PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

SI TË MBROHEMI PREJ SHEJTANIT DHE VESVESEVE TË TIJ

Allahu prej mirësisë së Tij ndaj robit i bëri disa shkaqe të cilat e mbrojnë robin prej shejtanit dhe i ndihmojnë atij që nëpërmjet këtyre shkaqeve ta largon shejtanin prej vetes. Në vazhdim do t’i ceki dhjetë prej tyre:

1. Kërkimi i mbrojtjes tek Allahu prej shejtanit të mallkuar. (Duke thënë Eudhu bil-lahi mine shejtani rraxhim).

2. Leximi i dy sureve: el Felek dhe Nas.

3. Leximi i ajetul Kursi (Bekare 255).

4. Leximi i sures Bekare.

5. Leximi i dy ajeteve të fundit prej sures Bekare (ajeti 285-286).

6. Leximi i tre ajeteve të para të sures Gafir.

7. Thënia njëqind herë në ditë: “La ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul Hamdu ve Huve ala kul-li shejin Kadir”. (S’ka të adhuruar përveç Allahut Një dhe të pashoq, Atij i takon sundimi dhe Lavdërimi, Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send).

8. Përmendje e shpeshtë e Allahut, e sidomos thënia e dhikrit të mëngjesit dhe mbrëmjes.

9. Marrja e abdesit dhe falja e namazit.

10. Largimi prej shikimit të ndalur, largimi prej bisedave të kota, largimi prej përzierjes me njerëz mëkatarë e të shëmtuar dhe largimi prej vendeve ku qarkullojnë shejtanët, si tregjet, etj.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Pjesë e shkëputur nga tema:

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

SHEJH MUHAMED IBËN ABDURRAHMAN IBËN KASIM

SHENJAT E DASHURISË NDAJ PEJGAMBERIT [alejhi salatu ves selam]

Allahu,subhanehu ve teala, e veçoi Pejgamberin, Alejhi selam, me veçori te shumta, si: zotëriu i tere njerëzimit, vula e pejgambereve, i dërguar tek te gjithë njerëzit…Thotë Allahu,subhanehu ve teala,Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju… ( A’raf 158)

Ne atë qe nuk ka asfare dyshimi është se ne në raport me këtë pejgamber fisnik kemi obligime te shumta, te cilat patjetër se duhet realizuar; duhet vërtetuar thëniet e tij, duhet zbatuar atë qe ka urdhëruar dhe shmangur asaj, prej se cilës na ka ndaluar.

Poashtu ne raport me këtë pejgamber te nderuar duhet ta realizojmë edhe dashurinë ndaj tij, qofte si besim, fjale apo edhe vepër. Dashurisë ndaj tij duhet t’i japim përparësi ndaj çdo gjeje tjetër, madje edhe ndaj vetvetes sonë. Thotë Pejgamberi Alejhi selam”  Nuk ka besuar askush prej jush derisa te jem me i dashur tek ai sesa femiu, prindi dhe tere njerëzit”. ( Buhariu dhe Muslimi)?

Është e njohur se ai, i cili e do ndokë e favorizon atë dhe përputhjen me te (ne mendime, ide,etj) sepse ne te kundërtën,ai nuk është i sinqerte ne atë qe pretendon. Ai, i cili me te vërtet e donë Pejgamberin, Alejhi selam, natyrisht se do te këtë shenja, te cilat do ta argumentojnë këtë dashuri.

Ne vijim, lexues i nderuar,ke shenjat ,te cilat aludojnë ne dashurinë ndaj Pejgamberit, Alejhi selam!

1-Pasimi i tij dhe mbajtja për sunnetin e tij. Thotë Allahu ” Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë… (Ali Imran 31) Poashtu ka thënë ” Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, …(Ahzab 21). Ndërsa argumenti nga sunneti për këtë është vet fjala e Pejgamberit,Alejhi selam,”  Askush prej jush nuk ka besuar derisa edhe epshi (hobi) i tij te jete ne përputhje me atë,qe unë e solla (pra fenë)”.( Neveviu,ne El Erbeine En Nevevijje, thotë se ky hadithe është i vërtet ndërsa te tjerët e kane cilësuar si te dobët)

2- Përmendja e shpeshte e tij,mallëngjimi për ta pare sepse kush e do dike do ta përmend shume dhe do ta dëshirojë takimin e tij. Ibnul Kajjimi ka thënë” Sa here qe e përmend te dashurin, te mirat dhe gjerat qe ta sjellin dashurinë e tij,te shtohet dashuria për te,mallëngjehesh për ta takuar dhe dashuria për te ta pushton zemrën”.

3- Lavdimi me atë qe ai e meriton. Lavdimi me i mire do te ishte lëvdimi i ngjashëm me atë, qe e lëvdoi Allahu,subhanehu ve teala, ose e lëvdoi ai veten e tij. Thënë me qarte, forma me e mire është ” Es Salatu Ves Selamu Alejhi (Mëshira dhe përshëndetjet qofshin mbi te). Kjo bazuar ne fjalën e Allahut”  ” Eshtë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam..( Ahzab 56) Ne këtë ajet, Allahu,subhanehu ve teala, na urdhëroi qe te biem salavat mbi te dhe mu për këtë, Pejgamberi Alejhi selam ka thënë”  Koprrac është ai, ne prezence të të cilit përmendem, ndërsa nuk bie salavat mbi mua”.(Tirmidhiu)

4- Gjykimi sipas sunnetit te tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,” Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht. ( Nisa 65)

5- Dashuria ndaj familjes dhe shokëve te tij si dhe urrejtja ndaj armiqve te tij.

6- Mbrojtja e sunnetit te tij nga intrigat e njerëzve te prishur, nga komentet e njerëzve jokompetente dhe injorante si dhe nga dyshimet e zemërsëmurve.

7- Edukata gjate përmendjes se tij. Emri i tij nuk përmendet vetëm si emër por krahas kësaj, duhet te shoqërohet edhe me salavat, ose i thuhet “I dërguari i Allahut,Subhanehu ve teala”,etj.

8- Përhapja e sunnetit te tij dhe kumtimi i saj njerëzve. Thotë Pejgamberi Alejhi selam” ????? ??? ??? ??? Kumtoni prej meje madje edhe një ajet (tekst kur’anor ose hadith)”. ( Buhariu dhe Muslimi)

Vëlla lexues! Përpiqu qe te realizosh këtë shenja dhe dije se dashuria ndaj Pejgamberit nuk është tinguj te këndosh me ta,nuk është fjale,te cilat thuhen dhe as poezi,qe ta recitosh por është respekt,pasim dhe mbajtje traditën e tij.

E lusim Allahun,subhanehu ve teala, qe te na mundësoi pasimin e sunnetit te tij!([1])

[1] Marre nga: www.islamweb.net

Përshtati ne gjuhen shqipe: Sedat Gani Islami

RRËFIMI PËR PLAKËN QË VDIQ NË SEXHDE

Rrëfimin në vijim na e rrëfen familja e një plake, e cila në atë kohë i kishte arritur të tetëdhjetat dhe jetonte në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Plaka një ditë nga ditët ishte ulur me disa nga gratë, dhe e vërejti se ato kohën e tyre e kalojnë në muhabete e thashetheme, në përgojim e bartje të fjalëve, filania e gjatë e tjetra e shkurtë, njëra e bukur e tjera e shëmtuar, njëra e martuar e tjetra e ndarë. Plaka e vërejti se në ato muhabete nuk ka asnjë dobi dhe u largua për në shtëpinë e saj ta përmend Allahun, ashtu siç edhe vepronte gjithmonë. E mori sexhaden dhe filloi të falë namaz nate ashtu si vepronte edhe netëve tjera, mirëpo kjo natë do të dallohet nga ato të tjerat me diçka. Duke u falur plaka e nxjerr një zë, gjë që ia tërhoqi vëmendjen të birit të saj, të cilin e kishte të vetëm dhe i cili e respektonte nënën e vet shumë. I biri hyri në dhomë dhe e pa nënën se kishte ra në sexhde dhe kishte mbetur në atë gjendje. Plaka e thirri duke i thënë o biri im, në këtë moment nuk më lëviz nga trupi asgjë, përveç gjuhës. I biri i tha: Nëna ime do të dërgoj në spital. Plaka ia kthehu: Jo o biri im, më lerë këtu. I tha: Jo pasha Allahun, do të shkoj me ty në spital.

Mblidhen mjekët të shikojnë se çka munden të bëjnë, mirëpo e konstatojnë se ata nuk munden të bëjnë asgjë me caktimin e Allahut.

Plaka i drejtohet të birit dhe i thotë: O biri im, për hir të Allahut të lutem më dërgo në shtëpinë time dhe në sexhaden time. Kthehet plaka në shtëpinë e saj dhe i biri i saj i jep abdes dhe e vendos mbi sexhaden e saj dhe në atë gjendje që ishte fillon të falet.

I biri thotë: Pas një kohe të shkurtë, para sabahut, nëna ime më thirri dhe më tha: O biri im, të lë në mbrojtje të Allahut, i cili i mbron robërit e Tij dhe nuk i humb … dhe tha: Esh-hedu en la ilahe il-lAllah ue esh-hedu en-ne Muhameden resulullah … pastaj i mori frymëmarrjet e fundit dhe ndërroi jetë.

Nuk i mbeti të birit tjetër, përveç se t’ia lajnë xhenazen, duke qenë ajo në atë gjendje, në sexhde, dhe ta qefinosin duke qenë ajo në atë gjendje dhe ta bartin për t’ia falur namazin, duke qenë ajo në atë gjendje, e pastaj ta dërgojnë deri te varret dhe ajo të jetë në atë gjendje dhe t’ia zgjerojnë varrin më shumë që ta varrosin duke qenë në atë gjendje.

Njeriu si vdes, ashtu do të ringjallet Ditën e Kiametit para Allahut, e kjo plakë vdiq në sexhde dhe në sexhde do të ringjallet para Allahut, Ditën e Kiametit, me lejen e Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

KUR FLET ME ALLAHUN

Dijetari Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajt, thotë: Kur flet me Allahun, nuk ke nevojë ta mbushësh saldon e celularit tënd.

Nuk je i detyruar t’i përsëritësh fjalët e tua.

Ose të frikohesh se do të kupton në mënyrë të gabuar … për arsye se në realitet, Ai të kupton!!

Kur flet me Allahun nuk ke nevojë për fjalën “Më vjen keq se të pengoj në këtë kohë .. a ka mundësi të më japish një minutë nga koha jote”.

A e di se çka është më e rëndësishme në gjithë këtë!!

Ti nuk je nevojtar ta rrisësh zërin tënd që të dëgjon! Pa mos e folur asnjë fjalë, Ai di çdo gjë! I Vetmi, i cili nuk turpërohet që t’ia tregosh të gjitha!

Më e çuditshme është se Ai në realitet e di këtë tregim! Megjithatë … Ai të dëgjon dhe nuk lodhet dhe nuk të thotë “Folëm rreth kësaj teme një mijë herë! Të lutem të mos flasim më rreth saj herëve tjera”.

I Vetmi nga i cili nuk turpërohesh nga të qarët para Tij! Kur je në sexhde je në një  mbledhje shumë të rëndësishme me Të.

I Vetmi të cilin e donë prej një kohë të gjatë edhe pse nuk e ke takuar asnjëherë!

I Vetmi i cili të donë po ti nuk e din!

Ndoshta qan nga vështirësitë dhe problemet e tua e pastaj flenë … por Allahu nuk flenë, Ai i di të gjitha çështjet dhe problemet e tua.

Ngadalëso e mos nxito!!

Ai i mbikëqyr çështjet e tua në fshehtësi të cilat po t’i kishe ditur do të qashe nga gëzimi.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: “Nëse bashkohet qielli me tokën, Allahu për të devotshmit do të hapte vrima të dilnin nga ajo”.

A nuk e lexoni fjalën e Allahut: “Kush i frikohet Allahut i gjen rrugëdalje”.

Të mos bëhen pengesë e jotja shpresat e mëdha … për arsye se një lutje që ia drejton Allahut ta mundëson të pamundshmen.

Vetëm se thuaj: O Zot!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top