Kurban bajrami 2017 ne xhaminë Bujaria

kbajram2017Në xhaminë Bujaria falën sot nën udhëheqjen e imamit Omer Berisha namazin e kurban bajramit. Besimtarë të shumtë shqiptarë dhe të kombësive të tjera që jetojnë në qytetin e Linz-it si dhe rrethinat e tij që herët në mëngjes morën pjesë në faljen e bajramit.

Nën drejtimin e imamit u fal fillimisht namazi i sabahut dhe mbas tij në pritje te kohës për faljen e bajramit u mbajt një program me këshilla drejtuar të pranishmëve, recitim Kurani dhe këndim këngësh me tipare islame.

Mbas përfundimit të ritualeve fetare të namazit të bajramit të gjithë të pranishmit i uruan njëri-tjetrit gëzuar festën, u shtrua një koktejl i vogël dhe më pas u shpërndanë nëpër familjet e tyre për të vazhduar me atmosferën e kësaj dite.

 

Top