Si të marim abdes

abdesAbdesi eshtë një ritual fetar i praktikuar nga profeti ynë Muhamedi që ka dobi dhe përdorim të shumtë në fenë islame, madje për disa adhurime është edhe kusht pararak si p.sh namazi. Më poshtë po përshkruajmë formën e tij.

1. Fillojmë me përmendjen e Allahut duke thënë bismilah ose bismilahi rrahmani rrahim

2. Lajmë tre herë duart komplet deri në nyje duke filluar me të djathtën.

3. Shpërlajmë tre herë gojën duke futur ujë në gojë me dorën e djathtë.

4. Shpërlajmë tre herë brendësinë e hundëve duke futur ujë me dorën e djathtë, thithur me hundë dhe e shfryjmë me dorën e majtë.

5. Lajmë tre herë fytyrën.

6. Lajmë tre herë krahun e djathtë komplet duke përfshirë edhe bërrylin.

7. Lajmë tre herë krahun e majtë komplet duke përfshirë edhe bërrylin.

8. I japim mes'h (fshijmë) kokës një herë komplet me duar të lagura.

9. Lajmë veshët nga një herë me duar të lagura (njëkohësisht me të dyja duart), me gishtin tregues pjesën e brendshme ndersa me gishtin e madh pjesen e pasme.

10. Lajmë këmbën e djathtë 3 herë komplet përfshirë edhe nyjen.

11. Lajmë këmbën e majtë tre herë komplet përfshirë edhe nyjen.

12. Themi duanë (lutjen) përkatëse që është: "Esh'hedu en la ilahe il-lAllah uahdehu la sherike lehu, ue esh'hedu en-ne Muhameden abduhu ue rasuluh"

"All-llahume ixhalni mine tauabine ue ixhalni minel mutetahirin"

 

Ilustrim i detajuar me video:

Top