Refugjatet tashme edhe neper xhamia

refugjatetFatkeqësia e ikjes nga vendlindja për shumë njerëz si duket nuk ka të ndalur. Autoritetet zyrtare në qytetin e Linzit sot kërkuan prej shoqatave të ndryshme të strehojnë nga një numër refugjatësh, sepse kapaciteti i planifikuar për pritjen e tyre është stërmbushur.

Së këndejmi, SHKISH “Bujaria” me kushtet e saja modeste mori në xhaminë e saj në strehim 22 refugjatë, të cilët ishin të rraskapitur skajshmërisht ndërsa sonte, pas një darke modeste e shtruar nga xhamia, do kenë mundësinë të kalojnë një natë dimri në një ambient të ngrohtë, edhe pse me kushte jo të përshtatshme.

Në rend të parë është humanizëm por edhe detyrim fetar që t’i ndihmohet nevojtarit me aq sa njeriu ka mundësi. I Dërguari, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Në gjithçka që frymon ka shpërblime”. Pra, gjithçkaje të gjallë që i del në ndihmë, do të shpërblehesh për të.

Lusim Allahun 
që ky eksod të ndalojë sa më shpejt dhe të rehatohet çdo vend nga gjakderdhja dhe varfëria.

Top