PERKUJTIM

durimdhenamaz

Si ta ngjallim zemren

Nje vdekje ne gurbet

vdekje ne gurbetMbrëmë një vëlla arab pas namazit të akshamit më tha që paska vdekur një plak sirian këtu në Linz të Austrisë dhe nëse doni të merrni pjesë në përcjelljen e tij do ishte mirë sepse nuk kishte pasur familje këtu. U thash xhematit dhe shkuam me një pjesë të tyre…

Kisha kureshtjen të shoh rendin dhe kushtet e varrezave muslimane në këtë vend të jomuslimanëve dhe jo rrallëherë befasohem me drejtësinë e tyre, Allahu i udhëzoftë. Për muslimanët kishin ndarë vend të posaçëm për larjen e xhenazës me të gjitha kushtet e duhura, siç mund ta vëreni edhe nga fotot; kishin ndarë parcelë të veçantë dhe mjaft larg nga vendi i jobesimtarëve, por sikur gjithkund ne jemi ata që nuk njohim fenë dhe bëjmë shkeljen e dispozitave fetare: ndërtime me mermer, qirinj, skulptura, ajete të shkruara dhe mini-minare të ndërtuara.

Të vdekurin që e përcollëm – Allahu e mëshiroftë – nuk e njihte asnjëri prej nesh, morëm pjesë sepse ishte vëlla i joni në Islam, por ajo që më preku ishte se ai kish vdekur para 7 muajve,

gati katër muaj nuk është vërejtur nga komshitë, afër tre muaj e kanë mbajtur në vend përkatës në spital për të pritur nëse do paraqitet ndonjë i familjes së tij dhe ndërkohë kanë gjetur se kishte një vajzë dhe një djal porse nuk kanë pasur mundësi të vijnë për shkak se nuk kanë pasur si të sigurojnë viza, e në fund kishin thënë që nëse ka kush mundet ta varrosë prej muslimanëve le ta varrosin. E dhimbshme me të vërtetë!

Për meditim:

– Në çfarë gjendje mund të na vijë vdekja!?

– Sa mbajmë lidhjet me prindërit dhe të afërmit që kemi nëpër botë!?

– Nëse deri te varri na sjellë kushdo qoftë, kush qëndron me ne në varr përveç punëve tona!?

Allahu na drejtoftë, na udhëzoftë dhe na mëshiroftë!

Omer Berisha

  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box
  • vtem news box

 iggö

bik

 bfi

 kmsh

   lhsh

   qendra qsi 

Videot e fundit nga kanali jonë në Youtube

Vizitoni edhe

 facebook1                       YouTube

Si mund të na gjeni

Xhamia Bujarialogoinfo

Wiener Str. 288

4030, Linz

Austria

+43 (0) 676 55 21 259

Top