Çfarë e prish abdesin
Cilat gjëra e prishin abdestin?
Përgjigje: Për gjërat që e prishin abdestin ka mospajtime mes dijetarëve, por ne do të përmendim atë që thonë argumentet:
1: ajo që del prej dy vrimave, d.m.th. ajo që del prej penisit, vaginës dhe anusit, d.m.th. çdo gjë që del perj këtyre organeve e prishë abdestin. Pa marrë parasysh a është urinë, nevojë e madhe, medhijë, spermë apo gaz.
Shkurt, çdo gjë që del prej dy vrimave e prishë abdestin dhe nuk ka nevojë të pyetet pë to.
Por nëse është spermë dhe del me epsh, dihet se duhet të mirret gusëll. E nëse është medhij, atëher duhet të lahet vetëm penisi dhe testikulat dhe pastaj mirret abdest.
2: Gjumi, nëse është aq i thellë saqë nuk mund të dijë njeriu se a e ka prishur abdestin apo jo, e nëse është gjumë i shkurtër, ku njeriu mund të vërejë prishjen e abdestit, ky gjumë nuk prishë abdestin dhe në këtë nuk ka dallim mes atij që ka fjetur shtrirë, apo ulur e i mbështetur apo ulur e jo i mbështetur.
Me rëndësi është se a ka qenë me vetëdije. Nëse është në atë gjendje, ku mund të ndjejë se a e ka prishur abdestin, ky gjumë nuk e prish abdestin, e nëse është në aso gjendje ku nuk mund të ndjejë prishjen e abdestit, në këtë rast duhet të marri abdest sërish.
Kjo veprohet kështu ngase gjumi si gjumë nuk e prishë abdestin, porse e prishë për atë shkak se njeriu nuk është vetëdijshëm, e nëse njeriu bën gjumë të lehtë ku është me vetëdije, atëherë nuk prishet abdesti.
Argument se gjumi nuk e prishë abdestin, është ajo se kur është i lehtë, nuk prishet abdesti, të ishte prishës i abdestit, aëher nuk do të kishte dallim mes gjumit të lehtë dhe të thellit, sikurse urina , abdesti prishet edhe nëse ë shumë, edhe nëse është pak.
3: Ngrënia e mishit të devesë. Nëse njeriu han nga mishi i devesë, këtij i prishet abdesti, pa marrë parasysh a është i pjekur apo i papjekur, ngase Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, në hadithin e Xhabir ibën Semures se ai e ka pyetur Resulullahun, salallahu alejhi ue selem:-A të marrim abdest kur të hamë mish të dhenve?- Tha: -Si të duash.- Tha: -A të marrim abdest kur të hamë mish deve? Tha: -Po.
Pasi Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, për abdestin pas pas ngrënies së mishit të dhenve, e la në dëshirë të njeriut, kjo është argument se marrja e abdestit pas ngrënies së mishit të devesë, nuk është në dëshirën e njeriut, por duhet të merr abdest patjetër.
Duke u bazuar në këtë, themi se është detyrim marrja e abdestit pas ngrënies së mishit të devesë, pa marrë parasysh a është i pjekur apo jo, i kuq apo jo.
Po ashtu edhe nëse e han plëncin e devesë,zorrët, mëlçitë, zemrën, dhjamin etj. D.m.th., ngrënia e çfarëdo pjese të devesë e prish abdestin, ngase Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, nuk e detajizuar, edhe pse e ka ditur se njerëzit hanë nga shumë pjesë të saj.
Sikur çdo pjesë të kishte dispozitë më vete, do ta sqaronte këtë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, pë njerëzit dhe të jenë të njohur mirë për këtë çështje.
Po ashtu në sheriatin tonë, nuk dijmë se ka ndonjë kafshë për të cilën ka dispozita të ndryshme lidhur me pjesët e saj. POr e dijmë se, ose është hallall, ose haram, ose e prish abdestin, ose nuk e prish, ndërsa nuk njihet se ndonjë kafshë, një pjesë e së cilës ka dispozitë të ndryshme nga pjesa tjetër. Diçka të ngjashme ka pasur në sheriatin e jehudive. Allahu, azze ue xhel-le, thotë: “E (posaçërisht) ndaj atyre që janë jehudi Ne u kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjamin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht.(el-En’am,146).
Për këtë, dijetarët kamë mendim të njëzëshëm se edhe dhjami i derrit është hara, edhe pse Allahu, subhanehu ue teala, ka përmendur vetë mishin e tij, kur ka thënë: “Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut…”.(el-Maide 3).
Nuk di se dikush prej dijetarëve ka kundërshtuar ndalimin e dhjamit të derrit.
Duke u bazuaar në këtë themi: Mishin që Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, e përmendi në hadithin e cekur, d.m.th., mishin e devesë, në këtëhyn edhe dhjami, zorrët, plënci dhe të tjerat.
Marrë nga: http://xhamiambret.com/pyetje-pergjigje/3-gjera-qe-e-prishin-abdesin/