PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

DASHURIA E ALLAHUT NDAJ TË DËRGUARIT TË TIJ ALEJHI SALATU UE SELAM

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

Shumë ajete të Kuranit aludojnë në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, ku Allahu nganjëherë e lavdëron dhe e përshkruan me cilësitë më të bukura dhe më të plota, nganjëherë betohet në jetën e tij, e nganjëherë e urdhëron Umetin e tij me madhërimin dhe me respektimin e tij dhe dërgimin e salavateve të shumta mbi të.

Në vazhdim do t’i cekim disa ajete ku në to paraqitet dashuria dhe përkujdesja e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, dhe nga ato ajete e veçojmë fjalën e Allahut: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues“. Ahzab 45-46.

Thënia “dëshmitar” sipas njërit mendim është se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, do të jetë dëshmitar vetëm se përmbi Umetin e tij kurse sipas mendimit tjetër do të jetë dëshmitar përmbi të gjitha Umetet ashtu siç tha edhe vet i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam: “Ditën e Kiametit thirret Nuhi, alejhi selam, nga Allahu dhe i thotë: A e ke përcjellur Mesazhin? Nuhi, alejhi selam, thotë: Po. Atëherë i thuhet popullit të Nuhit se a ju ka përcjellur Mesazhin? Populli thotë: Nuk na ka ardhur neve qortues. Allahu atëherë i thotë Nuhit: Kush është dëshmitar për ty? Nuhi thotë: Muhamedi, alejhi selam, dhe Umeti i tij. Atëherë dëshmojnë (Muhamedi, alejhi selam, dhe Umeti i tij) se Nuhi e ka kryer misionin e tij. Pataj e lexoi fjalën e Allahut: Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit“. Bekare 143.

Allahu, azze ue xhel, poashtu tha: “Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!”. Nisa 41.

Muhamedi, alejhi salatu ue selam, është përgëzues me xhenet për ata i që nënshtrohen dhe paralajmërues me dënim të rreptë për ata që nuk i nënshtrohen: “njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues“. Ahzab 46. Ai thirr në fenë e Allahut, e qartëson të vërtetën nga e kota dhe udhëzimin nga devijimi.

Allahu ia lavdëroi gjuhën e tij dhe tha: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij”. Nexhm 3-4.

Ia lavdëroi shikimin e tij dhe tha: “Shikimi i tij nuk u shmang dhe as nuk e kaloi masën”. Nexhm 17.

Ia lavdëroi mësuesin e tij dhe tha: “Atë ia ka mësuar atij një (engjëll) shumë i fuqishëm (Xhibrili)“. Nexhm 5.

Ia lavdëroi rrugën e tij dhe tha: “Ti, me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë”. Shura 52.

Ia lavdëroi moralin e tij dhe tha: se ti je me virtyte madhore”. Kalem 4.

Allahu e urdhëroi Umetin e tij me nderimin dhe lavdërimin e tij dhe tha: Me të vërtetë, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) dëshmitar,sjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues,që t’i besoni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që ta ndihmoni eta nderoni atë (Muhamedin alejhi salatu ue selam) dhe që ta lavdëroni Atë (Allahun) me namaz në mëngjes dhe mbrëmje “. Fet’h 8-9.

Nga nderimi dhe respektimi i tij është mos nxitimi para urdhrit të tij ashtu siç na mësoi Allahu dhe tha: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij“. Huxhurat 1.

Nga madhërimi dhe respektimi i tij është mos ngritja e zërit tonë mbi zërin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç thotë edhe Allahu: O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare”. Huxhurat 2.

Nga respekti i tij është edhe mos thirrja e tij ashtu siç e thërrisnin njëri tjetrin dhe thonin: O Muhamed, o Ebu Kasim. Allahu ua ndaloi këtë dhe i urdhëroi që ta thërrasin me epitetin e Profecisë dhe filluan ta thërrasin. O lajmëtar i Allahut, o i Dërguari i Allahut.

Nga shenjë respekti i tij është dhënia e lëmoshës para këshillimit me të ashtu siç thotë edhe Allahu: “O besimtarë, kur të doni të këshilloheni me të Dërguarin, para këshillimit, jepni lëmoshë, kjo është më mirë dhe më pastër për ju. Po, nëse nuk keni, Allahu me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirëplotë”. Muxhadeleh 12.

Nga respektimi i tij është edhe ajo kur ata gjenden me atë në një punë të përbashkët nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të cilët, kur gjenden me atë (të Dërguarin) në një punë të përbashkët, nuk largohen para se të kërkojnë leje prej tij”. Nur 62.

Nga respektimi tij është edhe respektimi i etikës së vizitës kur të vizitohet i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ashtu siç thotë Allahu: “O besimtarë, mos hyni në shtëpitë e të Dërguarit, përveç rastit kur ju është dhënë leje për të ngrënë, por jo të pritni përgatitjen e tij (ushqimit)!”. Ahzab 53.

Ajo që aludon në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “dhe ta ngritëm lart emrin?!”. Inshirah 4.

Nga ngritja e emrit të tij është se kur robi e përmend emrin e Allahut sikurse në ezan apo hutbe apo ndokund tjetër e përmend edhe emrin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam.

Nga ngritja w emrit të tij është edhe largimi i ofendimit dhe nënçmimit të Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, nga ana e Kurejshëve.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell nga Muhamedi, alejhi salatu ue selam,  të ketë thënë: A nuk çuditeni se si e largon Allahu nga unë sharjen dhe mallkimin e Kurejshëve, ata e shajnë një Mudhem-mem (njeri i ultë i qortuar i palavdëruar) e une jam Muhamed (i Lavdëruari te i cili janë tubuar të gjitha cilësitë e mira).

Kurejshët kur e thërrisnin Muhamedin, alejhi salatu ue selam, ia ndërronin emrin i cili aludonte në cilësi të mira dhe të ndershme dhe thonin: Allahu e mallkoftë Mudhem-mem (njeri i ultë i qortuar i palavdëruar).

Ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është butësia me të, të cilën e cek Allahu në librin e Tij: Allahu të fal ty që u lejove atyre të mungojnë”. Teube 43.

Poashtu në ajetin: “Ai u vrenjt dhe ktheu kurrizin, kur i erdhi pranë i verbri. E ku e di ti, ndoshta ai dëshironte të pastrohej (nga gjynahet) ose të merrte këshillë, e këshilla t’i sillte dobi atij?!“.  Abese 1-4.

Ajo çka aludon në dashurin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, dhe mëshirën e Tij është thënia e Allahut: “Tâ, Hâ. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar“. Taha 1-2.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, nga dashuria e madhe që e ndjente ndaj Allahut dhe adhurimit të Tij  falte namaz nate deri sa ju ënjteshin këmbët e tij dhe Allahu e mëshiroi dhe e zbriti ajetin: “Tâ, Hâ. Ne nuk ta kemi shpallur Kuranin ty (o Muhamed), për të të munduar“. Taha 1-2.

Nga ajetet që aludojnë në mëshirë të Allahut ndaj tij e kemi edhe ajetin: “Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata, por keqbërësit po mohojnë shpalljet e Allahut”. Enam 33.

Nga mëshira e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, i tha që të mos mërzitet nga përgënjeshtrimi që ia bënin populli i tij dhe i zbriti ajete ku në to tha: “Ne e dimë se ty të zemëron ajo që thonë ata. Në të vërtetë, nuk je ti ai që po mohojnë ata” Enam 33. Kjo për arsye se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ishte i sinqerti dhe besniku dhe jobesimtarët e kishin besim se ai nuk gënjen për Allahun por ata i mohonin argumentet e Allahut dhe mohimi nuk bëhet vetëm se pas njohjes ashtu siç e cekë edhe Allahu në Kuran: “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta”. Neml 14.

Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, kënaqësia e Allahut me të ashtu siç thotë edhe Allahu në Kuran: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli. Mirë pra, Ne do të të kthejmë ty nga kibla që të kënaq ty. Prandaj, ktheje fytyrën tënde nga Xhamia e Shenjtë (Qabeja)!”. Bekare 144.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në fillim u fal kah Bejtul Makdesi shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë muaj dhe dëshira e tij ishte që të kthehet kah Qabeja e Ndershme dhe Allahu i zbriti ajete ku tha: “Ne të pamë ty (Muhamed) që vazhdimisht drejtoje shikimin nga qielli”. Bekare 144.

Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është edhe surja Duha. Thuhet se shkaku i zbritjes së këtij ajeti ka qenë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e kishte pas lënë namazin e natës për disa arsye të disa pengesave që i kishte në ato momente dhe Umu Xhemil, gruaja e Ebu Lehebit, kishte pas thënë se ky shoku i juaj e ka lënë namazin dhe Allahu e zbriti në mbrojtje të Dërguarit të Tij suren Duha.

Nga ajo që aludon në dashurinë e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është se Allahu është betuar në jetën e tij dhe ka thënë: “Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!”. Hixhr 72.

Imam Taberiu, Allahu e mëshiroftë, thotë. “Allahu nuk është betuar në jetën e askujt tjetër përveç se në jetën e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, dhe jeta e tij është meritore për të betuar në të duke pasur parasysh hajrin e përgjithshëm dhe të veçantë në të”.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është edhe thënia e Allahut: “Betohem për këtë vend, në të cilin ti je i lirë (o Muhamed)“. Beled 1-2.

Vendi i cekur në ajet është Mekja. Ky është vendi më i ndershëm dhe është rritur ndershmëria e tij me qëndrimin e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, në të.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është se Allahu na urdhëroi me një çështje nga e cila Ai vet filloi i pari e pastaj melekët e Tij dhe nuk ka në gjithë Kuranin ndonjë urdhër ligjor në këtë formë: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me selam!. Ahzab 56.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe përkujdesjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “I Cili e sheh qëndrimin tënd në këmbë (gjatë namazit) dhe lëvizjet e tua midis atyre që përulen në sexhde”. Shuara 218-219.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe përkrahjen e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin, alejhi salatu ue selam), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne”. Teube 40.

Nga ajo që aludon në dashurinë dhe respektin e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, është thënia e Allahut: “Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin”. Hixhr 95.

Allahu garantoi se Ai do t’i dënon të gjithë ata që tallen me të Dërguarin e Tij, alejhi salatu ue selam.

Kur i tha atij Ebu Lehebi tu thafshin duart tërë ditën a për këtë na tubove? Allahu zbriti ajete ku tha: “Ju thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka! Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera. Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara, po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit, në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme”. Mesed 1-5.

Çdo musliman deri Ditën e Kiametit do ta lexon këtë ajet: “Ju thafshin duart Ebu Lehebit”. Mesed 1.

Poashtu ia  mbrojti nderin të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, në rastin e shpifjes ndaj Aishes, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dhe zbriti ajete të cilat do të lexohen deri Ditën e Kiametit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË KEQ

Pasi që vendbanimi i robit pas vdekjes së tij është i fshehtë për krijesat dhe dituria është vetëm tek Allahu, nuk i takon askujt që të gjykojë për një krijesë të Allahut se a është banor i xhenetit apo i xhehenemit. Përjashtim bëhet vetëm për ata për të cilët na kanë ardhur citate të qarta prej Kurani dhe Suneti se janë banorë të xhenetit apo xhehenemit.

Mirëpo pasi që përfundimi i njeriut sipas të dhënave të mbledhura si pasojë e vëzhgimeve të drejtpërdrejta është bërë tregues i asaj se robi a shpresohet të jetë prej banorëve të xhenetit apo të xhehenemit, neve na lejohet që disa njerëz t’i përgëzojmë dhe të shpresojmë për ata xhenetin e për disa të frikohemi dhe të shpresojmë rahmetin, sipas asaj çka ka vepruar robi i Allahut.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Ka prej jush që punojnë vepra të banorëve të xhenetit (sipas asaj çka e shohin njerëzit)mirëpo ata janë prej banorëve të xhehenemit. Ka prej jush që punojnë vepra të banorëve të xhehenemit, mirëpo ata janë prej banorëve të xhenetit. Veprat shpërblehen sipas përfundimit të saj”.

Ibën Batal, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Në fshehtësinë e përfundimit të veprave prej robit gjejmë urtësi të madhe. Po ta dinte robi i Allahut se do të jetë prej të shpëtuarve do t’i hynte vetja në qejf  dhe do ta braktiste punën. Po ashtu po ta dinte se do të jetë prej të shkatërruarve do ta braktiste punën dhe do t’i shtonte veprat e shëmtuara. Prandaj u fsheh kjo dituri prej tij që ai gjithmonë të jetojë mes shpresës dhe frikës”.

Ky ishte shkaku se pse njerëzit e mirë frikoheshin prej përfundimit të keq. Ata përpiqeshin që gjithmonë të kenë mendim të mirë për Allahun, të veprojnë vepra të mira dhe ato të jenë të vazhdueshme.

Malik ibën Dinar, Allahu e mëshiroftë, falte namaz tërë natën, e kapte mjekrën e tij dhe thoshte: “O Zot, Ti i di banorët e xhenetit dhe banorët e xhehenemit, ku do të jetë vendbanimi i Malikut?

Sufjan Theurijut,  Allahu e mëshiroftë, kur iu afrua vdekja filloi të qajë dhe njëri prej tyre që ishte prezent i tha: “O Sufjan a qan për shkak mëkateve të shumta që i veprove? –Tha: Jo, por frikohem se mos po më rrëmbehet imani para vdekjes”.

Pasi që çështja e përfundimit qenka e madhe njeriut i takon të kujdeset për llogaritjen e vetvetes dhe të paralajmërohet prej mashtrimeve të epshit e shejtanit dhe të nxitojë kah pendimi i sinqertë. Çdo shkujdesje dhe neglizhencë prej anës së tij do të jetë pendim e mallkim dhe akuzat për këtë gjendje nuk duhet t’i drejton askujt tjetër përveç se në adresën e tij.

O ju musliman,

Pamjet e momenteve të vdekjes janë prej gjendjeve më të rënda për njeriun. Dhembjet e saj janë të rënda e mundimet të papërshkrueshme. Robi nëse do ishte qenë prej tyre që e pastrojnë shpirtin me vepra të mira dhe e përmirësojnë të brendshmen dhe të jashtmen e tyre për hir të Allahut, për të shpresohet përfundim i mirë. Nëse do ishte prej tyre që i bëjnë padrejtësi vetes me mëkate e gjynahe përfundimi i tij frikohet se nuk do të jetë i mirë. Allahu askujt nuk i bën padrejtësi, i jep atij çka do me mëshirën e Tij dhe i merr atij çka do me drejtësinë e Tij.

Imam Abdulhak el Ishbilij,  Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dije se përfundimi i keq nuk është përveçse për atë i cili mendjen e ka të shëmtuar dhe këmbëngul në veprimin e mëkateve të mëdha e shkatërruese, më e keqja është kur sprovohet me këtë sprovë para se të vdesë dhe nuk ka mundësi të pendohet, Allahu na ruajt prej kësaj gjendje. Belaja më e madhe është kur njeriu është i përqendruar në fe e pastaj i ndryshohet gjendja, fillojnë mëkatet t’i duken të mira e t’i veprojë dhe kjo të bëhet shkak i përfundimit të tij të keq, Allahu na ruajt: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” Rad 11. Ndoshta ndonjë lloj i mëkatit apo shpifjes në ato momente të vështira bëhet shkaktar për marrjen e zemrës së tij, robërimin e mendjes së tij, fikjen e dritës së tij, i vendoset perde, nuk i bën dobi rikujtimi e as këshilla, dëgjon zërin i cili ia përsërit shehadetin por nuk e kupton qëllimin e tij dhe vdes në këtë gjendje të mjerueshme e cila është shenjë e përfundimit të keq të tij”.

Imam el Ishbilij, Allahu e mëshiroftë, pastaj e cek një rast të një përfundimi të keq dhe thotë: “Përcillet se në Egjipt jetonte një njeri i cili ishte muezin dhe imam xhamie dhe të gjithë e njihnin si njeri i devotshëm. Një ditë u ngrit lartë në minare për ta thirrur ezanin, ndërsa poshtë minares afër xhamisë ishte shtëpia e një të krishteri. Shikoi në brendësinë e asaj shtëpie, e pa një vajzë të bukur me të cilën u sprovua, e la ezanin zbriti poshtë dhe hyri në shtëpinë e asaj vajze.  Vajza i tha: Çka dëshiron prej meje? – Ky i tha: Të dëshiroj ty. – Vajza e pyeti: Pse? –Iu përgjigj: Ma rrëmbeve zemrën dhe ma rrëmbeve shpirtin. – Vajza i tha: Asnjëherë nuk do të bëhem e jotja. – Ky ia ktheu: Atëherë do të martoj. – Vajza: Ti je musliman e unë e krishterë. Babai im nuk do të më martojë asnjëherë për ty. –Tha: Atëherë unë do të bëhem i krishterë. – Vajza: Bëhu dhe do të martohem për ty. – U bë i krishterë për ta martuar atë vajzë, atë ditë qëndroi në shtëpinë e saj dhe po të njëjtën ditë doli në tarracë të shtëpisë ku edhe ra prej saj dhe vdiq. E humbi vajzën, e humbi fenë, e humbi ahiretin dhe Allahu ia mori shpirtin si jobesimtar për shkak se epshin e tij e bëri Zot”.

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell se një njeriut i është thënë në prag të vdekjes: Thuaj: La ilahe il-lallah, ai ka thënë: Nuk më bën dobi mua kjo fjalë, unë nuk di që kam falur për Allahun ndonjë namaz? Dhe nuk e ka shqiptuar këtë fjalë.

Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell prej Abdulaziz ibën Ebi Revad, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: Kam prezantuar tek një njeri i cili ishte në agoninë e vdekjes dhe ia përkujtonin atij fjalën La ilahe il-lallah, dhe në fund ai nuk e shqiptoi këtë fjalë dhe tha unë e mohoj këtë që e thua dhe vdiq në këtë gjendje. Thotë transmetuesi kam pyetur për të çfarë ka bërë: Mu përgjigjën se ai ka qenë i dhënë pas alkoolit. Abdulaziz ibën Ebi Revad thoshte: Frikësohuni nga mëkatet sepse këto janë ato që e kanë sjellë në këtë situatë.

Dhe të ngjashme si kjo e përmend Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Ka qenë një njeri i cili ulej me ata që pinin alkool, pasi që i erdhi vdekja erdhi një njeri ia kujtonte shehadetin kurse ai i tha atij: Pi ti pastaj më jep të pijë edhe unë, pastaj vdiq. Një rast tjetër që e përmend Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El Kebair (Mëkatet e mëdha) se një njeri i cili luante shah kur ishte në agoni të vdekjes, i është thënë atij, thuaj: La ilahe il- lallah, ai tha: Luaj ti, pastaj vdiq, e mundi gjuha e tij me atë që e kishte kaluar tërë jetën e tij dhe në vend se ta thotë fjalën e teuhidit (La ilahe il-lallah) ai tha luaj ti.

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu e përmend se një person ishte i njohur me dashurin ndaj këngës dhe muzikës dhe ngado që shkonte i përsëriste ato dhe kështu pasi që i erdhi agonia e vdekjes i është thënë atij: Thuaj: La ilahe il lallah, ai filloi të këndonte derisa vdiq dhe nuk e shqiptoi fjalën e teuhidit.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, po ashtu thotë më kanë treguar disa tregtarë për një të afërm të tyre kur i erdhi agonia e vdekjes, njerëzit përreth tij filluan t`ia kujtojnë fjalën: La ilahe il-lallah, kurse ai thoshte: Ky mall kushton kaq, ky mall është i lirë, ky myshteri është i mirë derisa vdiq dhe nuk e shqiptoi shehadetin.

Një tjetrit i thonin thuaj la ilahe il-lallah. Thonte: Ah, ah, nuk mundem ta shqiptoj.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, u përpoq t’i komentojë tregimet që i përmendëm me herët, dhe tha: “I Lartësuar qoftë Allahu, kjo çfarë kanë parë njerëzit është mësim për ata që kanë mendje? Kur njeriu është në gjendje të mirë shëndetësore, i fortë dhe i fuqishëm shejtani mundohet ta mbizotërojë atë dhe ta fusë në mëkate ndaj Allahut të Madhëruar, e bën atë që zemra e tij të jetë e pakujdesshme në përmendjen e Allahut, e bën që të harron ta përmend Allahun me gjuhën e tij dhe e bën që ta largojë nga adhurimet e gjymtyrëve, kjo kur është njeriu i fortë dhe i fuqishëm, atëherë si mendon ti kur njeriut i bie kjo forcë, dobësohet dhe plaket? Në kohën kur ky njeri fillon të ndiej dhimbje në trupin e tij dhe fillon të ankohet për dhimbjet që i ndien, në këtë situatë shejtani i mallkuar e përmbledh të gjithë fuqinë dhe synimin e tij për ta fituar këtë person dhe për ta kthyer nga ai dëshiron, shejtani është shumë i fortë në këtë gjendje kurse personi në fjalë është më së ligështi në këtë gjendje prandaj vështir është që të shpëtojë ky njeri në këtë situatë përveç atyre që i forcon Allahu. Allahu, azze ue xhel, thotë: Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë”. Ibrahim 27.

Përfundimi i keq është dy shkallë, Allahu na ruajt prej tij:

E para: Është përfundim shumë i keq dhe i tmerrshëm, ky përfundim është kur në prag të vdekjes e kap njeriun dyshimi, mohimi, kufri dhe të folurit diç që është në kundërshtim me atë që ka zbritur Allahu apo ka treguar Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem.

E dyta: Është më e vogël se kjo e para: Kjo është kur në prag të vdekjes njeriu fillon të dëshirojë ndonjë gjë prej gjërave të dynjasë, apo ndonjë dëshirë prej dëshirave të ndaluara dhe kjo i shfaqet atij në momentin e vdekjes në zemrën e tij, njeriu vdes në atë gjendje çfarë ka jetuar, nëse ka qenë nga ata që ka dhënë kamatë ai do të përfundojë me këtë mëkat të madh, nëse ka qenë nga ata që ka vepruar harame të tjera si p.sh.: Drogë, muzikë, cigare dhe fotografi pornografike, u ka bërë padrejtësi njerëzve e të ngjashme si këto përfundimi i tij do të jetë i keq, Allahu na ruajt. Mirëpo nëse është nga ata që kanë qenë njësues të Allahut ata do të jenë të mbrojtur nga dënimi i Allahut.

O ju musliman,

Pasi që përfundimi i keq është çështje e rrezikshme për jetën e njeriut na detyrohet t’i njohim disa prej shkaqeve më kryesore të cilat na drejtojnë nga ajo me qëllim që t’i largohemi dhe mos t’i afrohemi.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq është: Braktisja e ahiretit dhe dashuria ndaj dynjasë.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar. Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe)dhe nuk beson shenjat e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm”. Taha 124-127.

Imam Abdulhak el Ishbilij,  Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dije, Allahu të mëshiroftë, se përfundimi i keq ka shkaqe, mënyra dhe rrugë. Më kryesorja është dashuria ndaj dynjasë, braktisja e ahiretit dhe bërja e mëkateve”.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq po ashtu është: Lënia e pendimit për më vonë, vazhdimësia në mëkate dhe mospërfillja e detyrimeve.

Shumë njerëz pretendojnë se do të pendohen prej mëkateve, por kur? Beqari thotë do të pendohem kur të martohem. Studenti thotë do të pendohem kur t’i përfundoj studimet. Fukaraja thotë do të pendohem kur të punësohem. I riu thotë do të pendohem kur të plakem dhe kështu me radhë, secili e cakton një afat kohor se kur do të pendohet. Mirëpo i parashtrohet pyetja të gjithëve se kush ju garanton se do ta mbërrini realizimin e këtyre shpresave? A nuk frikoheni se Allahu do t’jua marrë shpirtin para se t’i realizoni shpresat e juaja? Po edhe nëse e mbërrini atë afat kohor që e dëshironi, kush ju garanton se do të pendoheni kur dihet se jetën e keni kaluar në mëkate dhe epshe, të cilat në shumicën e rasteve janë shkak i rrotullimit të zemrës dhe shkatërrimit të saj? Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë”! Enfal 24.

Allahu, azze ue xhel, thotë : “Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta”, e pastaj e qartëson shkakun e këtij largimi ku thotë:“sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë”. Pra shkaku i saj ishte refuzimi i të vërtetës kur iu erdhi herën e parë, e pastaj thotë: “Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim”. Enam 110.

Allahu e mallkon një popull të cilin e mashtrojnë shpresat dhe i braktisin punët e ahiretit, e pastaj kur i vjen exheli ata janë në shkujdesje. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin muslimanë. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh”! Hixhr 2-3.

Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, thotë: “Frikohem për ju prej dy gjërave: Prej shpresës së gjatë dhe pasimit të epshit. Shpresa e gjatë është shkak për harrimin e ahiretit, kurse pasimi i epshit të largon prej të vërtetës”.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq po ashtu është: Dashuria ndaj mëkateve.

Njeriu kur vazhdon të bëjë mëkate dhe nuk nxiton që të pendohet prej tyre, ia dobëson zemrën dhe ia mbisundon mendjen në momentet e fundit të jetës që të mos pendohet prej saj. Allahu shpirtin ia merr në këtë gjendje dhe kështu do të ringjallet Ditën e Kiametit.

Xhabiri, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo rob do të ringjallet ashtu siç ka vdekur”.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Mëkatet dhe pasionet e zhgënjejnë vepruesin e tyre para vdekjes së bashku me shejtanin dhe kështu që kur i shtohet edhe besimi i dobët në ato momente, atëherë prite përfundimin e keq”.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq po ashtu është: Veprimi i risive, pasimi i atyre që i veprojnë ato dhe mbrojtja e saj me të gjitha mënyrat e mundshme.

Imam el Kazuinij, Allahu e mëshiroftë, kur flet për përfundimin e keq thotë: “Përfundimi i keq ka shkaqe të shumta, mirëpo më të rënda dhe më së shumti që duhet të frikohemi janë dy gjëra:

E para: Risia e rrënjosur në zemrën e vepruesit të saj, i cili tërë jetën e vepron duke menduar se ajo është e vërtetë, mirëpo në fakt ajo është e kotë.

E dyta: Besimi i dobët, dashuria ndaj dynjasë e cila e mbisundon zemrën e njeriut dhe dashuria e dobët ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Atë të cilin epshet dhe pasionet e udhëheqin tërësisht do ta urrejë fenë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do ta urrejë përmendjen e vdekjes dhe momentin e saj, do ta urrejë largimin prej kësaj bote dhe takimin me Allahun. Në këtë rast kemi frikë për të se do t’i largohet besimi prej gjoksit të tij.

Pasi që i përmendëm shkaqet e përfundimit të keq detyrohemi që ta angazhojmë veten me adhurime dhe devotshmëri, t’i largohemi mëkateve dhe asaj çka e ka ndaluar Allahu, të lutemi vazhdimisht që përfundimi i jonë të jetë i mirë dhe të kemi mendim të mirë për Allahun.

Abdullah ibën Amër, radijallahu anhu, na përcjell se e ka dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Të gjitha zemrat e bijve të Ademit janë në mes dy gishtave prej gishtave të Allahut sikurse një zemër e vetme, i rrotullon nga të dojë”

Dhe pastaj ka thënë: “O Ti i cili i rrotullon zemrat, forcona zemrat tona në nënshtrim ndaj Teje”

E lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbrojë prej përfundimit të keq dhe gjithë rrugëve të cilat na drejtojnë nga ajo dhe të na mundësojë të vdesim ashtu siç dëshiron Allahu prej robit të Tij.

përgatiti dhe përkthehu: Irfan JAHIU

SHENJAT E PËRFUNDIMIT TË MIRË

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102dhe “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” Hixhr 99.

Prej ajeteve kuptojmë se Allahu i porosit robërit e Tij që të stolisen me petkun e devotshmërisë, të jetojnë si musliman dhe të vdesin vetëm si musliman. Nuk ka kënaqësi më të madhe për robin se sa të vdesë si besimtar në Zotin e tij dhe të jetë i kënaqur me fenë e tij. Kjo është rruga e vetme e cila e drejton kah lumturia e kësaj bote dhe asaj të amshueshmes dhe e shpëton prej brengave e pikëllimit të dyja botëve. A ka qenë dhe a do të jetë ky njeri i lumtur apo i pikëlluar do të dëshmojnë veprat e tij në fund. Asnjëri prej nesh nuk ka njohuri për qëllimet e zemrave të njerëzve, prandaj kur gjykojmë, gjykojmë sipas asaj çka e shohin sytë e tanë dhe sipas asaj se si shpërblehen veprat në fund të saj. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Veprat shpërblehen sipas përfundimit të saj.”

Dijetarët duke u bazuar në këtë hadith i kanë përcjellë shenjat e përfundimit të veprave dhe kanë konstatuar se ka shenja të përfundimit të mirë dhe shenja të përfundimit të keq, sipas asaj çka ka vepruar robi i Allahut: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” Zelzele 7-8.

Sot me emrin e Allahut do të flasim për shenjat e përfundimit të mirë, e në hutben e ardhshme do të flasim për shenjat e përfundimit të keq.

Allahu, azze ue xhel, me mirësinë e Tij i ka caktuar disa shenja të qarta që aludojnë në përfundimin e mirë të njeriut, prandaj çdo njeri që vdes me ndonjërën prej tyre është për përgëzim.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë është:Thënia e shehadetit (la ilahe il-lallah) në çastet e fundit të jetës.

Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, na përcjellë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai i cili thotë si fjalën e fundit la ilahe il-lallah hyn në xhenet.” 

 – Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Rënia dëshmor në fushën e betejës.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas). Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” Ali Imran 169-171. 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Dëshmorit tek Allahu i Lartësuar i jepen gjashtë gjëra: I falen të gjitha mëkatet që në shpërthimin e parë të gjakut që del prej tij, e sheh vendin e tij në xhenet, mbrohet prej dënimit të varrit, sigurohet nga frika më e madhe(fryrja në Sur)pajiset me stolinë e besimit, martohet me hyritë e xhenetit dhe i pranohet ndërmjetësimi për shtatëdhjetë të afërmve të tij.”   

Disa prej dijetarëve thonë se dëshminë shpresohet ta fiton edhe ai i cili e kërkon me sinqeritet në zemrën e tij, mirëpo nuk i mundësohet që të vdes në luftë. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush kërkon prej Allahut që të bie dëshmor në luftë, Allahu ia mundëson që t’i mbërrin gradat e dëshmorëve edhe nëse vdes në shtrat.” 

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja me djersë në ballë. 

Burejda ibën Hasibi, radijallahu anhu, u nis në Horasan për të vizituar një vëlla të tij të sëmurë. Kur arriti, e gjeti në momentet e vdekjes. Balli i tij ishte me djersë. Burejda në shenjë gëzimi tha: “Allahu Ekber! Kam dëgjuar Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, të thotë:“Vdekja e besimtarit është me djersë ne ballë.”

Dijetarët u përpoqën ta japin komentin e këtij hadithi duke vlerësuar se kjo vjen si rezultat i dhimbjeve të rënda të vdekjes, që t’i falen mëkatet dhe ta takon Allahun i pastër prej mëkateve. Disa thanë se kjo është rezultat i turpit të robit prej Allahut, për shkak se kur i vjen përgëzimi i kujtohen mëkatet e bëra, turpërohet para takimit me Allahun dhe i dalin djersët. Disa thanë se vdekja me djersë në ballë është shenjë e vdekjes së besimtarit edhe pse nuk kuptohet qëllimi i saj.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja natën e Xhumasë (e cila fillon me perëndimin e diellit të ditës së Enjte)ose ditën e saj.

Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhu, na përcjellë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo musliman që vdes ditën ose natën e Xhumasë, Allahu e mbron nga sprova e varrit.”

Kjo na mëson se vlera e kohës dhe merita e vendit kanë gjurma të mëdha.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja nga sëmundja e murtajës.

Enes ibën Malik, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Për çdo musliman, vdekja nga murtaja është vdekje shehidi”.

Aisha, radijallahu anha, na përcjellë se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për murtajën dhe ai i ka treguar se: “Ajo është dënim që Allahu ia dërgon kujt të dojë, ndërsa për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nuk ka asnjë rob që gjendet në vendin ku është shpërndarë murtaja dhe qëndron aty, duke bërë durim dhe duke e ditur se asgjë nuk do ta godas përveç asaj që Allahu ia ka caktuar, e të mos e ketë shpërblimin e shehidit.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Ditën e Kiametit vijnë dëshmorët dhe ata të cilët kanë vdekur prej murtajës, dhe thonë ata të cilët kanë vdekur prej murtajës: Ne jemi dëshmorë. U thuhet: Shikoni kah ata, në rast se janë plagët e tyre sikurse plagët e dëshmorëve të cilëve u rrjedh gjak me erë të miskut, ata janë dëshmorë. Kur shikohen, me të vërtetë i gjejnë ato shenja tek ata.” 

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja e gruas për shkak të barrës së fëmijës.

Ubadeh ibën Samit, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, vizitoi Abdullah ibën Revahën, radijallahu anhu, i cili ishte sëmurë dhe na tha: “A e dini cilët janë dëshmorët e umetit tim?” Të pranishmit thanë: “Muslimani i vrarë në fushë të betejës është dëshmor.” – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “Atëherë, dëshmorët e umetit tim qenkan pak. Muslimani i vrarë në rrugë të Allahut është dëshmor, muslimani që vdes nga sëmundja e murtajës është dëshmor, gruaja që vdes për shkak të fëmijës së saj në bark është dëshmor.”

Dijetarët thonë se në hadith bën pjesë gruaja që vdes në lindje ose vdes dhe fëmija është në barkun e saj.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja nga sëmundjet e barkut.

Abdullah ibën Jesar thotë se isha ulur me Sulejman ibën Sured dhe Halid ibën Irfatah dhe e përmendën se një njeri kishte ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së barkut. I tha njëri tjetrit: A nuk ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem“Ai i cili vdes prej sëmundjeve të barkut nuk dënohet në varr.” –Tjetri iu përgjigj: “E the të vërtetën.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, me një hadith thotë: “Ata që vdesin me sëmundje të barkut janë dëshmorë.”

Janë dhënë disa mendime se për cilat sëmundje të barkut bëhet fjalë në këtë hadith. Një mendim është për atë që vdes nga fryrja e barkut, një mendim i dytë është për atë që vdes nga diarreja, dhe një mendim tjetër është se i përfshin të gjithë ata që vdesin nga çfarëdolloj dhimbje barku.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja nga mbytja në ujë, nga shembja e ndonjë objekti, nga djegiet dhe nga sëmundja e tuberkulozit.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Pesë kategori (të vdekurish) janë dëshmorë: Ata që vdesin nga sëmundja e murtajës, ata që vdesin me sëmundje te barkut, të mbyturit, ata që vdesin nga ndonjë objekt që shembet mbi ta dhe dëshmorët në rrugën e Allahut.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “…i djeguri është dëshmor …”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ai që vdes nga tuberkulozi është dëshmorë….”

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Roja që vdes në rrugë të Allahut, duke mbrojtur muslimanët dhe vendin e tyre.

Selman el Farisij, radijallahu anhu, na përcjellë prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, se ka thënë: “Qëndrimi roje në rrugë të Allahut një ditë dhe një natë, është më i vlefshëm se agjërimi i një muaji dhe falja gjatë netëve të tij. Nëse ai vdes, puna që bënte i vazhdon akoma, i vazhdon risku dhe ruhet nga sprova i Munkerit dhe Nekirit në varr.

Fudaleh ibën Ubejd, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo të vdekurit veprat i përfundojnë me vdekjen e tij përveç atij i cili vdes si roje në rrugë të Allahut. Atij i vazhdojnë veprat deri Ditën e Gjykimit dhe mbrohet prej sprovës së varrit.”

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja duke bërë punë të mira.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tregon: “Kush thotë “La ilahe il-lallah” duke e kërkuar Fytyrën e Allahut dhe mbyll jetën me ketë fjalë, futet në xhenet. Kush agjëron një ditë për hir të Allahut dhe mbyll jetën me të, futet në xhenet, dhe kush jep një sadaka për hir të Allahut dhe mbyll jetën me të, futet në xhenet.”

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij: “Dispozitat e xhenazes dhe risitë në të” thotë: “Me ketë rast dëshiroj të tregoj se edhe vëllai im më i madh Muhamed Naxhi Ebu Ahmedi ka vdekur gjatë Haxhit, vitin e kaluar (1401 h), me një punë të mirë, inshallah. Ai vdiq gjatë hedhjes së gurëve në ditën e fundit të Teshrikut (qëndrimit në Mina). Disa haxhilerë më kanë treguar se një shokë i tij (vëllait) i kishte dhënë një gotë çaji me dorën e majtë. Ai i thotë: “O vëlla, ma jep me të djathtën. Mos e kundërshto Sunetin!” (apo diçka të përafërt me këtë), dhe në atë çast vdiq, Allahu e mëshiroftë, dhe na takoftë ne dhe atë me Profetët, të sinqertët (si Ebu Bekri), shehidët dhe të drejtit, sepse këta janë shoqërues të shkëlqyer.”

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Ai që vritet nga një prijës tiran, për shkak se e ka këshilluar atë sinqerisht.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tregon se: “Zotëria i shehidëve është Hamza ibën AbdulMutalibi dhe një burrë që ngrihet para një prijësi tiran, e urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja, ndërsa prijësi e vret.”

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja duke mbrojtur pasurinë personale, fenë dhe vetveten.

Seid ibën Zejd, radijallahu anhu, na përcjellë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë“Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është dëshmor, kush vritet duke mbrojtur familjen e tij është dëshmor, kush vritet duke mbrojtur fenë e tij është dëshmor dhe kush vritet duke mbrojtur gjakun e tij (vetveten) është dëshmor.”

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, thotë se një njeri erdhi tek Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i tha: O i Dërguari Allahut, në rast se një njeri vjen dhe dëshiron që të ma merr pasurinë time, çfarë të veproj? – I tha: “Mos ia jep pasurinë tënde.” –Po nëse më lufton? – I tha: “Luftoje edhe ti.” – Po nëse më vret? – I tha: “Ti je shehid.” – Po nëse unë e vras? – I tha: “Ai është në xhehenem.”

Ajo çka duhet të dihet në këtë rast është se dijetarët dëshmorët i ndajnë në tre grupe:

Grupi i parë: Dëshmor në dynja dhe ahiret. Ky është ai i cili vritet në betejë për hir të Allahut.

Grupi i dytë: Dëshmor në dynja. Ky është ai i cili ishte dyfytyrësh.

Grupi i tretë: Dëshmor vetëm në ahiret. Ky është ai i cili e meriton shehidllëkun sipas parimeve sheriatike, mirëpo nuk realizohen dispozitat e tij në dynja, si i mbyturi në ujë, e kështu me radhë.

E lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta ta bën përfundimin tonë të mirë dhe të jetë i kënaqur me ne. O Zoti jonë, bëna prej atyre që jetojnë si musliman, vdesin si musliman dhe ringjallen para Teje si musliman, me vepra të mira dhe të pranuara.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

DËNIMET DHE NDËSHKIMET

Lavd falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri Kuranin udhëzimin për njerëzimin. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një, Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë) Paqedhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim).

Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju vëllezër besimtarë,

Allahu i krijoi krijesat për ta adhuruar, ua qartësoi rrugën e drejtë dhe atë të gabuarën, ia bëri kusht njeriut nënshtrimin që ta fiton lumturinë kurse për atë që rebelohet ndaj dhurimit të Tij i përgatiti dënim të rëndë. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed)se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti, dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm”. Hixhr 49-50.

Allahu është i plotfuqishëm dhe nëse e zbret dënimin e Tij nuk ka kush që e kthen prapë. Për këtë arsye i paralajmëroi krijesat prej Tij, zemërimit të Tij, dënimit të Tij dhe tha: “Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij”. Ali Imran 28.

Dënimet hyjnore janë ligj prej ligjeve të Allahut që nuk ndërrohen e zëvendësohen dhe për këtë Allahu thotë: “Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetëtAli Imran 137.

Popujt e mëhershëm u dënonin duke u çrrënjosur tërësisht siç ishte shembulli i popullit të Nuhit, Adit dhe Themudit. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë”. Enam 45.

Kur u dërgua Musai, alejhi selam, Allahu prej mëshirës së Tij e ngriti dënimin e shkatërrimit të popullit në tërësi dhe për këtë tha: “Pasi i shkatërruam breznitë e mëparshme, Ne i dhamë Musait Librin”. Kasas 43.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Para se të zbresë Teurati Allahu i shkatërronte ata që i përgënjeshtronin Pejgamberët me dënim të rëndë e të shpejtë duke i çrrënjosur tërësisht”.

Ndëshkimi i çdo populli ndryshon sipas gradës së mëkateve që i vepron ai popull dhe ndëshkimin e parë që e zbriti Allahu në tokë ishte përmbytja. Allahu, azze ue xhel, për popullin e Nuhit thotë: “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën”. Nuh 25. Poashtu e dënoi Faraonin dhe ushtarët e tij me të njëjtin dënim: “Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det”. Earaf 136. Mbretërinë e Sebe’esë e shkatërroi me ujë: “Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës”. Sebe’e 16. Kurse atyre që u siguruan se nuk do t’i kaplon ndëshkimi u tha: “Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë e t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj”. Isra 69.

Populli i Adit u shkatërrua me furtunë të rreptë: “Kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë”. Haka 6. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, kur shihte se afrohen retë apo afroheshte furtunë frikohej, saqë Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, i tha:”O i Dërguar i Allahut, njerëzit kur shohin retë gëzohen, nga shpresa se sjell shiun, kurse të shoh ty se e urren këtë gjë? Tha:

“Kush më garanton se nuk ka në te dënim. Disa popuj janë dënuar me erë, kurse të tjerët e kanë parë dënimin dhe kanë thënëKjo re do të na sjellë shi!”. Ehkaf 24.

Populli i  Salihut  u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme e cila ua shkatërroi zemrat: “Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme”. Kamer 31.

Allahu iu kërcënua jobesimtarëve mekas se do t’i ndëshkon po me të njëjtin dënim: “Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë”. Sad 15.

Kur populli i Lutit e bënë femohues dhe vepruan mëkate të mëdha shkatërruese , Allahu, azze ue xhel, dërgoi mbi ta gurë dhe ua përmbysi shtëpitë: “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu”. Hud 82. 

Pronarët e elefantit u nisën ta shkatërrojnë Qabenë dhe gurin në të por atyre u zbritën gurë prej qielli: “Duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh, të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur”. Fil 3-4.

Karuni u paraqit kryelartë e i vrazhdët, i bënte padrejtësi njerëzve dhe në fund u nënçmua duke e gëlltitur toka: “Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka”. Kasas 81.

Me këtë ndëshkim ua tërhoqi vërejtjen edhe mëkatarëve dhe tha: “A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë”. Nahl 45, ndërsa Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Derisa një njeri ecte me gunë, i mahnitur prej vetvetes dhe pamjes së tij, shembet toka dhe ai fundoset në të deri në Ditën e Kiametit”.

Kush nuk është mirënjohës për begatin e sigurisë dhe rehatisë, i rrëmbehen atij: “Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë”. Nahl 112.

Bijtë e Israilit u ndëshkuan me sundim të armikut mbi ta deri Ditën e Kiametit: “Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit”. Earaf 167, dhe i goditi nënçmimi dhe përbuzja për arsye të mëkateve që i vepruan: “Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi”. Ali Imran 112.

Allahu disa prej popujve i ndëshkoi duke ua deformuar e ndryshuar pamjen e tyre njerëzore. Pronarët e Sabatit (Sabati është dita e shtunë, gjatë së cilës Allahu ua ndaloi hebrenjve të peshkonin, si sprovë dhe ndëshkim për gjynahet e tyre) ia lejuan vetes atë që ua ndaloi Allahu dhe u shëndrruan në majmunë: “Sigurisht që ju keni dëgjuar për ata prej jush që shkelën Sabatin dhe të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar e të urryer!”. Bekare 65.

Dhe poashtu bijtë e Israilit i deformoi dhe i shëndrroi në majmunë dhe derra: “Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra”. Maide 60.

Edhe ky Umet nuk do të shpëton pa u kapluar prej të njëjtëve ndëshkime. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, thotë: “Do të ketë prej Umetit tim disa njerëz, të cilët do ta bëjnë të lejuar kurvërinë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore. Disa njerëz do të vendosen në qafën e një mali të lartë dhe tufat e tyre të bagëtive ua sjell bariu në mesditë. Një i varfër shkon dhe u kërkon atyre ndonjë nevojë, ndërsa ata i thonë: Eja nesër. Por Allahu i befason ata me dënim dhe e sheshon malin, ndërsa disa të tjerë i shndërron në majmunë e derra, deri në Ditën e Kiametit”.

Allahu dërgoi mbi bijtë e Israilit ciklonin, karkalecat, morrat, bretkosat dhe gjakun, futi urrejtjen dhe armiqësinë mes tyre dhe zemrat e tyre asnjëherë nuk do të jenë të bashkuara. Allahu, azze ue xhel, thotë. “Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit”. Maide 64.

Murtaja poashtu është prej ndëshkimeve të Allahut. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, thotë: “Murtaja është fatkeqësi e dërguar si dënim i Zotit për bijtë e Israilit dhe për ata që ishin para jush”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, kur në fillim të thirrjes së tij nuk gjeti përkrahje prej Kurejshëve të cilët e ofendonin dhe torturonin iu drejtua Allahut me lutje kundër tyre dhe tha: “O Zot, jepi Kurejshëve vite te etjes e thatësisë, sikur vitet e Jusufit!” Ata i kaploi thatësia derisa u detyruan të hanë lëkura, cofëtina dhe kafshë të ngordhura”.

Allahu njëherë ia dërgoi të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, melekun e maleve dhe i tha: “Nëse do, unë i bashkoj të dy malet (e luginës) dhe ua hedh atyre përsipër”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe  Ebu Bekri kur ishin rrugës për në Medine i mbërrini Suraka ibën Malik dhe dëshiroi t’i lajmëron Kurejshit e ta merr shpërblimin e premtuar, mirëpo kur pa Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u lut dhe tha: “O Allah, na largo Surakan”, e këmbët e para të kalit të t? filluan t’i fundoseshin në dhe.

Një njeri e refuzoi urdhrin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe iu paralizua dora për shkak se refuzoi të han me dorën e djathtë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha ushqehu me dorën e djathtë! Ai ia ktheu: nuk mundem. Pejgamberi alejhi salatu ue selam, i tha: “Mos pash mundësi më asnjëherë. Atë nuk e pengoi të ushqehet me dorën e djathtë vetëm se mendjemadhësia.” Dhe nuk mundi më asnjëherë të afroj dorën e tij të goja e vet.

Hyri Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tek një endacak i sëmurë që ta viziton dhe i tha: “Pastrim (prej mëkateve) me lejen e Allahut”. Endacaku ia ktheu i zemëruar prej caktimit të Allahut dhe i tha: “Çka the: Pastrim? Kjo nuk është pastrim por ethe zjarri që e djegin plakun dhe e dërgojnë në varr”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ia ktheu: “Ashtu do të jetë si mendove”.

Me një transmetim tjetër: “Allahu ia mori shpirtin”. 

Një njeri e pranoi Islamin, e shkruante shpalljen e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, pastaj e la fenë dhe Allahu ia mori shpirtin. Njerëzit e varrosën kurse dheu e nxori jashtë, përsëri e varrosën prapë dheu e nxori jashtë, e varrosën edhe herën e tretë dhe prapë dheu e nxori jashtë dhe njerëzit e lanë ashtu mbi dhe.

Kur e lexoi Kisra, mbreti i Persisë, letrën të cilin ia kishte pas dërguar Pejgamberi i Allahut, alejhi salatu ue selam, e mori dhe e grisi dhe për këtë Muhamedi, alejhi salatu ue selem, bëri dua dhe tha: “O Zot shkatërroja tërë mbretërinë”, dhe Allahu ia shkatërroi për një kohë të shkurtë tërë mbretërinë Kisras.

Kush e urren Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, dhe e ofendon atë Allahu e bën fatprerë: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë”. Keuther 3.

Kush flet kundër sahabëve diçka keq Allahu do ta qorton dhe ndëshkon. Kadi Ebu Tajib, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ishim prezent me një debat në xhaminë el Mensur ku një i ri papritmas tha: “Ebu Hurejrës nuk i pranohet hadithi”. Para se ta përfundon fjalimin e tij prej tavanit të xhamisë ra një gjarpër i madh dhe të gjithë të pranishmit u trembën . I riu filloi të ik kurse gjarpri i shkonte pas derisa i thanë disa prej të pranishmeve pendohu prej asaj çka e the. Tha pendohem sinqerisht prej asaj çka e thashë dhe gjarpri u largua prej tij dhe prej atij vendi”.

Ndodh që njeriu të ndëshkohet me ndërprerjen e furnizimit: “Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut”. Nisa 160.

Ndëshkimi më i madh i dynjasë është ndëshkimi në fe. Kush pengon prej rrugës së Allahut, Allahu e largon prej Tij: “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë)“. Saf 5. Kush e thyen marrëveshjen me Allahun dhe i përshkruan shok, ndëshkohet me ashpërsi në zemër: “Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra”. Maide 13. Kush e lut ndonjë zot tjetër përveç Allahut, i largohet prej zemrës së tij dashuria ndaj Allahut dhe i vendosët dashuria ndaj atij që e lut dhe e thërret: “Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin”. Bekare 93.

Kush vendon hajmali dhe i mbështet asaj, Allahu e len atë dhe ai lihet në mbështetjen e hajmalisë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush lidh diçka, lihet në mbështetjen e saj”.

Ndodh që njeriu të ndëshkohet në fenë e tij me shkatërrimin e veprave të tij. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Një njeri tha: Pasha Allahun, All-llahu nuk do ta falë filanin! Në këtë Allahu i Lartësuar tha: “Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!”.

O ju musliman, dënimet e Allahut janë të rrepta, ndëshkimet të shpejta, premtimet të vërteta, Atë nuk e pengon asgjë, e di çdo gjë dhe nuk i fshehët asgjë, kush bën vepra të mira shpërblehet, kush vepron vepra të këqija ndëshkohet dhe njeriu i mençur nuk i nënçmon mëkatet ndaj Allahut për arsye se nuk e din se cila do ta shkatërron.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm”. Nur 63.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut për begatin e Imanit dhe Islamit dhe Kuranit. Falënderimi i takon vetëm Allahut që na mundësoi të pendohemi tek Ai. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, Allahu në Kuran na rrëfeu shumë tregime me qëllim që t’i meditojmë, t’i përsiasim dhe të marrim mësime prej tyre. Allahu prej urtësisë dhe drejtësisë së Tij ua paraqet njerëzve veprat e tyre në forma të ndryshme dhe pamje që përshtaten. Nganjëherë i paraqet me thatësi dhe skamje, nganjëherë i paraqet me pushtim prej armikut, nganjëherë i paraqet me sëmundje të përgjithshme, nganjëherë me brenga e pikëllime, e nganjëherë me zhdukjen e bereqetit prej qiellit e tokës duke e ndalë riskut. Kush pendohet e ngrit prej tij dënimin dhe kush i mbështetet Atij i mjafton.

Shkaktari kryesor i dënimeve dhe ndëshkimeve është vet robi i Allahut: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë”. Shura 30.  

Nëse vonohet dënimi i Allahut ajo është për shkak  se ai do të vijë dalëngadalë ose i shtyhet afati: “Dalëngadalë Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar”. Earaf 182.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Vonimi i ndëshkimeve nuk do të thotë se njerëzit janë duke vepruar vepra të mira dhe se Allahu është kënaqur me veprat e tyre, por ligj i Allahut është që ta vonon dhe t’ia shtyn afatin ndëshkimit të mëkatarëve për një kohë”.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top