Caktohet mbledhja vjetore dhe votimet e kuvendit
Në mbledhjen e fundit të kuvendit të shoqatës Bujaria u caktua dita e shtunë 25.03.2017 (mbas faljes së namazit të jacisë) si datë për mbledhjen vjetore me xhematin dhe anëtarët e saj për të paraqitur raportin për vitin 2016. Në këtë mbledhje do të paraqitet një pasqyrë e përgjithshme e aktiviteteve kryesore, gjëndjes financiare dhe ndryshimet e ndodhura gjatë vitit të kaluar.
Ndonëse ky raport lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me anëtarët e Bujarisë, nuk nënkupton domosdoshmërisht se vetëm anëtarët mund të marrin pjesë por pjesmarrja është e hapur për çdo frektuentues.
Gjithashtu mandatit të kuvendit aktual i është afruar fundi dhe ai përfundon në mars të vitit 2017 kështu që u vendos që data e mbledhjes me xhematin të jetë edhe data për zgjedhjet e kuvendit të ri që do të udhëheqë shoqatën në mandatin e ardhshëm. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë mbas përfundimit të mbledhjes dhe pjesmarrja gjithashtu është e hapur për çdo frekuentues ndonëse nuk është anëtar i Bujarisë.
Mbledhja vjetore dhe votimet për kuvendin e ri do të mbahen në ambientet e shoqatës Bujaria Wiener Str. 288, 4030, Linz.
Jeni të mirëpritur