Mbahet mbledhja me xhematin për vitin 2017
Me datë 10.03.2018 në ambientet e xhamisë Bujaria u mbajt mbledhja dhe raporti vjetor për vitin 2017 me xhematin e kësaj xhamie. Mbledhja filloi me recitimin e një pjese nga Kurani famëlartë nga vëllai ynë Naser Refiku.
U raportua dhe u dhanë informacione të përgjithshme rreth aktivitetit dhe ecurisë së vitit të kaluar. Kryetari i xhamisë Selim Gashi raportoi dhe informoi xhematin për detajet kryesore në lidhje me funksionin e tij, ndryshimet dhe të rejat që kemi patur gjatë vitit të kaluar.
Imami i xhamisë kryesisht u përqendrua në ecurin aktuale si dhe si ato do të rrjedhin në të ardhmen për arsye sepse është i ri në këtë funksion.
Donlir Ejupi arkëtari i xhamisë raportoi në mënyrë të detajuar rreth gjendjes së anëtarëve, hyrjeve dhe daljeve financiare për vitin 2017
Ndërsa aktivitetin sportiv e prezantoi përgjegjësi i sportit Egzon Miftari ndërsa me ilahi na relaksoi djaloshi i talentuar Edmir Halimi.
Në fund u shtrua edhe një koktejl i thjeshtë vëllazëror.