Mbi 7000€ u ndihmua Bujaria nga turniri i futbollit
07.06.2016 Linz – Turniri në futboll të vogël që u mbajt më 04-05 Qershor 2016 në qytetin e Linzit tuboi 21 ekipe futbolli nga e gjithë Austria, madje dhe një ekip nga Passau i Gjermanisë, të cilët kaluan çaste të mira mes vete, duke u dëfryer dhe duke u përpjekur për të zënë vende sa më të mira. Kurse qëllimi parësor ishte të ndihmohet pagesa e objektit që ka blerë xhamia “Bujaria” dhe kjo ndihmë me lejen e Allahut u arrit të rrumbullakësohet me 7200€ qarkullim dhe fitim i pastër me 5320€. Kjo shumë u sigurua nga ekipet pjesëmarrëse dhe nga publiku të cilët shfrytëzuan zgarën e turnirit.
Sponsor gjeneral i këtij turniri ishte pronari i restorantit “Spezialität aus Balkan”, Arben Ejupi (Xhimi), i cili u angazhua për fushën sportive, gjetjen e sponsorëve të tjerë dhe furnizimin e zgarës.
Le të shërbejë kjo përvojë si shembull për ta kuptuar gjithkush se si shqiptarët kudo që janë, nuk e harrojnë njëri-tjetrin, i duan xhamitë dhe dijnë të organizohen në mënyrën më të mirë.
Ndryshe, vendin e tretë mori xhamia “Abdyl Frashëri” nga Sankt Pölten, vendin e dytë fitoi xhamia “Bashkimi” nga Linzi dhe vendin e parë mori xhamia “Bujaria” njashtu nga Linzi.
Allahu i shpërbleftë që të gjithë për kontributin e tyre!