa masë sepse nënkupton se sakrificat e deritanishme kanë filluar të japin frytet e tyre.
Tashmë ka ngelur vetëm plotësimi i procedurave përkatëse dhe deri nga mesi i muajit maj pritet që shetëpia në oborr të kalojë në pronësi të shoqatës Bujaria.
Në muajin e madhërueshëm të Ramazanit mundësitë dhe ambientet në dispozicion të besimtarëve këtë vit do të jenë më të mëdha se gjatë viteve të kaluara.
Borxhet që duhen shlyer janë ende të larta, por me shpresën te Allahu jemi optimistë se do ti dalim në krye me sukses këtij projekti madhështor dhe me perspektivë për të ardhmen.