Vepra e vazhdueshme
Përse Allahu e do punën qoftë edhe të vogël kur është e vazhdueshme dhe nuk e pëlqen punën e shumtë por që ndërpritet? Sqarim i mahnitshëm nga dy kolosë të ummetit.
Imam en Neueuij ka thënë: “Duke vazhduar të paktën vazhdon adhurimi, me përmendjen e Allahut, të ndjerit të mbikqyrjes së Tij, me sinqeritet dhe ecje drejt Zotit (me llojet e adhurimeve). Ndryshe nga e shumta e lodhshme që ndërpritet. Derisa shtohet e pakta e vazhdueshme dhe bëhet shumëfish më e madhe se e shumta e ndërprerë.”
Dhe ka thënë Ibnul Xheuzij: “Allahu i do më shumë veprat e vazhdueshme për dy shkaqe:
E para: sepse ai që e lë punën pasi e ka filluar atë, është si ai që i ndërpret lidhjet pasi i mbante ato. Dhe në këtë kuptim ai meriton qortim. Për këtë arsye ka ardhur kërcënim për atë që e dinte përmendësh një ajet pastaj e ka harruar atë, edhe pse përpara se ta dinte atë nuk e meritonte qortimin.
Dhe e dyta: sepse ai që vazhdon në mirësi është vazhdimisht në shërbim, dhe nuk është ai që qëndron një kohë të caktuar çdo ditë te porta si ai që qëndron një ditë të tërë pastaj largohet.”
“Fet’hul Barij” 1/127
Emin Bilali
Marre nga xhamiambret.com: