Fillimi i menstruacioneve ndërkohë që namazi aktual nuk është falur ende

Shtyp

pyetje“Nese gruas i vijne menstruacionet pak para ikindise, e ajo akoma ska falur dreken, nuk obligohet ta fale dreken kaza, sipas mendimit me te sakte te dijetareve.
Argumenti qe e pohon kete mendim eshte se grave ne kohen e Profetit alejhi selam, u vinin menstruacionet ne cdo kohe dhe nuk eshte percjelle ne asnje transmetim se Profeti alejhi selam ka urdheruar ndonjeren prej tyre qe pasi te pastrohet nga menstruacionet te fale ate namaz qe i ka ikur para se ti vinin ato (menstruacionet).
Kete mendim e kane mbeshtetur shume dijetare.

Ibn Hazmi ne librin El Muhala (2/175) thote: Ceshtje: Nese gruas i vijne mestruacionet ne fillim te kohes se nje namazi ose ne fund te kohes se tij, nderkohe nuk e ka falur ate namaz, ai namaz per te bie dhe nuk detyrohet qe ta fale (pas pastrimit). Kete mendim ka perkrahur Ebu Hanifja, Euzaiu dhe dijetaret tane (Dhahirijte). Kete mendim ka Muhamed bin Sirini, Hamad bin Ebi Sulejmani. Ndersa Nehaiu, Katadja dhe Is’haku jane shprehur se ajo duhet ta fale ate namaz. Ndersa Shafiu ka thene: Nese ajo mundet ta fale le ta fale ate.
Me pas ibn Hazmi vazhdon duke thene: Argumenti yne eshte se Allahu per namazin ka caktuar kohe kur hyn dhe nje kohe kur ai (namazi) del. I derguari i Allahut, sipas transmetimeve te sakta eshte falur ne fillim te kohes dhe ne fund te kohes. Per kete arsye, ai qe falet ne fund te kohes nuk konsiderohet mekatare, sepse eshte e pamundur qe Profeti Te kete rene ne nje mekat te tille. Nisur nga ketu, nuk konsiderohet (kjo grua) mekatare dhe se falja e ketij namazi akoma seshte obliguar per te, sepse i lejohet ta vonoje. Keshtu qe nese i vijne mestruacionet, ky namaz bie dhe nuk detyrohet qe ta fale (pas pastrimit).
Nese namazi do te ishte i detyrueshem qe te falej vetem ne momentin kur hyn koha e tij, atehere do te quhej ai qe e fale pak me vone si njeri qe po e fal kaza dhe jo ne kohe, gjithashtu do quhej mekatare sepse e ka vonuar nga koha. Dicka e tille eshte e kote dhe askush se ka thene nga dijetaret.

Imam Bejhakiu ne librin e tij Sunen el Kubra (1/388) e ka titulluar nje teme me fjalet: “Nese gruaja arrin nje pjese te kohes se namazit, pastaj i vijne menstruacionet ose i bie te fiket” Ai solli nje hadith pikerisht per kete teme, nga Ebu Hurejra i cili percjell se i derguari i Allahut alejhi selam ka thene: “Me lini aty ku u kam lene, ajo qe i shkaterroi popujt qe ishin para jush ishin pyetjet e shumta dhe kundershtimet qe kishin me Profetet e tyre. Kur tu ndaloj per dicka, largohuni prej saj, e nese u urdheroj per dicka bejeni sa te keni mundesi.”
Permendja e ketij hadithi pikerisht ne kete teme nga ana e Bjhakiut nenkupton se ai nuk eshte i mendimit se ai namaz duhet te falet kaza.

Titulli i librit: “Xhamiu ahkami en Nisa” (1/175-177) me autor Mustafa el Adeui.

 

Marrë nga: xhamiambret.com

http://xhamiambret.com/pyetje-pergjigje/nese-gruas-i-vijne-menstruacionet-pak-para-ikindise-a-duhet-ta-fale-namazin-e-drekes/