Xhiro me biçikleta

xhiromebicikleta09 17

Sot (09/09/2017) në vazhdën e aktiviteteve të saj të rregullta shoqata Bujaria nën dretimin e departamentit të sportit organizoi një xhiro me biçikleta në Linz dhe rrethinat e tij.

Ky aktivitet sa sportiv aq edhe argëtues u mbajt mbas faljes së namazit të sabahut, pjesmarrësit përpara fillimit të tij hëngren së bashku një mengjes të lehtë vëllazëror dhe më pas filluan xhiron.

Itenerari që përshkuan ishte "Shoqata Bujaria - Oedtsee (Traun)", gjithsej u përshkuan në këtë xhiro rreth 25km ku nuk munguan as pushimet e shkurtra duke shijuar peisazhet e bukura dhe duke zhvilluar biseda dhe shaka spontane.

Mbas përfundimit të kësaj xhiroje ku kënaqësia mbizotëronte ndaj lodhjes pjesmarrësit shijuan një kafe në ambientet tona dhe më pas u shpërndanë duke lënë pas një kujtim dhe përjetim të bukur.

Top