Bujaria ze vendin e pare ne turnir futbolli
Në kuadër të aktiviteteve sportive që organizon komuniteti shqiptar në Austri, kësaj radhe nën patronatin e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” , të dielën, më 27.09.2015 u organizua turniri i radhës në futboll të vogël, ku mori pjesë edhe Shoqata Islamike Shqiptare “Bujaria”. Ky turnir kishte karakter humanitar nën moton “T’i ndërtojmë 100 shtëpi në Kosovën Lindore” kështu që, sadopak të kontribuohet në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e këtij humaniteti.
Nën udhëheqjen e referentit të sportit pranë SHISH “Bujaria” Xhelal Topalli, ekipi jonë zuri vendin e parë duke kaluar çaste të mira rekreative edhe me ekipet tjera.