Sistemi arsimor Austriak

systrajnaus

Sot më datë 24.03.2017 mbas namazit të xhumasë u mbajt kursi me temë "Sistemi arsimor Austriak", ky kurs ishte rezultat i një bashkëpunimi ndërjmet "WKO" Wirtschaftskammer Oberösterreich (Dhoma e tregëtisë për Austrinë e sipërme) dhe shoqatës Bujaria ku ligjërues ishte përfaqësuesi i "WKO" Prof. Walter Prehofer.

Prof. Prehofer foli dhe shpjegoi rreth mundësive që egzistojnë në shtetin Austriak për ndjekjen e një shokolle profesionale nga të rinjtë, për mundësitë kurseve për një zanat të caktuar, avantazhet dhe lehtësimet që egzistojnë për realizimin e tyre.

Shpjegimi u shoqërua me një prezantim të parapregatitur në projektor gjë e cila ndihmoi që pikat dhe çështjet e sqaruara të bëheshin më të qarta dhe të kuptoheshin më lehtë nga dëgjuesit.

Gjithashtu mbas përfundimit u mbajt edhe një bashkëbisedim ndërjmet pjesmarrësve dhe ligjëruesit Prof. Prehofer me pyetje dhe përgjigje rreth shkollave profesionale dhe kurseve trajnuese në shtetin e Austrisë.

E falenderojmë Prf. Prehofer për gatishmërinë që shfaqi për të marrë pjesë, falenderojmë gjithashtu "WKO" Për bashkëpunimin si dhe falenderojmë po ashtu edhe vëllain tonë Dr. Miran Sadiku që ndërmjetësoi dhe realizoi këtë bashkëpunim.

Top