Myzhde per muslimanet e Linz-it

myzhdeBismilahi Rahmani Rahim

Më 28.04.2016 (e enjte) u nënshkrua kontrata e shumëpritur e blerjes së objektit për shoqatën dhe xhaminë tonë, kurse më 29.04.2016 u transferua edhe shuma e të hollave.

Detaje rreth objektit: Objekti në fjalë gjendet në Wiener Strasse, nr. 288; stacionin e tramvajit me numër 1 dhe 2 e ka larg vetëm 200 metra.

Nga ky objekt i madh, ne kemi blerë afër 250 m2 oborr dhe mbi 400 m2 hapësirë të shfrytëzueshme: kati përdhes afër 210 m2,  gjysma e katit të parë me 118 m2 dhe podrumi me afër 80 m2.

Kjo blerje ka kushtuar 350.000,00€ plus përafërsisht 10% harxhimet administrative. E tëra kjo është e paguar por 150.000,00€ nga ato ishin huazim dhe ato të holla duhet t’i kthejmë deri në Mars të vitit 2017.

Objekti në fjalë ka leje për ndërtim katërkatësh plus dhe katin e kulmit, në gjithë këtë pra, ne jemi bashkëpronarë me 60%.

Kuvendi i SHKSH “Bujaria” ka vendosur ta rregullojmë fillimisht vetëm pjesën e xhamisë deri para Ramazanit, d.m.th. diku 110 m2 kurse pjesën tjetër mundemi gjatë Ramazanit por edhe pas tij.

Për këto punime, krahun e punës e kemi të premtuar falas, prej anëtarëve të xhamisë, që d.m.th. afër 70% të harxhimeve, kurse pjesa tjetër e harxhimeve (afër 20.000,00€) duhet të sigurohet këto ditë, pra, maksimum brenda dy javëve.

NEVOJA URGJENTE:

  1. 20.000,00€ për ta rregulluar xhaminë deri në Ramazan.
  2. 150.000,00€ për ta larë borxhin tonë të përbashkët.

Kontributin tuaj mund ta dërgoni në konton speciale për këtë synim:

Emri: Albanisch Islamischer Kulturverein Bujaria

Emri i bankës: Raiffeisen Bank

IBAN: AT173400000102773984

BIC-Code: RZOOAT2L

Allahu na e bëftë kabull këtë punë dhe e gëzofshim të gjithë së bashku, ne dhe pasardhësit tanë! Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme!

Top