Edhe nje qender e shqiptareve ne Austri

Shtyp

edhenjeqender6 Dhjetor 2015 Vjenë – Qendra Kulturore Shqiptare para pak kohësh bleu në Vjenë një objekt prej afër 900 m2, të cilin mendon ta shfrytëzojë për aktivitetet e saja kulturore, fetare dhe kombëtare. Kjo është qendra e 22-të me radhë e shqiptarëve muslimanë në Austri, siç përmendi kryetari i Unionit të Shqiptarëve Muslimanë z. Vahidin Beluli.

Në ditën e diel pati prezantim të projektit të kësaj qendre me VideoBim, ku në detaje shpjegonte kryetari i qendrës z. Sadik Sadiku planin dhe formën e shfrytëzimit të hapësirave përkatëse. Ishte një projekt madhështor ndërsa ajo që ra në sy ishte ndarja e drejtë të hapësirave për të dyja gjinitë, kishte vendfalje si për meshkuj ashtu edhe për femra. Si dhe klasa mësimi dhe kafeteri për të dyja gjinitë dhe një vend argëtimi i përshtatshëm për fëmijë.

Hoxha i kësaj qendre z. Afrim Xhelili foli për rëndësinë e një qendreje të atillë dhe për rolin e xhamisë në veçanti, duke theksuar aty edhe peshën e madhe që kanë kontributet e njerëzve për realizimin e projekteve të atilla. Hoxha në fjalë përmendi se objekti shumë lehtë paguhet nëse arrihet që vetëm 700 shqiptarë të paguajnë nga 1000 Euro.

Xhamia “Bujaria” nga qyteti Linz i Austrisë, me një pjesë të Kuvendit të saj dhe me hoxhën e saj mori në këtë eveniment dhe u tregoi se xhemati i kësaj xhamie, tashmë ka tubuar një nga ato 700 hise për Qendrën Kulturore Shqiptare në Vjenë.