Informacion rreth votimeve

bujariavotonMandatit të kuvendit aktual të shoqatës Bujaria i është afruar fundi, zgjedhjet e reja janë caktuar në të njëjtën datë me mbledhjen vjetore të xhematit, me datë 25.03.2017 mbas namazit të jacisë pra rreth orës 20:00. Më poshtë po paraqitim një përmbledhje të rregullave kryesore mbi procesin e votimit dhe zgjedhjen e kuvendit të ri.

1. Kuvendi përbëhet nga 16 anëtarë gjithsej (15 + Imami):

Aktualisht kuvendi është i përbërë nga 15 anëtarë që zgjidhen me votë, plus imami që gëzon të drejtën me statut, po ashtu edhe kuvendi i ri do të ketë të njëjtin numër anëtarësh në kuvend pa pësuar ndryshim nga ai aktuali.

2. Kush ka të drejtë të bëhet pjesë kuvendit:

Anëtarët e kuvendit zgjidhen nga anëtarësia e shoqatës Bujaria, pra vetëm ai që është i anëtarësuar në shoqatën Bujaria ka të drejtë të zgjidhet dhe të jetë pjesë e kuvendit organit më të lartë të shoqatës.

3. Kush ka të drejtë të votojë:

Po ashtu e drejta e votuesit funksionon njësoj si e drejta për të marrë pjesë në kuvend, secili person që është pjesë e antëtarësisë se shoqatës Bujaria gëzon të drejtën për të shprehur vullnetin e tij për anëtarët e kuvendit me anë të votës së lirë.

4. Si funksionon votimi:

Mënyra e votimit do të jetë në këtë formë: do të pregatitet një fletë për secilin votues me listën e plotë të emrave të anëtarëve të shoqatës dhe një votues shpreh vullnetin e tij duke bërë me shenjë 15 personat të cilët deshiron që të jenë anëtarët e kuvendit të ardhshëm.

5. Kur një votë quhet e pavlefshme:

Nëse një votues bën me shenjë më pak ose më shumë se 15 emra atëherë kjo votë llogaritet si e pavlefshme dhe nuk merret parasysh në numërim.

6. Si llogariten anëtarët e kuvendit të ardhshëm:

Mbasi të grumbullohen të gjitha fletët e votimit bëhet numërimi i të gjithë personave që janë votuar dhe në fund bëhet një renditje numerike duke filluar nga ai që ka numrin më të lartë të votave, dhe 15 personat që ndodhen të parët në këtë listë do të jenë edhe anëtarët e kuvendit të ardhshëm.

Top