Fondi per objektin e ri

Shtyp

Të nderuar vëllezër dhe motra,

FONDI PËR BLERJE TË OBJEKTIT TË RI ka filluar në Ramazan të vitit 2014 nga anëtarët e shoqatës “Bujaria”, kurse në fillim të vitit 2015, kur kishim një rast për të blerë një objekt, këtë aktivitet e zgjeruam edhe për çdo dashamir tonin, të cilët i falënderojmë përzemërsisht në emër të kryesisë së xhamisë “Bujaria” që kanë qëndruar me ne, na kanë përkrahur, na kanë ndihmuar dhe kanë kontribuuar maksimalisht për ta blerë atë objekt.

Për këtë projekt u angazhua të ndihmojë çdo dashamir musliman, e njohëm apo nuk e njohëm, secili me aq sa pati mundësi. Dikush i ka prishur edhe planet familjare apo të biznesit vetëm e vetëm që të marrë pjesë në këtë projekt të hairit dhe të fitojë shpërblimet tek Allahu i madhërishëm.

Për ta blerë objektin në fjalë, nuk kishte asnjë pengesë përveç parasë; prandaj me energji të madhe dhe me transparencë të plotë filluam të merremi me pengesën e vetme, pra me tubimin e të hollave, që elhamdulilah shkoi edhe më mirë seç kemi pritur.

Ajo që na e prishi ecurinë është se pronari i objektit, hoqi dorë nga bisedimet pa ndonjë arsye të dukshme.

Sidoqoftë, ne, këtë punë e kemi filluar me përkrahjen tuaj dhe ashtu do ta vazhdojmë. Ndonëse transparenca jonë po na kushton shtrenjtë porse megjithatë ajo është rruga e suksesit dhe bashkimit të sinqertë.

Si PËRGËZIM vlen të përmednet se deri sot janë tubuar afër 225 000 euro nga kontributet tona të përbashkëta dhe 150 000 euro të tjera kemi huazuar, pra gjithsej 375 000 euro.

Me ndihmën e Allahut e pastaj me këtë shumë të hollash, jemi të sigurt që shumë shpejt do gjejmë një objekt edhe më të madh dhe më të përshtatshëm se ai i kaluari.

Mbas gjithë atyre përpjekjeve të filluara në ramazan 2014 pwrfundimi i blerjes së komplet ambienteve të reja përfundoi pak para ramazanit 2017, u morën iniciativa të reja për kontribute të reja financiare nga muslimanët e Linz-it dhe jashtë tij, por përsëri këto kontribute ishin të pamjaftueshme për sigurimin e shumës së nevojshme e cila për hir të së vërtetës është goxha e lartë për tu përballuar nga një grup kaq i vogël individësh. Përsëri nuk mungoi gatishmëria e muslimanëve të mirë për të shtyrë borxhin e vjetër madje jo vetëm kaq por edhe për të dhënë borxhe të reja.

Kështu që mbas përfundimit komplet të ambienteve të shoqatës kemi këtë gjendje të borxheve:

1. 20.000€ deri më 21.06.2017

2. 180.000€ deri në ramazan 2018

3. 15.000€ deri në gusht 2018

3. 4.000€ deri në mars 2019

Borxhi në total: 219.000€

Ju lutemi të vazhdoni me kontributet tuaja të sinqerta edhe nëse janë të vogla, sepse për xhamitë askush nuk kujdeset përveç besimtarëve të vërtetë.

Kontributin tuaj mund ta dërgoni në konton speciale për këtë synim:

Konto për Austri dhe të gjitha vendet tjera pos Zvicra

Emri: Albanisch Islamischer Kulturverein Bujaria

Emri i bankës: Raiffeisen Bank

IBAN: AT173400000102773984

BIC-Code:RZOOAT2L

 

Konto special për ata që jetojn në Zvicër

Emri: Jugendverein Tawhid

Konto Nr . 3500-4.385518.2

Iban : Ch21 0070 0350 0438 5518 2

Bic Swift : ZKBKCHZZ80A

Clearing nr . 700

Postkonto : 80-151-4

Adresa : Härdlistrasse 10
8957 Spreitenbach

Çfarëdo shifre që na dërgoni ajo neve sigurisht do na ndihmojë shumë dhe do na bëjë borxhli të lutemi tek Allahu që juve t’jua shtojë të mirat, t’jua ruajë të dashurit tuaj dhe t’ju gëzojë në dynja dhe ahiret.

Paraprakisht ju falënderojmë!