Mjedisi sipas shkences dhe Kuranit
Mjedisi ku ne jetojmë dhe zhvillojmë veprimtarin tonë, është mjaft e rëndësishme, mirëpo fatkeqësisht është shumë i ndotur. Faktori kryesor i ndotjes është vetë njeriu me punën e tij. Më qellim të mbrojtës së mjedisit nga ndotja dhe shkatërrimi, në botë janë zhvilluar dhe vazhdojnë të zhvillohen konferenca si nga shkencëtarët, ashtu edhe nga krerë shtetesh.
Ç’është mjedisi
Në literaturën shkencore, nga fusha e mjedisit, hasim shumë përkufizime për mjedisin. Përkufizimi që ne e kemi zgjedhur është përkufizim më i thjesht dhe më i kuptueshëm.
Çdo gjë që gjendet rreth nesh quhet mjedis (ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat nëntokësore si dhe gjithçka që jetojnë në të).
Mjedisi në shërbim të njeriut
Çdo gjë që ekziston në planetin Tokë janë në shërbim të njeriut. Që nga lindja e deri në momentin e vdekjes njeriu është në kontakt të pandërprerë me mjedisin. Njeriu nga mjedisi merr të gjitha elementet e nevojshme për jetë.
Atmosfera është shtresa e gaztë e Tokës, luan një rol të dyfishtë për zhvillimin e jetës në të. Është një shtresë vitale që ushqen jetën në Tokë, si dhe mbron Tokën nga veprimet e dëmshme të hapësirës së jashtme. 1. Atmosfera është burim i oksigjenit për frymëmarrjen e njeriut dhe gjallesave, burim i dyoksidit të karbonit për fotosintezën e bimëve, si dhe burim i azotit që, në formë kimikisht të lidhur, është një faktor esencial i jetës, në atmosferë gjithashtu realizohet qarkullimi i ujit në natyrë. 2. Atmosfera mbron Tokën nga efekti provlues i rrezeve të Diellit, shtresa e ozonit mbron Tokën nga rrezet ultraviolet. Meteorët kur arrin në atmosferën e Tokës, ndizen dhe digjen. brezi Van Alen e mbron Tokën nga efektet shkatërruese dhe dëmtuese të hapësirë.
Uji ka rendësi te madhe për njeriun. Jeta e njeriut nuk do te ishte e mundur pa ujë sepse njeriu e shfrytëzon ujin në mënyrë direkte për: pirje dhe pastrim, si dhe në mënyrë indirekte për: industri, bujqësi, blegtori, transport, nxjerrjen e ushqimit, tregti (biznes) duke e shitur at.
Toka është: bazament i prodhimit të biomasës, burim ushqimi për bimët, kafshët, dhe njerëzit; është vendi ku shpërbëhen trupat e kafshëve, bimët dhe njerëzve kur vdesin; pastron
dhe pasuron ujërat nëntokësore, vepron si filtër dhe stabilizator natyror; është rezervuar vendbanimesh dhe gjenesh ku shumë bimë, mikroorganizma, kafshë jetojnë e zhvillohen në dhe; është themel fizik mbi të cilin ngrihen të gjitha ndërtesat, infrastruktura, shtëpitë, ndërmarrjet industriale, rrugët etj.; është burim i lëndëve të para për ndërtim, për prodhimin e pajisjeve shtëpiake; është burim i madh i energjive ripërtëritëse si dru zjarri, kashtë, bar (sonë), etj.
Bimët luajnë një rol shume të madh në natyrë, si në jetën e kafshëve ashtu edhe në atë të njeriut. Këtu përmenden proceset duke nisur që nga prodhimi i oksigjenit dhe pakësimi i gazit karbonik, që realizohet përmes procesit të fotosintezës, e deri tek prodhimi i lendeve organike më të cilat ushqehet vetë bima, por edhe jo rralle herë, kafshët dhe njeriu. Kohëve është rritur në mënyrë masive kultivimi i bimëve mjekësore. Një rol i tillë është evidentuar që në kohërat e lashta, gjë e cila me rritjen e civilizimit të njeriut, nisi të konsiderohej gjithnjë e më tepër të rendësish, si dhe të shtohen njohurit për bimët.
Kafshët kanë rëndësi të madhe në jetën e njeriut, pasi që nga ato merren: prodhimet e shumta blegtorale të cilat i përdor për ushqim (mishi, qumështi, yndyra, vezët, mjalti,); si lëndë e parë në industri, si dhe punë të tjera shtëpiake (leshin, lëkurën, puplat, qimet etj.), prej të cilave fiton: rroba, këpucë dhe gjëra të tjera; nga brirët, thundrat, eshtrat, zorrët dhe gjaku përfiton ushqime të kafshëve shtëpiake; plehun i cili është i nevojshëm për mbajtjen e plleshmërisë së tokës dhe strukturës së saj; për transportimin e tij dhe gjërave të nevojshme, si dhe në lavdërimin e tokës bujqësore.
Duke i studiuar rolin e atmosferës, ujit, tokës, bimëve dhe kafshëve, pamë se të gjitha këto komponentë që e formojnë mjedisin janë të lidhura ngushtë njëra më tjetrën, sa që nëse mungon njëra prej këtyre komponentëve, do të ishte e pa mundur ekzistenca e mjedisit jetësor. Gjithashtu pamë se të gjitha këto komponentformues të mjedisit janë të domosdoshme për jetën e njeriut. Nga kjo që u tha kuptojmë se çdo gjë që është krijuar në mjedisin jetësor është në shërbim të njeriut. Këtë na tregon edhe Zoti xh.sh. në Kuran.
Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë,… (Bekare 29)*
Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit
Ç’është ndotja
Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore.
Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës. (1)
Ndotja e mjedisit dhe pasojat
Kemi ndotje të tokës, ujit, si dhe ajrit. Ndotja e tokës, paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore, ndotja e ujit, paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë, ndotja e ajrit, paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera. (2)
Njeriu gjithmonë ka ndikuar në mjedisin jetësor dhe anasjelltas. Ai me ose pa vetëdije duke i shfrytëzuar të mira e mjedisit, në të shumtën e rasteve ndikon negativisht, gjegjësisht ndikon keq në pamjen dhe përbërjen e tij duke i hedhur mbeturinat në hapësira të hapura, duke e ndotur ajrin me gazra të ndryshme të dëmshme edhe për vetë njeriun, duke e ndotur ujin në mënyra të ndryshme, duke i shkatërruar pyjet, etj. (3) Mjedisi sot paraqet një problem global dhe është një nga problemet e përbashkëta si të vendeve të pasura ashtu edhe të varfra, si atyre të zhvilluara edhe atyre në zhvillim.
Siç u përmend edhe më lartë kemi tri lloj ndotje: ndotjen e ujit, ajrit dhe tokës. Ndotja e mjedisit shkakton pasoja të mëdha si në mënyrë direkte ashtu dhe në mënyrë indirekte. Ndotja e tokës e cila vjen si rezultat: i shpyllëzimit, erozionit, hedhjes së mbeturinave si atyre industriale, ashtu edhe atyre të konsumit shtëpiak në vende jo adekuate, etj shkakton helmimin apo humbjen e shtresës pedologjike (sipërfaqësore). Kjo shtresë nga njeriu përdorët për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, nga të cilat njeriu siguron ushqimin.
Ndotja e ujit ka burime të shumta ato vijnë: nga rënia e ndotës së atmosferës, nga burimet industriale, nga plehrat bujqësore, nga plehrat e ndryshme, nga ujërat e zeza, materialet radioaktive, etj. Disa nga elementet ndotës të ujërave të zeza janë: arseniku, kromi, bakri, merkuri, zinku, etj. Ndotja shkon shpesh në produktet ushqimore si: mishi, peshku, qumështi, djathi, vajrat etj., të cilat mund të përmbajnë sasi elementesh toksike si: arseniku, merkuri, seleni etj. Ndotja e ujit sjell pasoja të renda si për jetën e njeriut ashtu edhe të gjitha gjallesave tjera qe jetojnë në planetin Tokë. Nga ndotja e ujit shkaktohen dhe përhapen shumë lloje të sëmundjeve. (4)
Atmosfera e planetit ton çdo dit e më tepër është duke u ndotur. shkaktari kryesor që e ndot atmosferën është veprimtaria e pa kontrolluar e njeriut. Shkaktar të ndotjes së ajrit janë: zhvillimi i industrisë (këtu përfshihen të gjitha llojet e industrisë), zhvillimi i komunikacionit,
djegia e mbeturinave, etj. Ajri qe ne thithim është i mbushur me elemente te rrezikshme për jetën si CO2, Pb, NO2 etj. nga ndotja e ajrit shfaqen një numër i madh sëmundjesh: si lloje të ndryshme kanceri, sëmundje në organet e frymëmarrjes etj. Një studim i ri tregon se më shumë se dy milion njerëz vdesin çdo vit në botë, nga efektet e shkaktuara prej ndotjes së ajrit. Sipas gazetës për Kërkimet Mjedisore, rreth 2.1 milion vdekje në vit shkaktohen nga rritja e grimcave të dëmshme në ajër. Kësaj shifre të frikshme i shtohen edhe 470 mijë vdekje të shkaktuara nga zgjerimi i përvitshëm i vrimës së ozonit. (5)
Problemet mjedisore nuk janë krijuar vetëm në kohët moderne, mirëpo këto probleme janë trashëguar edhe prej gjeneratave shumë më të vjetra. Deri në kohën e revolucionit të madh industrial i cili ndodhi në Britani gjatë shekullit XIX – të, mjedisi natyror ishte në gjendje që ti përballojë ndotjet, duke qenë në gjendje të vetë pastrohet. Pas revolucionit industrial, çdo gjë ndryshoi. Si pasojë e zhvillimit të shpejtë ekonomik, industrialë dhe teknologjikë, në nivel globalë, ndodhën çrregullime të mëdha mjedisore, duke sjellë ndërhyrje të mëdha në mjedis, duke shkaktuar ndotje dhe shkatërrim të mjedisit.
Ç’është mbrojtja e mjedisit?
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore. (6)
Mbrojtja e mjedisit në botë dhe rëndësia e saj
Problemi i ruajtjes së mjedisit natyror është bërë sot objekt diskutimi të shumta në shkallë ndërkombëtare. Në 20 vitet e fundit ka pasur një rritje të ndërgjegjësimit të njerëzve për rendësin e mbrojtës së mjedisit, por interesi i njerëzve për mbrojtjen e mjedisit nuk është një shpikje e re e këtyre viteve të fundit. Termi “Mbrojtje e Natyrës” është përdorur për herë të par qysh në vitin 1888 nga Erns Rudorff. (7)
Në vitet e ’70, njerëzit filluan të merreshin seriozisht vartësin midis shfrytëzimit të burimeve dhe problemeve të mjedisit. Në vitet e ’80, OKB – ja e drejtoi vëmendjen dhe përgatiti një raport që tregoi sa ngushtë lidhët shkatërrimi i mjedisit me rritjen ekonomike. Në vitet e ‘90, ku shtet u përpoqën që të bien në një mendje për masat konkrete që duheshin marrë për mbrojtjen e mjedisit. (8) Më qellim të mbrojtjes së mjedisit u zhvilluan disa konferenca si: konferenca e Stokholmit në vitin 1972, e Rio de Zhanieros më ‘92, ku morenë pjesë rreth 100 kryetar shtetesh, e Kajros më ’94, Kopehnag më ’95, Pekin më ’96, Rom më ’97, Johanesburg më 2002, etj., nga këto konferenca dolën disa platforma apo planë veprime të përbashkëta, siç është Agjenda 21, deklarata e Johanesburgt etj. Asambleja e Përgjithshme e OKB – s, caktoi 5 qershorin si “Dita Botërore e Mjedisit”, sepse në këtë datë ka filluar
Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. (9)
Mjedisi ku ne jetojmë dhe zhvillojmë veprimtarin jetësore është mjaft e rëndësishme, për jetën e njeriut, andaj ne duhet që ta ruajmë atë nga shkatërrimi dhe ndotja. Mjedisi i pastër ka rendësi për shkak së njeriu ka nevojë për ajër të pastër që të marrë frymë lirshëm, ka nevojë për ujë të pastër që ta konsumoj për pirje, për pastrim dhe të ushqimit që e konsumon, si dhe ambientit të jetësor, për ujitjen e bimëve bujqësore që i shërbejnë për ushqim, etj., ka nevojë për mjedisi të pastër që të këtë një trup të shëndetshëm, si dhe ti zhvilloj aktivitet e tija gjatë kohës së lirë si: për të shëtitur, për të luajtur në park ose notuar në dete liqene apo lumenj.
Nga ajo që ne e analizuam më lartë rreth ndotjes së mjedisit, kuptojmë se shkaktari kryesor i ndotjes dhe shkatërrimit të mjedisit, më vetëdije apo pa vetëdije është vetë njeriu. Gjithashtu kuptojmë se mjedisi i pastër është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut, andaj ai duhet që ti kushtoj shumë kujdes dhe ta ruaj atë nga shkatërrimi dhe ndotja
Në Kuran, Zoti xh.sh. na tregon se njeriu me veprat e tij është shkaktar i ndotjes dhe shkatërrimit të mjedisit. Gjithashtu Zoti xh.sh., na theret që ta ruajmë mjedisin jetësorë, duke u tërhequr nga të këqijat që ne ja shkaktojmë më veprimtarin ton.
Për këtë Zoti xh.sh. në Kuran thotë:
“Për shkak të veprave (të këqija) të njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat). (Rum 41)”
* KURAN – i, përkthim komentim në gjuhen shqipe, përktheu dhe komentoi: H. Sherif Ahmeti, 1) http://keecorganisation.com/tmp/images/stories/pdf/MbrojtjaMjedisit.pdf shikuar më 01.06.2015, 2) Po aty, 3) Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, EDUKIMI DHE NDËRGJEGJËSIMI MJEDISOR, Prishtinë, 2009, f. 4 – 5, 4) Dr. sc. Ibrahim Ramadani, Mbrojtja e Mjedisit, Ligjërata, UNIVERSITETI I PRISHTINËS, Prishtinë 2007, 5) http://www.ammk-rks.net/?page=1,7,199 shikuar më 05.06.2015, 6) http://keecorganisation.com/tmp/images/stories/pdf/MbrojtjaMjedisit.pdf shikuar më 01.06.2015, 7) Dr. sc. Ibrahim Ramadani, Mbrojtja e Mjedisit, Ligjërata, UNIVERSITETI I PRISHTINËS, Prishtinë 2007, 8) Leiv Mjeldheim, Sølvi Lillejord, Erik Sølvbergr, SPEKTRI, Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë 2006, f 184 – 185, 9) Dr. sc. Romeo Hanxhari, ZHVILLIMI I QENDRUESHËM, Leksione, Tiranë 2011
M.sc. Artan S. Mehmeti, Mjedisi sipas shkencës dhe Kuran – it, DITURIA ISLAME nr. 298, Qeshor – Korrik 2015, f. 37 – 39