Zgjidhet kryetari kuvendit të shoqatës Bujaria
Me datë 26.03.2017 u mbajt mbledhja e parë e kuvendit të ri për mandatin mars 2017-2020, në këtë mbledhje të parë u bë një prezantim me anëtarët që kanë marrë pjesë rishtazi si dhe u lexua rregullorja dhe statuti i shoqatës.
Në këtë mbledhje të parë rendi i ditës ishte zgjedhja e kryetarit të ri, anëtarët me njëri-tjetrin zhvilluan një diskutim dhe dhanë opinionet e tyre për kryetarin e ardhshëm me qëllim që të mundoheshin të bënin zgjedhjen më të mirë.
Zgjedhja e kryetarit u bë me votim të fshehtë, vëllai ynë Selim Gashi mori 12 vota pro dhe 2 kundër dhe kështu u rizgjodh përsëri në krye të kuvendit të Bujarisë për 3-vjeçarin e ardhshëm.